Ndërsa për ndryshimin dhe falsifikimin e Biblës, Zoti u - TopicsExpress



          

Ndërsa për ndryshimin dhe falsifikimin e Biblës, Zoti u drej­tohet njerëzve nëpërmjet Kuranit famëlartë: "Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut”, që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!" (Bekare, 79) Këtë më së mirë na e tre­gojnë disa nga citatet e Biblës, si p.sh.: a) Tek Jeremia 8:8, thuhet: "Si mund të thoni: "Ne (Hebre­njtë) jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet". b) “Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji, u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besë­lidh­jes të Zotit, duke thënë: "Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë suaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje; sepse unë e njoh frymën tënde rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime! (Ligji i Përtërirë, 31:24-27) Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyr­tarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thë­rras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe Tokën. Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e Tij me veprën e duarve tuaja". (Ligji i Përtërirë, 31:28-29) Nga kjo vërehet se Moisiu/Musai a.s. paralajmëroi dhe e dinte se Tevrati (pesëlibërshi i tij) do të shtrembërohej dhe do ta ndry­shonin mbas vdekjes së tij, dhe ashtu ndodhi.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 03:33:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015