Opinion Ngulfatja e Qeverisë Thaçi, harami dhe - TopicsExpress



          

Opinion Ngulfatja e Qeverisë Thaçi, harami dhe haraçi Shkruan: Skënder Zogaj Ndodhi ajo që pritej të ndodhte: ish komandant ”Çeliku” i UÇK-së Fatmir Limaj dhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, publikisht u divorcuan nga PDK-ja. Fatmir Limaj ish nënkryetar i PDK-së e bashkëpunëtori më i afërt i Hashim Thacit, është kategorik kundër liderit partiak dhe kryeministrit të Kosovës, që e konsideron katandisës të vendit me keq qeverisjen, e cila duhet të hiqet sa më parë. Fatmir Limaj ka përkrahur fuqishëm shkëputjet e anëtarësisë nga PDK-së, që nëpër shumë qendra të Kosovës kanë krijuar „Iniciativën qytetare” dhe, ka kërkuar nga elektorati, që të mos e votojnë më PDK-së, sepse kjo po e shkatërron përspektivën e vendit. Hashim Thaci ende nuk ka thënë asgjë për deklaratat e Limajt dhe përcarjet e anëtarësisë nëpër shumë degë të PDK-së, mirëpo as nuk po mundet ta fsheh shqetësimin e thellë, sepse Qeveria po ndeshet me probleme tepër serioze, sidomos në Parlamentin e Kosovës, ku tashmë është vërtetuar se e ka humbur ndikimin, dhe nuk i ka më votat e deputetëve. Këtë e përjetoi javën e kaluar, kur deputetët nuk pranuan që ta votonin shitjen e 75 % të PTK-së. Kërkesën këmbënugëse të Qeverisë e kundërshtuan pos opozitës edhe deputetët e koalicionit qeverisës. Kjo definitivisht tregon se Qeveria është në krizë të thellë. 2. Për gjendjen në të cilën ndodhet, Hashim Thaci ka arsye të kërkojë ilaçe të forta. Shpresa mbetet në moskonsolidimin e partive të flashëta politike të cilat nuk kanë kurajo për asgjë dhe që shkojnë prapa Hashim Thacit si dhelpra parapa dashit! Ndërkohë që, Hashim Thaci me bashkëpunëtorët më besnikë të Prishtinës dhe të Tiranës, është në kërkim të ndihmës nëpër kancelaritë e vendeve mike, ndërsa vet Thaci, iu drejtua SHBA-ve, me shpresën për mirëkuptimin amerikan, pa të cilin, orvatjet e tjera to të jenë të padobishme. Me Thacin në SHBA shkoi edhe lideri i AAK-së, Ramnush Haradinaj, i cili ç’prejse është liruar nga Haga, është duke e kërkuar postin e Kryenimistrit të Kosovës. Njohës të rrethanav politike kosovare, thonë se, Ramush Haradinaj i ka ofruar Thacit bashkëqeverisje, duke ia kërkuar postin e kryeministrit dhe duke ia premtuar në këmbim postin e Presidentit të vendit, si mënyrën më të mirë për kapërcimin e krizës aktuale. Kjo sipas analistëve do të ishte një fitore e re, e madhe, e Hashim Thacit, i cili do të vazhdonte të mbetej figura kyce e Kosovës, ndërkohë që, mbase edhe tallazet separatizmat brenda PDK-së do të qetësoheshin. Kjo ofertë i konvenon shumë Hashim Thacit, i cili do ta pranonte me gëzim, mirëpo, ekziston rreziku nga strukturat jo partiake, të cilat tashmë kanë hy dhe e kontrollojnë nga brenda PDK-n, dhe të cilave, largimi i Thacit nga kreu i Ezkekutivit, nuk u konvenon, sepse, do ta humbisnin qendrën përfituese të burimeve materiale dhe çadrën e strehimit. Me këtë pretendim ka kaluar në Kryesinë qendrore te PDK-së, ish shefi i SHIK-ut të UCK-së, Kadri Veseli, i cili jo rastësisht e ka zëvendësuar Fatmir Limajn (komandant „celikun”) pikërisht në pozitën e nënkryetarit të parë të PDK-së. Bashkë me Kadri Veselin brenda PDK-së është inkporporuar edhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të tij më besnik shumë vjecar, të cilët janë shpërndarë me detyra speciale nëpër degët e PK-së në gjithë Kosovën. Kjo përtërirje e partisë paraqet pengesë të madhe dhe serioze për Hashim Thacin, i cili kryemëvete nuk do të mund të merr vendime të levërdishme personale, nëse ato e cënojnë interesin e njerëzve që kanë meritën kryesore të krijimit të figurës së tij, lider politik dhe shtetëror. Kadri Veseli me rrjetin e tij logaritet forca e vetme që mund të ndalojë pretendimet e Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit, Hydajet Hysenit, Nahit Hasanit, e të figurave të tjera të rëndësishme partiake, që janë edhe deputetë e funksionarë të PDK-së, dhe të cilët definitivisht janë shkëputur dhe duan që ta përmbysin ish liderin e tyre, Hashim Thacin. 