Pap-testi Pap testi është pjesë e rëndësishme e - TopicsExpress



          

Pap-testi Pap testi është pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për shëndetin e gruas, sepse mund të zbulojë kancerin e qafës së mitrës, ose ndryshimet që mund të çojnë në këtë lloj kanceri. Është procedurë e thjeshtë, jo e dhimbshme, e cila realizohet gjatë një vizitë gjinekologjike. Mosha në të cilën rekomandohet Pap test është 21 – 23 vjeç (ose 3 vjet nga fillimi i aktivitetit seksual) deri në 65 – 70 vjeç. Është e rekomandueshme që Pap test të përsëritet çdo 2-3 vjet në rastet kur rezultati është normal dhe ky interval mund të ndryshojë në varësi të problemeve që mund të evidentohen. Ndryshimet qelizore të shprehura në sistemin e referimit të Pap testit janë të shkallëzuara në disa grada të cilat shprehin afërsinë e strukturës të qelizave me ato normale deri në qelizat kanceroze. Në varësi të këtyre gradave vendoset ecuria e mëtejshme e investigimeve dhe trajtimeve të nevojshme. Vlen të nënvizohet : 1. Pap testi është vetëm metodë depistuese (zbuluese ose orientuese) e problemeve të qafës së mitrës. Pap testi nuk vendos diagnozë përfundimtare dhe as nuk trajton kancerin. 2. Sa më herët dhe në fazë fillestare të dallohen problemet e qafës së mitrës aq më lehtë është trajtimi i tyre dhe siguria e jetës rritet. 3. Kanceri i qafës së mitrës është i trajtueshëm kur zbulohet përpara se të shfaqen ankesat (dhimbje, hemoragji vaginale etj). Nga momenti që është bërë i ndjeshëm (nga këto ankesa) ose i dukshëm gjatë vizitës gjinekologjike ecuria është e shpejtë dhe rezultatet e trajtimit janë të varfra. 4. Pap testi është i detyrueshëm për çdo grua që paraqet hemoragji vaginale jo normale pas kontaktit seksual. Gjithashtu, çdo grua në menopauzë, e cila ka hemorragji vaginale, duhet të kryejë Pap test me vizitë gjinekologjike.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 08:51:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015