Newsletter Nr. 04, java 48/2013 Opinion i javës: 1- - TopicsExpress



          

Newsletter Nr. 04, java 48/2013 Opinion i javës: 1- Kushtetuta! Si jemi të detyruar t’a trajtojmë!? Këtë javë u diskutua nga Qeveria shqiptare lidhur me ndryshimet Kushtetuese! Ekziston një ngërc i vazhdueshëm, i pa kuptueshëm, i pa qartë, një ngërc instiktor mund t’a quajmë ne si Q.K.I, midis Kushtetutës themelit juridik të një Shteti dhe Qeverive të njëpasnjëshme. Kushtetuta është dicka që në mirësinë e vet të krijuar nga Politika dhe Shoqëria pret të veprojë nëpërmjet zbatimit të saj. Dhe imagjinoni kur lind problemi me një Kushtetutë si e jona e cila në brendësinë e vet nuk ka më shumë se 30 apo 40 % dispozita të përcaktuara qartë, dhe pjesa tjetër e dispozitave Kushtetutese janë orientuese dhe plotësohen më pas nga Parlamenti nëpërmjet Kodeve, Ligjeve, VKM-ve, VKB-ve etc. Edhe në këto kushte përsëri politika na sygjeron domosdoshmërinë për ndryshimin e saj, por ende nuk është e qartë nëse ndryshimet e detyruara Kushtetuese do bëhen nëpërmjet Parlamentit apo me Referendum. Që Kushtetuta të bëhet më e kuptueshme edhe për më indiferentin taksapagues në shoqërinë tonë, lidhur me vlerën e saj, dhe të menduarit mirë përpara se të miratojmë atë për t’a bërë të zbatueshme, po bëjmë një krahasim fare të thjeshtë! Në Shqipërinë tonë kohët e fundit ashtu sic është ndërtuar mirë, shumë mirë, bukur, jo bukur, dhe keq, ose shumë keq! Po në të njëjtat kushte nga autoritetet edhe janë prishur ndërtime të ndryshme ndër vite, ndërtime të konsiderueshme në vlerë monetare. Në të njëjtën kohë janë prishur edhe shtëpi nga vetë ndërtuesit, për t’u rindërtuar më të mira dhe më rezistente me kohën. Në Shqipëri ashtu sic ndërtohet pa plan, pa vision, dhe thjesht të shfrytëzojmë rastin, boshllëkun politik që nuk ndërhyn në ndërtimet pa leje, po në të njëjtat kushte shfrytëzohet “boshllëku politik” edhe nga vet politika, kur kjo e fundit në momentin e parë kur ka mundësinë dhe numrat në Parlament menjëherë dhe pa pritur shumë duhet me doemos të bëjë ndryshimet Kushtetuese sic i përshtaten asaj, politikës kryesuese për nevojat e castit politik. Por jo vetëm kaq pasi shfrytëzohet casti nga ndërtuesit pa lejë dhe nga ana tjetër e Kushtetues-bërësit, këto dy institucione “shtëpia” dhe “kushtetuta”, fakti që janë ndërtuar shpejt e shpejt dhe jo në mënyrë dinjitoze me veten dhe me të tjerët, vjen një moment që detyrohemi ose të bëjnë riparime, ose t’a ndryshojmë atë përsëri shpejt e shpejt dhe fshehurazi (gjë e cila ne si Q.K.I, nuk besojmë që ka për të ndodhur këtë herë ndryshime të menjëhershme Kushtetuese pa debat publik, edhe n.q.s ndodh nuk do t’a lejojmë bashkë me OJF-të të tjera që mendojnë si Q.K.I), ose do ndjekim rrugën më të vështirë por më të drejtë përpara qytetarit për t’i peshuar ndryshimet Kushtetuese sesa të drejta janë nëpërmejt një Referendumi, ku pikat e ndryshimit të saj do jenë të mirëpërcaktuar për debatin publik. Karikatura e javës: (shiko shenimet) Kushtetuta duhet të jetë elementi i parë demokratik që duhet të burojë në cdo cast nga publiku, dhe bashkë me këtë të drejtë mbetet përsëri detyra dhe përgjegjësia e Politikës bashkë me Publikun që të ruajë dhe zhvillojë më tej zbatueshmëriën e saj. Sa më shumë të jetë pjesëmarrës qytetari në politikbërje, aq me shumë shëndoshet jo vetëm demokracia në vend, por rritet edhe përgjegjësia e qytetarëve ndaj vendit të tij, ndaj asaj që kanë vendosur dje sa në harmoni është me të tashmen dhe të ardhmen. Është e vërtet që shumë qytetarë nuk arijnë të kuptojnë pjesët juridike apo politike të Kushtetutës, por në