Oguri i zi i shallit të kuq! Më 1927 - Vdes në Francë - TopicsExpress



          

Oguri i zi i shallit të kuq! Më 1927 - Vdes në Francë balerina amerikane Isadora Duncan. Jeta dhe vdekja e saj, të dyja, janë të pazakonta. Lindur në Kaliforni më 1877, shumicën e jetës Dunkan e kaloi e mërguar në Europën Perëndimore dhe Bashkimin Sovjetik. E njohur për stile kercimesh që thyenin tabutë e kohës, Isadora Dunkan u bë edhe më e famshme kur iku bujshëm nga Amerika për ndjenjat e saj pro-sovjetike. Madje për të shprehur hapur këto ndjenja ajo mbante në qafë një shall të kuq tepër të gjatë, dhe kur dilte në skene u thoshte spektatorëve - "Shall është i kuq, kështu jam edhe unë!" Dhe ky shall u bë shkaktar i vdekjes së saj. Ndërsa ishte duke udhëtuar me automobil në Nisë të Francës, shalli i gjatë i kuq i mëndafshtë iu ngatërruar në boshtin e rrotave të pasme të makines dhe Isadora Dunkan pati një vdekje të llahtarshme. Përsa i përket jetës, në vitin 1913, Isadora udhëtoi nëpër Shqipëri. Ajo flet rreth këtij udhëtimi në librin autobiografik "My Life", botuar pas vdekjes. Në vitin 1922, Isadore Dunkan martohet me poetin rus Sergei Esenin, 18 vjet më i ri se ajo. Një vit më pas ata u ndanë. Esenin u kthye në Moskë, ku më 1925 vrau veten - një film i ri (2005) mbi jetën e tij tregon se poeti 30-vjecar u vra nga sigurimi sovjetik, NVDK. Edhe për Isadora Dunkan, është folur e shkruar; më 2005, shkrimtari Luan Rama botoi romanin historik "Santa Quaranta" mbi udhëtimin e Isadorës në Sarandë; ndërsa filmi "Isadora" (1968) me Vanesa Redgrave në rolin e balerinës, tregon se si kjo artiste e viteve 1920 ndryshoi përgjithmonë mendësinë e njerëzve rreth baletit dhe kërcimit skenik. Në vitin 1987 Isadora Duncan u pranua në Hollin e Famës në Muzeun Kombëtar të baletit, SHBA. (VOA)
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 06:42:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015