Nga janari i këtij viti, të gjithë ata të punësuar që do të - TopicsExpress



          

Nga janari i këtij viti, të gjithë ata të punësuar që do të dalin në pension, do të përfitojnë një shumë mujore më të madhe. Indeksi i ri, për herë të parë që nga viti 2008, ka një rritje domethënëse prej rreth 30 përqindësh. Koeficientet Qeveria është e detyruar çdo vit të miratojë “Koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve”. Ky vendin shërben për indeksimin, pra rritjen e pagave mbi të cilat llogaritet pensioni fillestar. Çdo i punësuar paguan çdo vit kontribute për pension mbi pagën. Por vetë paga është pjesë e konsumit nga inflacioni. Për këtë arsye, duhet që të ketë një rregullim të pagës mbi të cilën llogaritet pensioni në vitin e fundit të punës. Të gjithë personat që do të dalin në pension nga 1 janari i këtij viti, do të kenë një pagë më të lartë për llogaritjen e pensionit. Sipas vendimit të qeverisë, paga e vitit 2011 do të shumëzohet me koeficientin 1.03. Në tabelën që botohet sot nga gazeta janë të dhënat edhe për koeficientet e viteve të tjera me të cilat do të shumëzohet paga e vitit përkatës. Llogaritja Sipas ligjit, për të llogaritur masën e pension zgjidhen pagat më të mira në tri vitet e dekadës së fundit të punës. Ligji parashikon që pensioni është sa 75% e kësaj page. Për një person që ndërpret punën në vitin 2013, pagat e 10 viteve të fundit të punës janë që nga viti 2003. Në rast se një person del sot në pension dhe në vitin 2011 e kishte pagën 25 mijë lekë në muaj, atëherë pensioni i tij do të ishte sa 75% e kësaj page, ose 18.750 lekë. Por koeficientet e miratuara parashikojnë që paga e vitit 2011 të shumëzohet me 1.03. Pra paga me të cilën do të llogaritet pensioni nuk është më 25 mijë lekë, por 25 750 lekë dhe pensioni jo 18 750 lekë, por 19 312 lekë në muaj. Pra rreth 562 lekë më shumë. Fatura për qeverinë e re Po të shikosh koeficientet e indeksimit të pagave për pension, bie në sy një rritje e fortë vetëm për këtë vit. Qeveria në ikje bëri disa reforma në skemën e pensioneve, duke ulur disa herë masën e kontributeve. Kjo dha një efekt edhe në formulën që përcakton indeksimin e pagave për pension. Formula është e varur nga kontributet dhe numri i të punësuarve që derdhin para për pension. Ulja e masës së kontributeve zvogëlon koeficientin dhe, si rrjedhojë, edhe mundësinë për një pension të lartë për pensionistët e rinj. Nga viti 2009 ky koeficient ka qenë 1.01, duke arritur rekordin me 1 për qind, pra pa indeksim në vitin 2010. Në vitin 2011, pra vendimi i fundit, e bën koeficientin 1.03. Kjo do të thotë se të gjithë ata persona që dalin pas 1 janarit të këtij viti do t’i afrohen pensionit maksimal. Llogaritja e koeficientit të indeksimit është matematike, por duket se koston për pagimin e pensioneve do ta mbajë qeveria e re. VENDIMI Koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, sipas viteve, të jenë si më poshtë vijon: Për vitin 2012 1.00 Për vitin 2011 1.03 Për vitin 2010 1.00 Për vitin 2009 1.01 Për vitin 2008 1.04 Për vitin 2007 1.11 Për vitin 2006 1.04 Për vitin 2005 1.02 Për vitin 2004 1.12 Për vitin 2003 1.10 Për vitin 2002 1.09 Për vitin 2001 1.14 Për vitin 2000 1.07 Për vitin 1999 1.09 Për vitin 1998 1.05 Për vitin 1997 1.22 Për vitin 1996 1.09 Për vitin 1995 1.37 Për vitin 1994 1.32 Pagesat e reja Në fund të korrikut qeveria vendosi të shtojë edhe pagën minimale dhe maksimale mbi të cilën paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sipas vendimit të ri, kontributet do të mbahen mbi një pagë minimale prej 19 026 lekësh në muaj dhe për një pagë maksimale prej 95 130 lekësh në muaj. Rritja e pagës për kontribute vjen në të njëjtën kohë kur rriten edhe pensionet. Kjo për të kompensuar disi skemën deficitare të sigurimeve. Rritje të pagesës për pension pati edhe për sektorët e tjerë privatë, si të vetëpunësuarit apo bizneset ambulante.
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 07:42:28 +0000

Trending Topics



"stbody" style="min-height:30px;">
*Update* We all have been working daily around the clock to

Recently Viewed Topics




© 2015