Nicki Minaj është duke u akuzuar nga këngëtari Clive Tanaka se - TopicsExpress



          

Nicki Minaj është duke u akuzuar nga këngëtari Clive Tanaka se ia ka kopjuar këngën për hitin “Starships”. Muzikanti Clive Tanaka, jo dhe aq e njohur për publikun, ka paditur reperen Nicki Minaj dhe producentin RedOne, me pretendimin se ata kopjuan pa autorizim këngën “Neu Chicago” për të krijuar superhitin “Starships”. Artistja misterioze, e cila kurrë nuk e ka zbuluar identitetin e vërtetë, ka angazhuar avokatin Christopher Niro për të bërë padinë në gjykatën e Chicagos. Kënga “Neu Chicago” ka vetëm 100 mijë klikime dhe kishte licensë transmetimi në vetëm dy televizione suedeze dhe padia thotë se producenti RedOne, i cili ka jetuar në Suedi, ka pasur rast ta kopjojë këngën. “Ne besojmë se këngët janë aq të ngjashme sa që kemi ardhur në një pikë që besojmë se është e pamundur të jetë koincidencë”, është shprehur avokati Niro.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 06:41:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015