PRISHTINE - Autoritetet e drejtësisë në Shkup janë informuar - TopicsExpress



          

PRISHTINE - Autoritetet e drejtësisë në Shkup janë informuar dje për nisjen e një procesi gjyqësor në Prishtinë kundër dy shtetasve të Maqedonisë, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, që janë të akuzuarit kryesorë për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit në prill të 2012 në rastin e njohur si “Monstra”. Drejtësia e Maqedonisë gati se katër muaj po kërkon ekstradimin e dy të akuzuarve, të cilët u arrestuan pesë muaj më parë në Prishtinë, pas një fletarresti ndërkombëtar. Por, pas bastisjes së shtëpisë ku ishin strehuar, u gjetën sasi të konsiderueshme armësh, për të cilat ata dje kanë dalë para trupit gjykues në Gjykatën e Prishtinës. Por, sipas procedurave ligjore, në rast se gjykata kosovare miraton një vendim dënimi për ta, do të mund të përshpejtohet procesi i esktradimit të tyre në Maqedoni, raporton ina. Në Gjykatën Penale të Shkupit po vazhdon me disa ndërprerje procesi i gjykimit të të akuzuarve për rastin e vrasjes së pesëfishtë, ku në bankën e të akuzuarve janë edhe katër të tjerë, që akuzohen si autorë dhe bashkëpjesëmarrës në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc, ku humbën jetën katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar, gjithashtu i komunitetit maqedonas. Nga Gjykata Penale në Shkup kanë theksuar se ekstradimi do të vijoj me probleme, pasi që dy të akuzuarit do të shfrytëzojnë periudhën e dorëzimit të ankesave në instancat e tjera gjyqësore të Kosovës dhe në këtë mënyrë deri në përfundimin e tyre nuk do të mund të ndodhë ekstradimi. Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti deklaroi dje se procedura e ekstradimit po vazhdon dhe se nuk mund të thuhet një datë për realizimin e ekstradimit
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 10:16:02 +0000

Trending Topics



y" style="min-height:30px;">
O Fim do Amor Trágico e Romântico? Vivemos, de facto, numa
Great short documentary... Anything that you find when you
Un millón de palabras, no pueden hacer que vuelvas y lo se por
Beautiful story…..A very poor man lived with his wife. ~ O
CINE EN CASA El Resplandor (The Shining) La épica pesadilla de
Well today was the Official last day @ My Moms house and before
TODAYS MESSAGE: Life is a bully. Like all bullies, it gets away
Case-Mate Brushed Aluminum Barely There Case for iPhone 4/4S -

Recently Viewed Topics




© 2015