3. Qeveria është në përfundimin e saj të pashmangshëm. Mirëpo, si dhe në çfarë mënyre kjo të ndodh, është vështirë të thuhet. Gjendja e krijuar është mjaft komplekse dhe nuk ofron mundësi për ndonjë zgjidhje të qartë dhe të qëndrueshme. Dalja nga kriza është tepër e vështirë, edhe për faktin se, partitë politike të Kososës janë të rraskapitura, nga probleme të shumta e të thella përbrenda tyre. Asnjëra nga partitë nuk ka ndonjë ofertë konkrete programe për qeverisje më funksionale të vendit. Koalicioni qeverisës është zhytur i tëri në korrupsion duke implikuar në bashkëveprim të organizuar edhe strukturat udhëheqëse nëpër të gjitha institucionet, nga ato qendrore e deri te komunat, duke përfshi edhe organet e rendit, të ligjit dhe të drejtësisë, që janë bërë pjesë e rrjetit korrupiv. Të implikuar në veprimtaritë korruptive janë edhe partitë opozitre, nga radhët e të cilave, nga Parlamenti e deri të komunat, ka ndërlidhje hallkash të forta të bashkëpunimit. Deputetë dhe zyrtarë të lartë opozitarë, janë veprojnë nën hijen e deputetëve të pozitës, si bashkëqeverisës besnikë të bizneseve më të fuqishme, si bashkëpronarë të pasurive të përfituara nga privatizimet e mitosura, ose nga uzurpimet e pronave shoqërore të legalizuara me vendimet të „blera” nga gjykatat. Thelbi i krizës aktuale në Kosovë pra, qëndron në deformimet e thella ekonomike që kanë ndodhur dhe që po e dërmojnë shtetin e Kosovës, ku ligji dhe kushtetuta nuk funksionojnë. Në këtë situatë, zgjidhja e vërtetë e krizës qeverisëse është e pamundshme. Ndërkohë që propozimet që kohëve të fundit janë shprehur nga subjektet e ndryshme politike, janë zgjidhjet të pjesëshme dhe të rastit, të cilat jo që nuk e përmirësojnë gjendjen, por, përkundrazi, e thellojnë krizën. Zgjedhjet e parakohëshme janë jashtë çdo logjike, sepse Qeveria është në përfundim të mandatit ligjor. Qeveria teknike do të jetë vetëm „nogdaun” për Qeverinë Thaçi, që pas freskimit të çastit, të vazhdohet gjendja e krizës. Seps, dihet mirëfilli se qeveritë teknike, janë mundësi e lezetshme për marrëveshje gjentelmene, për të cila gjentëlmenët kosovarë kanë afinitete te shkëlqyera, dhe tregojnë gadishmëri për arritje marrëveshjesh brilante edhe me „zarfa të mbyllura”! 4. Cka tash, cila është zgjidhja? Vota është në krizë të thellë, sepse në të gjitha zgjedhjet e deritashme, vota është këmbyer për dhjam pleshti, që me shumicë e kanë premtuar të gjitha partitë politike. Elektorati kosovar duhet ta kuptoj me drejtë rolin e vet dhe ta ushtroj më seriozisht të drejtën demokratike të votës, për shtetin ligjor, dhe jo për struktura mafioze. Zgjedhjet komunale janë sprova e radhës, shumë e rëndësishme, që duhet vërejtur me kujdes, për të pa në thellësi gjendjen dhe për të nxjerrë mësime për evitimin e dobësive. Partitë politike në këto zgjedhje kanë rastin të shohin dobësitë e veta dhe, të konsolidohen më mirë për zgjedhjet nacionale. Në vend të barcotave, që janë shumë të mira dhe freskuese, Partikë politike duhet të dalin me programe konkrete zhvillimore dh qeverisëse! Luftën kundër krimit, partitë duhet ta bëjnë brenda radhëve të veta, hapur, me emra e mbiemra dhe me denocime konkrete tek institucionet përkatëse. Selitë dhe kryesitë e partive duhet të bëhen vatra serioze për aktivitete partiake dhe jo çerdhe “falltorësh e kikirezash”! Kujdesi ndaj kuadrove profesioniste dhe intelektualëve, është detyrë mbipartiake e të gjitha partive politike serioze, të cilat të ruhen nga ata që thurin hymne për partinë, për ta kafshuar gurabinë! Zgjodhi: (boss)
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 09:41:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015