këtë rast nuk po presim që ndryshimet Kushtetuese të lexohen nga të gjithë qytetarët, sepse nuk ndodh realisht dhe nuk ka sesi të ndodhi realisht, por presim nga kjo pjesë e qytetarëve që thjesht intuita, ndjeshmëria dhe ndershmëria e tyre të godasi (votojë) gjithmonë drejt sikruse ka bërë gjithmonë, për “PO-në” ose “JO-në” në votimet Parlametnare, në votimet në Referendum, apo në raste të tjera votimesh të ngjashme kur i është dhënë mundësia. Kushtetuta, duhet të burojë nga e njëjta procedurë miratimi sikruse buron cdo Qeveri, në cdo katër vjet me votat e qytetarëve. 2- Diskutimi i përjavshëm komunitar rreth kohezionit social, Gjatë takimit të fundjavës, midis pjesëmarrësve u fokusuam në dy debate të cilat i pamë si më me interes. Debati i parë fliste lidhur me “sa e vështirë është sot të shesësh vetveten në tregun e punës”, i propozuar nga i riu Enea BREGU, i cili na solli përvojën e tij si punëkërkues i papunë, përvojnë e tij në procedurat e rekrutimit të punëdhënësve, vështirësitë, aplikimet fictive, dhe demotivimin që pëson sot rinia shqiptare në rrugën e gjatë për të gjetur një punë. Për të gjitha këto dhe mendime të tjera Z. Enea BREGU dha një intervistë të shkurtër për kanalin tonë në YouTube “Qendra Komunitare Integrimi”. Intervistë për në kanalin tonë në YouTube dha dhe Z. Gurazani BREGU, për fjalën e urtë popullore “që kur doli firma (nënshkrimi) humbi burrëria”, intervistë e cila u debatua shumë lidhur me koherencën e kësaj fjale të urtë në shoqërinë e sotme, qoftë në aspektin e rëndësisë që ka marrëdhënia juridike midis qytetarëve që është firma (nënshkrimi), qoftë edhe me kuptueshmërinë jo vlerësuese të termit “humbi burrëria”, term i cili dekurajon, për hir të të shkuarës së tij, nxitjen e shoqërisë që të ndërtojë marrëdhëniet e saja gjithmonë e më shumë nëpërmjet rrugëve institucionale dhe juridike, dhe jo nëpërmejt njohjeve, miqësive. Pikërisht nga kjo kulturë e pareformuar e shoqërisë tonë, zbatueshmëria e ligjit në Shqipëri kalon në dorë të dytë, duke i dhënë përparësi pa të drejtë titullarëve në zbatimin ose jo të ligjit. 3- Rastësisht . . . . . Pas takimit na tërhoqi vëmëndjen një mace e vogël në majë të pemës e cila nuk pushote së bëri mjau, mjau në formën e saj të protestës për t’a ndihmuar, për t’a zbritur nga pema. Asnjëri nga ne nuk mund t’a ndihmonte pavarësisht kërkesës insistuese të maces. Por një gjë duhet t’a bënim, dhe telefonuam Shërbimin e Zjarrfikësit në numrin 128, ora 20:29, data 29.11.2013. Shërbimi i Zjarrfikësit pasi u cudit më kërkesën e ndihmës që i kërkuam, nëpunësja që u përgjigj në telefon na kaloi Komandatin e Shërbimit i cili na thotë që Shërbimi i Zjarrfikësit nuk e ofron këtë shërbim për të shpëtuar kafshët, pastaj na thotë po i njëjti përson që nuk kemi mundësi t’u ndihmojmë, dhe pasi ngatërrohet pak me veten duke mos qënë i qartë në ato që thotë, e pyetëm si quhet, pasi ne ja thamë emrin tonë, dhe përgjgijia e tij ishte “c’të duhet ty emri im, nuk t’a them”! Me fjalë të tjera kjo situatë na shtyu për të ditur edhe në si Q.K.I, se në cilat raste ofron shërbim, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpwtimi (P.M.N.Z.SH), duke i dërguar këtij të fundit një kërkesë me shkrim lidhur me kopetencat e shërbimit Zjarrfikës dhe cfarë e pengon nëpunësin e shtetit t’i njohë qytetarët me emrin e tij kur kërkohet kjo gjë prej tyre. Kërkesa drejtuar Shërbimit Zjarrfikës mban datën 04.12.2013, Nr. 47 Prot. inkurajojmë pjesëmarrjen qytetare në jetën social-politike
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 22:27:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015