PYETJA E JAVЁS: Cilat janë të drejtat dhe përgjegjësitë e - TopicsExpress



          

PYETJA E JAVЁS: Cilat janë të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve në Qendrën Peek-A-Books!? Të drejtat dhe përgjegjësitë e edukatoreve, prindërve dhe fëmijëve, respektivisht nxënësve që vijojnë qendrën Peek-A-Books! përcaktohen në rregullat për rendin shtëpiak. Sipas këtij rendi shtëpiak: PRINDËRIT KANË TË DREJTË: • të marrin pjesë aktive në kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të tyre; • të presin shërbim sa më kualitativ për fëmijët e tyre; • të marrin informata rregullisht për kohën e kaluar të fëmijës së tyre në qendër; • të kontaktojnë mësuesen për çdo paqartësi brenda orarit të punës; • të japin mendime, sugjerime apo ide të ndryshme në lidhje me ndonjë ekskursion, temë interesante, e të tjera që janë në dobi të ecurisë së zhvillimit të fëmijës . PRINDËRIT KANË PËR OBLIGIM: • të respektojnë rregullat e shkollës; • të respektojnë nxënësit, edukatoret dhe personelin tjetër të shkollës; • të respektojnë privatësinë e edukatoreve dhe personelit tjetër të shkollës pas orarit të punës; • të respektojnë fqinjët tanë; • të mbështesin punën e edukatoreve; • të komunikojnë për çështje të të rriturve në privatësi (jo në prezencë të fëmijëve); • të paguajnë shërbimin në kohë dhe me çmim të plotë; • të sjellin fëmijët me kohë në qendër, dhe nëse fëmijët i sjellin pas kohës së mëngjesit, janë të obliguar t’i ushqejnë para se t’i sjellin në shkollë; • të respektojnë kohën e largimit të fëmijëve nga qendra; • të mos i lejojnë fëmijëve të sjellin lodra, çamçakëza, bonbone, pije dhe gjëra me vlerë; • të sigurojnë që fëmija i tyre është i pastër ; • të mos i sjellin në qendër fëmijët me temperaturë mbi 38 gradë dhe me sëmundje ngjitëse; • të pyesin fëmijët e tyre për ecurinë gjatë një dite në qendër; • të veshin fëmijët ashtu si e kërkon rasti dhe koha. Veshja e fëmijëve të jetë sa më e rehatshme; • të informojnë mësuesen për çdo shqetësim që kanë; • të marrin pjesë në mbledhjen me prindër; • të sigurojnë që fëmijët e tyre janë të pajisur me tesha rezervë, pelena, ushqime zëvendësuese në rast alergjie, barëra, e gjëra të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e qëndrimit ditor të fëmijës në qendër; • të mos sjellin ushqime të tjera përveç në rast alergjie. Fëmijët të mos marrin ushqime me vete; • të marrin në konsideratë sugjerimet dhe rekomandimet e bëra nga mësuesja; • të pajisin fëmijët çdo ditë me ujë dhe farsoleta ose shami; • të shkëmbejnë informacione me mësuesen çdo ditë ose së paku një herë në javë; • të lajmërojnë qendrën kur fëmija do të merret nga një i afërm apo person tjetër jashtë familjes; • të lajmërojnë qendrën kur fëmija do të mungojë për aktivitete.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 19:51:11 +0000

Trending Topics



.com/Monday-April-21-2014-Taurus---First-Decanate-You’re-topic-533811446737944">Monday, April 21, 2014 (Taurus - First Decanate) : You’re
When you face difficult times in life-does your faith shrink or
True Funny Fact :) . Ek Larkay Ne Ufone Helpline Pe Cal
TEACUP YORKSHIRE TERRIER FOR SALE. 2people came to see her and
Dia litúrgic: Dijous XXXII durant lany Text de lEvangeli (Lc
Receptionists Receptionists (Male/Female) Essential
Heights of Fashion: . . 1- Fashion ?? Lungi with a zip 2-

Recently Viewed Topics




© 2015