Nje mall shfrenuar per TIRANEN :(( Nata E FUNDIT NE TIRANE. Ja si - TopicsExpress



          

Nje mall shfrenuar per TIRANEN :(( Nata E FUNDIT NE TIRANE. Ja si fshihet dielli përtej Dajtit e ia sjell edhe një natë Tiranës! Nata çdoherë na e kujton një fund sepse çdo natë është fundi i një dite Kur dielli të ketë perënduar për një anë të botës, Sërish i falë dritë asaj ane nëpërmjet hënës, që errësira të mos e pushtojë tokën. Kandili i jetës rri i ndezur në qiell për hir të tokës Ai jeton për të edhe pse kurrë asaj s’i afrohet Si dielli janë shumë zemra në tokë, Ato jetojnë larg atyre që i duan vetëm për të mos i djegur Prandaj, largësia dëshmon për afërsinë e të dashuruarve. Janë ndezur kandilat e Tiranës dhe për të pestën herë një zë thërret: “Eja në shpëtim!” Por ç’e do që për ta shpëtuar veten shumë zemra s’kanë guxim? Çdo natë është e fundit sepse çdo natë vetëm një herë vjen në botë Çdo mysafir i kësaj bote ndahet nga bota por jo çdo ndarje është fund Ndarjet nuk janë fundi i dashurisë por fillimi i dhimbjeve për të dashurit Sa zemra copëtohen në botë nga malli që ndarjet e shkaktojnë e takimet e shtojnë? Sa vjet i humbëm në jetë dhe tani kërkojmë edhe një çast për t’u çmallur E si mund të çmallemi në çastin e ndarjes kur s’u çmallëm në atë të takimit? Nuk ka mjaftuar një mal me gurë për ta gdhendur buzëqeshjen tënde Nuk ka mjaftuar një det me ngjyrë për ta pikturuar gëzimin e syve tu Po ç’të gjeti që u këpute si gjethe e m’i solle të gjitha vjeshtat e jetës në zemër? Ç’është ai lot i përgjakur në syrin tënd që po e përmbyt një botë? Përse u bëmë për njëri-tjetrin bukë e helmuar me të cilën u ngopëm dje për t’u goditur sonte nga dhimbjet e helmit? Çfarëdo që të të pyes, sonte nuk duhet të përgjigjesh, mjafton të buzqeshësh që Tirana ta mbajë mend se ka zemra që qeshin me dhimbjet. A ke aq forcë sa të më thuash natën e mirë? Nëse përshëndetjet nuk u mungojnë takimeve, përse duhet t’u mungojnë ndarjeve? Le të ndahemi këtu ku u takuam se dashuritë kanë veç fillim e jo fund Zemrat braktisin ata që duan më pak, për hir të atyre që duan më shumë Veç shpirtrat që bashkohen për hir të Së Vërtetës, ndahen të bashkuar në rrugët e jetës. Veç ata që përjetuan dhimbjen tonë, kur ne të kemi ikur, do të thonë: “Këtu i lagte loti kur s’i lagte shiu, një zemër nga jugu, tjetrën nga veriu” Ah sa gjëra do ishte më mirë të mos i kishim se sa t’i humbisnim! Sa e qetë do ishte zemra nëse për gjërat që s’i dimë të mos flisnim! Por ja, në botë jemi e botën s’mund ta kemi! Përmbushja e çdo dëshire që vërtitet në mendje, do ishte ndëshkim për zemrat Sepse jo çdo herë mendja e di çfarë është e mirë për zemrën Jetuam në shtatin e nënës por s’mbajtëm mend asgjë nga ajo jetë U ndamë nga shtati i saj dhe ajo nëpërmjet ndarjes na deshi edhe më shumë Madje, edhe pse i shkaktuam dhimbje më të forta Po ndahemi edhe ne sonte me dhimbje që nesër të duhemi më shumë Nesër sërish dielli do të shfaqet mbi Dajt, Nesër dhimbjet tona në det i çon Lana, e natën e fundit e ruan Tirana.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 23:50:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015