Ndryshimet në ligjin e taksave vendore Neni 3 (shtesë pika - TopicsExpress



          

Ndryshimet në ligjin e taksave vendore Neni 3 (shtesë pika 7) Duke filluar nga viti 2005, kur shërbimi i mbledhjes së tatimeve dhe taksave vendore u transferua në administrim të administratës tatimore vendore është parë me shqetësim dhe është përcjellë ky shqetësim edhe nga drejtuesit vendorë, se kapacitetet administrative të administratës vendore të taksave nuk ishin në nivelin e duhur për menaxhimin dhe mbledhjen e kësaj takse. Për këtë arsye, propozohet administrata tatimore qendrore si agjent i mbledhjes së taksave vendore bazuar në vështirësitë që kanë bashkitë dhe komunat në mbledhjen e taksave të tyre. Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (nëpërmjet drejtorive rajonale tatimore) i është përcaktuar roli si agjent tatimor i administratave tatimore vendore për mbledhjen, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e buxhetit të qeverisjes vendore, të të ardhurave nga taksa e biznesit të vogël. Në nenin 5/ç/ii) të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 është përcaktuar parimi i përgjithshëm për bashkitë dhe komunat që me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj përcaktohet shprehimisht ndryshe, këshilli i bashkisë ose i komunës përcakton mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimet e ndërsjella. Propozimi ka përcaktuar nominalisht vetëm një agjent për mbledhjen e një takse vendore, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (neni 28) si agjent të taksës së kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme si dhe u ka lënë të drejtë bashkive dhe komunave që të përcaktojnë nëse tarifat vendore do të mblidhen nga vetë strukturat bashkiake ose komunale apo nga një agjent. Në rastin e agjentit (për mbledhjen e tarifave vendore), këshilli vendos rregullat bazë kufizuese në raport me agjentin, ndërsa kryetari i bashkisë ose i komunës bën përzgjedhjen e agjentit, si dhe lidh kontratë me të (neni 35). Në këto përcaktime, lidhja e kontratës midis këshillit bashkiak apo komunal dhe agjentit bëhet vetëm për tarifat vendore e jo taksat e tjera vendore. Neni 12 (shtesë paragrafi, pika 1) dhe Neni 14 (pika 2, ndryshim fjalësh; shfuqizuar pika 4) Kjo shtesë përcakton procedurën e bashkëpunimit midis administratës tatimore vendore, tatimpaguesve të biznesit të vogël dhe administratës tatimore qendrore për njoftimin e masës së taksës së biznesit të vogël. Me regjistrimin e biznesit në QKR, ajo i përcjell njoftim drejtorisë tatimore/strukturës përgjegjëse për tatimet, të bashkive dhe komunave, ku ka vendndodhjen biznesi për këtë regjistrim. Brenda datës 15 Janar të vitit paraardhës, drejtoria tatimore/struktura përgjegjëse për tatimet, e bashkisë dhe komunës nxjerr Njoftim Vlerësimin për çdo biznes lidhur me taksën vjetore vendore të biznesit të vogël, e ndarë në katër këste vjetore, në bazë të qarkullimit vjetor të deklaruar nga biznesi. Biznesi mund të ankimojë këtë Njoftim Vlerësimi brenda 30 ditëve nga marrja e tij. Në rast se aktiviteti i biznesit hapet gjatë vitit fiskal, subjekti është i përjashtuar nga pagesa e taksës vendore të pushtetit vendor. Listën përmbledhëse të Njoftim Vlerësimeve, njësitë e qeverisjes vendore e dërgojnë pranë drejtorive rajonale përkatëse të tatimeve brenda datës 15 shkurtit. Neni 14/1 (shtesë Neni) Detyrat dhe funksionet e administratës tatimore qendrore, në rolin e agjentit tatimor konsistojnë në krijimin e një regjistri të veçantë mbi biznesin e vogël, në bazë të të dhënave që ka nga bashkitë dhe komunat për pajisjen e bizneseve me kasat fiskale prej DRT-ve. Ky regjistër do të përditësohet me hapjen e biznese të reja. DPT është përgjegjëse për mbledhjen, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e buxhetit të qeverisjes vendore të të ardhurave nga taksa e biznesit të vogël. Neni 14/2 (shtesë Neni) DRT transferon të ardhurat nga taksa vendore e biznesit të vogël në llogari të bashkive ose të komunave ku ka vendndodhjen biznesi i taksueshëm, brenda datës 30 të muajit kur janë arkëtuar taksat. Pagesa e kësaj takse bëhet nga DRT te bankat e nivelit të dytë për llogari të administratës tatimore. Me kryerjen e pagesës dhe marrjen e konfirmimit bankar të kryerjes së pagesës, tatimpaguesi shkon tek zyrat e shërbimit tatimpagues tatimor dhe kundrejt paraqitjes së dokumentit bankar të pagesës merr pullën e Taksës së Biznesit të Vogël të këstit për të cilin ka bërë pagesën. Dizenjo dhe elementët e pullës caktohen me udhëzim të ministrit te Financave. Tatimpaguesi e vendos pullën e taksës lart Certifikatës ë Regjistrimit në QKR për të lehtësuar ushtrimin e kontrollit vizual nga organet kompetente. Këto dokumente prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe shpenzimet përballohen nga DPT. Pulla e taksës duhet të përmbajnë elementë të sigurisë së lartë, për të shmangur falsifikimin e tyre. DRT bëjnë regjistrimin e arkëtimit tremujor të taksës, që shërben si dokument bazë për rakordimin e pagesës së taksës me zyrat e tatimeve të bashkive dhe komunave. Regjistrimi bëhet në një regjistër të veçantë ose në mënyrë elektronike, forma dhe përmbajtja e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave DRT, brenda datës 31 janar të çdo viti, dërgojnë në zyrat e taksave të bashkive dhe komunave listën e bizneseve që nuk kanë paguar taksën për vitin paraardhës. Bizneset që janë në të tilla lista do të trajtohen si debitorë dhe nga ana e drejtorive rajonale tatimore do të fillojë të zbatohen masat shtrënguese të përcaktuara në ligjin për procedurat tatimore. Administrata tatimore merr një komision në masën 3% për shërbimin që kryen si agjent tatimor. Neni 26 (shtesë pika 8) Ky propozim lidhet me përmirësimin e procedurës së administrimit nga pushteti vendor të taksës së fjetjes në hotel. Të gjitha hotelet të afishojnë çmimet e tyre çdo gjashtë muaj. Bashkitë dhe komunat miratojnë çmimet çdo 6-mujor, për efekt të taksës së fjetjes në hotel, bazuar në sondazhet e kryera në treg.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 23:57:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015