Në KTV Libri “Tre themelet dhe argumentet e tyre”! - - TopicsExpress



          

Në KTV Libri “Tre themelet dhe argumentet e tyre”! - Sqarim jo reagim! Përcolla debatin në KTV, me vëmendje. Ndërsa unë kësaj here do të bëj një sqarim, jo reagim, në lidhje me një libërth e cila ishte në dorën e debatuesit. Ky libër i vogël quhet “Tre themelet” autorë Muhamed bin Abdulvehab. Para se ti them diçka për “Tre themelet dhe argumentet e tyre”. Sinqerisht ju them që isha i habitur nga qasja dhe paraqitje e dy efendilerëve. Ndërsa për këtë sigurisht që do të reagojnë përfaqësuesit nga Bashkësia Islame e Kosovës. Të nderuar! Unë desha të bëjë një sqarim për lexuesin mbi libërthin “Tre themelet dhe argumentet e tyre ”. Atë që i tha mysafiri në KTV janë të pavërteta dhe rrena. Sa që për këto të pavërteta, mu duk, që edhe vet Xhabir Hamiti u habit. Unë nuk dëshiroj ta lavdëroj libërthin “Tre themelet”, se ju vet do ta lexoni dhe do ta gjykoni këtë. Por dëshiroj të sqaroj se ky libër ka rëndësinë e vet. Tani do të mundohem pak ta aktivizoj memorien, se kanë kaluar shumë vite që kur e kam lexuar për herë të parë në gjuhën shqipe. Atëherë, sa kujtoj “Tre themelet dhe argumentet e tyre” fillimisht në Ballakan është përkthyer në gjuhën boshnjake nga profesor Dr. Ahmet Smjloviq. Pastaj në gjuhën shqipe e ka përkthyer profesor Nexhat Ibrahimi. Dhe sa kujtoj këtë profesor Nexhati e ka bërë me amanet të profesorit të vet Dr. Ahmet Smajloviqit. Pra njëri ndër të parët qe ka përkthye këtë libërth në shqipen tonë. Ku nga 91 vepra (autoriale e përkthime) të Nexhat Ibrahimit është 44-ta (44. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36) Pastaj sigurisht që paska pasur përkthim e nga dikush tjetër. Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë libër. Të nderuar lexues! Ky libër përmban këto dije elementare: - THEMELI I PARË: Njohja e All-llahut subhanehu ve teala - THEMELI I DYTË: Njohja e fesë Islame me argumente - THEMELI I TRETË: Njohja e të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Të nderuar lexues! Kujt ja kishte marr mendja që në KTV, ky libërth reklamohet. Por ja edhe kjo me ndihmën e Allahut po ndodhë. Ju ftoj që ta lexoni këtë libërth. Do të njiheni me “Tre themelet dhe argumentet e tyre”, pra të Islamit, njëkohësisht edhe me autorin i cili promovon dijen dhe besimin, paqen dhe mirëqenien, urtësinë dhe ndërgjegjen. Ju lutem, mos më paragjykoni, unë dëshiroj tua përcjell një falënderim KTV, për reklamimin e “Tre themelet dhe argumentet e tyre” të autorit Muhamed bin Abdulvehab. Ulvi F.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 22:29:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015