Paolo Maldini mban të dy rekordet për paraqitjet në Serie A dhe - TopicsExpress



          

Paolo Maldini mban të dy rekordet për paraqitjet në Serie A dhe krejt paraqitjet tjera për Milanin, me 902 ndeshje zyrtare të luajtura gjithsej dhe 647 në Serie A (deri më 31 maj 1009, duke mos i përfshirë ndeshjet playoff), ku ky i fundit mban edhe rekordin në Serie A. Sulmuesi seudez, Gunnar Nordahl shënoi 35 gola në sezonin 1950-51, 33 nga të cilët ishin në Serie A, duke vendosur rekord në futbollin italian dhe në skuadër. Ai vazhdoi të bëhet edhe gola shënuesi më i mirë i Milanit për të gjitha kohërat, duke shënuar 221 gola për skuadrën në 268 ndeshje. Ai ndiqet nga Andriy Shevchenko në vendin e dytë me 175 gola të shënuar në 322 ndeshje të luajtura, dhe Gianni Rivera në vendin e tretë, i cili ka shënuar 164 gola në 675 ndeshje. Rivera gjithashtu është edhe lojtari më i ri i Milanit që ka shënuar gol, duke bërë kështu kundër Juventusit kur ai ishte vetëm 17 vjeçar. Takticienti legjendar, Nereo Rocco, përkrahësi i parë i catenaccios në vend, ka qenë trajneri që i ka shërbyer Milanit më gjatë, i ulur në stol për mbi 9 vite (në dy diktona) në vitet e 60-ta dhe fillimin e viteve 70-ta, duke e fituar titullin e parë të klubit në Kupën Evropiane. Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili e bleu klubin në vitin 1986, është presidenti që i ka shërbyer Milanit më gjatë (23 vite, për shkak të një vakanti dy vjeçar në mes të viteve 2004-2006), si dhe presidenti më i suksesshëm i ndonjë ekipi në të gjithë botën. Ndeshja e parë zyrtare në të cilën Milani mori pjesë në Kampionati i Tretë Federal i Futbollit, paraardhësit e Serie A, duke humbur 3-0 ndaj Torineses. Fitorja më e madhe e shënuar ndonjëherë nga Milani është ajo 13-0 kundrejt Audax Modena, në një ndeshje të ligës në sezonin 1914-15. Humba e tyre më e rëndë është regjistruar në ligë në sezonin 1922-93, duke humbur 8-0 ndaj Bolognas. Skuadra mban edhe rekordin duke mos humbur asnjë ndeshje brenda një sezoni, gjatë sezonit 1991-92. Në total, ajo periudhë zgjati për 58 ndeshje, duke filluar me një 0-0 kundrejt Parmas më 26 maj 1991 dhe rastësisht përfundon me një humbje 1-0 në shtëpi kundrejt [[Parma F.C.|Parma]s dhe është periudha më i gjatë e tretë pa humbje në kompeticionet më të larta Evropiane. Ajo vjen pas rekordit të Steaua Bucureşti me 104 ndeshje pa humbje dhe Celticut me 68 ndeshje pa humbje. Së bashku me Boca Juniros, Milani ka fituar më shumë tituj se çdo ekip tjetër në botë të njohura nga FIFA. Shitja e Kakás Realit të Madridit në vitin 2009, theu rekordin botëror të transferimeve në futboll i mbajtur nga Zinedine Zidane, që i kushtoi skuadrës spanjole plot 56.000.000 £. Megjithatë, rekordi zgjati më pak se një muaj, të cilin e theu blerja e Cristiano Ronaldos që kushtoi plot 80.000.000 £. Ky rekord, megjithatë, është përsa u përket normave nominale të sterlinës britanike, nuk përshtatet me inflacionin apo vlerën reale të Euros (€), monedha e cila përdoret në Itali dhe Spanjë. #R
Posted on: Sat, 30 Nov 2013 12:49:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015