PSE ?!?...... Çështë jeta për ty? - e pyeta. -Flluska - TopicsExpress



          

PSE ?!?...... Çështë jeta për ty? - e pyeta. -Flluska sapuni, - mu përgjigj. -Po vdekja? -Shpërblimi i jetës! -Çështë bota? -Një pikë helm në hapësirë! -Çështë me e kuptuar në Botë? -Vdekja? -Cila është kafsha më e egër? -Njeriu! -Po më e butë? -Ajo që ska lindur! -Cili njeri ju duket më i poshtër? -Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen! -Çështë budallallëku? -Të duash një gjë që se ke dhe të kujtosh se je ai që sje! -Po puna më e mençme? -Te gëzosh të tanishmen! -Çështë më e afërme? -Vdekja! -Po më e largët? -Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit. -Çfarë është e pavdekur? -Hapësira! -Çfarë është më e bukur? -Fantazia! -Po më e shëmtuar? -Sëmundja! -Më e hidhur? -Jeta! -Më e ëmbël? -Hiçi! -Çgjë e është më e madhe? -Libri i Botës! -Po më e rëndë? -Fjala! -Më e pamundur? - Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke mi shtrënguar të dy duart, më tha me butësi: -Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! Çfarë pyetët tani? -Çfarë gjë ju duket tani dhe do tju dukej mbas disa mijë vjetëve - sikur të jetonit - si e pamundur? -Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb! -Kur shpërblehet njeriu? -Kur e kujton veten të lumtur! -Çfarë gjë ju duket më e mërzitur? -Çdo send është më i mërzitur se njeri tjetër! -Çfarë gjë ju duket më e vështirë? -Të jesh njeri! -Po më e lehtë? -Të krijosh krijesë njerëzore! -Cili është ngushëllimi i të pasurit? -Pesha e qeses! -Po i të vobektit? -E ardhmja! -Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti. -Vdekja! -mu përgjigj serioz -Po çpërmban jeta e njeriut? -Vetëm dyshime!
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 19:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015