PEKIN-Autoritetet kineze kanë vendosur të fillojnë ndërtimin e - TopicsExpress



          

PEKIN-Autoritetet kineze kanë vendosur të fillojnë ndërtimin e tunelit më të gjatë nënujor në botë ,raportojnë agjencitë e lajmeve. Në këtë projekt parashikohet të investohen 42 miliardë dollarë, ndërsa tuneli do të jetë i gjatë 123 kilometra. Tuneli, sipas njoftimeve, do të lidhë qytetin Dalian, në provincën Liaoning, me Jantain në provincën lindore Shandong. Sipas projektit, tuneli do të ndërtohet nën ngushticën Bohaj.Nuk saktësohet se kur parashikohet të përfundojë, ndërsa ndërtimi i tij është zënë në gojë për herë të parë më 1994. Por që atëherë puna e tunelit kaloi në heshtje.Projektuesit llogaritën se duke pasur parasysh kohën aktuale të nevojshme për të kaluar rrugën ndërmjet dy qyteteve, që do t’i lidhë tuneli, 6-7 orë, që do të shkurtohet në rreth 40 minuta, shpenzimet për ndërtimin e tij do të shpaguhen brenda 12 vjetësh. Aktualisht tuneli më i gjatë është ai Seik, i gjatë 54 kilometra dhe lidhë ishujt Honshu me Hokaido, i cili është inauguruar më 1988 pas 20 vjetësh nga fillimi i ndërtimit të tij. Ndersa tuneli që lidhë Francën e Britaninë e Madhe është i gjatë 51 kilometra. #joela #folhapur
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 21:29:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015