Nuk te perulem, ka mbaruar, Asnje premtim i yti shyn dot Ne - TopicsExpress



          

Nuk te perulem, ka mbaruar, Asnje premtim i yti shyn dot Ne shpirtin tim per ta sunduar, Jemi te huaj, sot edhe mot. Ti ke harruar qe lirine Sia fal mashtrimit kurresesi Por dhe keshtu, vite qe svijne Per syte e tu u bera fli. Edhe keshtu tek ti pandehja te gjeja shpirt e shok e short Dhe tere boten e urreja Qe te te desha ty me fort. Gjithato çaste te qendrimit Tek kembet tende, e beson? Ia kam rrembyer frymezimit Me se po mi zevendeson? Nga ndonje çast mendimbegate Dhe force shpirtit sish çudi Ti jepje botes nje dhurate Dhe te me jepte pavdekesi. Pse doje pra te me nderroje ate kurore lavdiplot? Pse sqe athere kur premtoje E tille sic je bere sot? Krenar jam, falme eshte e kote Kerko nje tjeter dashuri per asnje gje ne kete bote Nuk mund te rri ne skllaveri. Nen qiell te jugut, ne vend tjeter Do te largohem, ndoshta shpejt. Po jemi njohur pak si teper Per tu harruar ashtu krejt. Qe sot do te ze te argetohem Dhe te betohem pasketaj, Vetem do qesh e do gezohem Dhe per asgje nuk do te qaj. Do rrej si djalli sa te dua Si desha, me sdo dashuroj A mund te dua me nje grua Kur sot nje engjell me tradhetoi? Te vdisja desha dhe te vuaj, me boten desha te luftoj Qe fort te voglen doren tuaj I çmendur, te mundja ta shtrengoj. Pa te kuptuar dot mashtrimin Ta fala shpirtin mbushur plot Ia njohe ketij shpirti çmimin? Ia njohe, une ste njoha dot! [Mikhail Lermontov]
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 13:46:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015