Një psikolog duke ecur rreth klasës ndërsa jepte mësime - TopicsExpress



          

Një psikolog duke ecur rreth klasës ndërsa jepte mësime menaxhimi të stresit për një audiencë, ngriti një gotë me ujë. Të gjithë prisnin ne atë moment qe ai do bënte pyetjen e famshme të gotës gjysmë të zbrazët apo gjysmë të mbushur Por, me një buzëqeshje në fytyrën e tij, ai pyeti: Sa e rëndë është kjo gotë me ujë? Përgjigjet variuan nga 8 oz në 20 oz. Ai u përgjigj: Pesha absolute e kësaj gote nuk ka rëndësi. Kjo varet se sa kohë unë do ta mbaj atë. Nëse unë do ta mbaj gotën në dorë për një minutë, nuk është problem. Nëse unë do ta mbaj atë për një orë, do të kem dhimbje krahu, nese unë do ta mbaj atë për një ditë, krahu im do të jetë mpirë dhe do të ndihem i paralizuar. Në çdo rast, pesha e gotës nuk ndryshon! Sa më gjatë ta mbaj unë atë në dorë, aq më e rëndë ajo bëhet. Streset dhe shqetësimet në jetë janë pikërisht si kjo gotë uji. Mendoni rreth tyre për një kohë dhe asgjë nuk ndodh. Mendoni rreth tyre pak më gjatë dhe ata fillojnë të na dhembin. Kështu, nëqoftë se ju mendoni rreth tyre gjatë gjithë ditës, ju do të ndiheni të paralizuar - të paaftë për të bërë gjë. Pra miq, mos harroni ta ktheni gotën poshtë! LIKE dhe SHPERNDAJE :) Per me shum Histori te bukura behu fans te --> Roni
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 20:20:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015