Në LDK po vlon gjaku! 03.12.2013 Nga Kimete Berisha Nga - TopicsExpress



          

Në LDK po vlon gjaku! 03.12.2013 Nga Kimete Berisha Nga shumica e anëtarëve të LDK-së dhe nga popullata vendore preferohet që Isa Mustafa, pa një pa dy, të jap dorëheqje. Por, ai nuk preferon të jap dorëheqje. Se, brenda botës së tij vetmitare, ai është i bindur se populli nuk ka të drejtë që e ka kthyer aty ku në fund kthehen të gjithë, herët apo vonë-në shtëpi. Nuk është lehtë, të privohesh, të lëshosh rrugë, të kthehesh në shtëpi është art, është fitore e luftës me vetveten, privimi është virtyti më i lartë. Bën gjest hyjnor, kur largohesh në kulmin e famës dhe lumturisë jakobiane! Por gjithkush ka nevojë të vendos vet kur e lë punën, dashurinë, mikun, atdheun, karrierën dhe në fund kur ia kthen shpinën edhe jetës. Kur të tjerët të përzënë, ti nuk je i gatshëm të ikësh në paqe. Ku të kthehesh, kur askush-askund nuk të pret me mall! Si shumica e fëmijëve të majit, edhe Isa Mustafa është kokëfortë e dogmat, i pakthyeshëm e hakmarrës. E djali i pranverës e ka zemrën e ftohtë si dimri. Isa Mustafa ka fiks ide për çdo gjë, edhe për veten, prandaj atij i nevojitet shumë kohë, vite të tëra, që të pajtohet me një fjalë të keqe nëse ia ke thënë, se lëre më me humbjen! Kur e refuzoi ofertën e Ibrahim Rugovës për tu bërë ministër i financave kishte arsye të forta: bëhej fjalë për bankën fantome Dardania, për 3 përqindshin dhe si konvenonte tua rikujtonte njerëzve faktin që është gjallë. Por pasi vdiq Rugova, Isa Mustafa, me ndihmën e klanit Hamiti (plus Xhavit Haliti, shoku etiketë i Sabri Hamitit, që nuk i shkoqet asnjë çast), pastaj me hajgaret e Eq Kryeziut, me rrëfimin fantast të tij për amanetin e Rugovës që në parti ti kthej të gjithë armiqtë e Rugovës, përveç Editës (se Editën smund e kthen as Bukoshi), Isaja e mori në dorë partinë e presidentit Rugova, i përzuri të gjithë ata që i mbante afër Rugova, dhe lëshoi pe vetëm ndaj harmonikës së LDK-së, Skendes, të cilin nuk e konsideronte të denjë për rival, pasi që Skenda tërë jetën e kaloi duke i bërë presidentit Rugova diplomaci dhe amvisni. E pastroi terrenin. SHIK u luftua me Sigurim të Atdheut dhe anasjelltas, 3 % ia përmende keqpërdorimet Vendlindjes thërret dhe anasjelltas, ndërsa Isa Mustafa e befasoi Fatmir Sejdiun, kur pa lëvizur çerpik e tradhtoi në momentin e fundit kur tha se do të kandidonte për kryetar të LDK-së. Disa zyrtarë të LDK-së e akuzuan që vende-vende në kuvend, e sheli edhe me pare! Prej atëherë Isa Mustafa sillet në rrethin vicioz, nuk komunikon brenda partisë, askend nuk e ka shok, nuk qesh, nuk bën humor, mbrrolat e tij të përhershme duken si ferexhe që e mbulon një njeri që fsheh pasigurinë, drejtorët ia kanë frikën (përveç Vlorës), pra është njëfarë Sami Lushtaku i LDK-së. Isa Mustafa është mizantrop, një njeri që nuk e do shoqërinë, sillet si murg biblik, nuk mban kontakte as me ndërkombëtar, përveç me ambasadën turke, ku ndodhin ndonjëherë edhe takime të kurdisura. Nëse mban ymyt në modelin e Edi Ramës, i cili e humbi Tiranën për ta fituar Shqipërinë-gabon. Se për ta imituar fatin e Edi Ramës duhet ta ketë përballë një Sali Berishë, një njeri që të shtyn në pakt me djallin, vetëm të çlirohesh prej tij e voton kënd të del përpara, siç ndodhi në Shqipëri histeria për ta larguar Berishën! Kësaj radhe nuk është me rëndësi se kush ka ardh në pushtet, kësaj radhe është me rëndësi se kush ka shkuar nga pushteti. Kështu menduan edhe katundarët e tij të Pakashticës të cilë votuan fifty-fifty për Isën e për Shpendin! P.S. Duke pritur në semaforë përballë komunës, e pashë këtë fotografi. Përmendorja e vëllazërim-bashkimit nē oborrin e komunës, që nga pozita ku ndodhesha unë dukej si dy gishta të demokracisë së gurit, nën dy gishtat e komunizmit qëndron reklama që fton ta votojmë Isa Mustafën, dhe nën Isën ndodhet një reklamë tjetër me thënien e Allahut nga Kurani që thotë se A menduat se ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do të ktheheni te ne! Rrugës teposhtë komunës, sot një tjetër fëmijë i majit, Sabri Hamiti me çantë në dorë, i parruar dhe me pallto pambërthyer nëpër borë hyri në ndërtesën e komunës së Prishtinës. Me vete nuk e kishte marrë Xhavit Halitin! (boss) Burimi: standardi.info/index.aspx?SID=25&LID=2&AID=139764&Ctype=1&ACatID=19
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 22:12:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015