Partia e Fortë ka bërë publik planin e saj të radhës, - TopicsExpress



          

Partia e Fortë ka bërë publik planin e saj të radhës, Prishtina Grand Prix – Pista për Formula 1. Sipas kësaj partie,Prishtina Grand Prix shtrihet në një gjatësi 25.900 km dhe përbën pistën më të gjatë të Formulës 1 në botë. Ajo kalon përmes lagjeve residenciale të kryeqytetit në mënyrë që të gjithë qytetarët ta kenë mundësinë e përcjelljes së garave nga dritaret e ballkonet e tyre. Shpejtësia gjithmonë ka qenë tipar i këtij populli. Ne nuk trembemi nga shpejtësia. Populli i Kosovës e veçanërisht votuesi i Prishtinës duhet ta ketë mundësinë e pjesëmarrjes, qoftë në garë, qoftë në audiencë një organizim ndërkombëtar kaq prestigjioz siç është Formula 1, ka deklaruar kryetari lexhendar Visar Arifaj. Aktualisht thuhet se ekspertët partiak po bëjnë gati dokumentacionin e nevojshëm për njohjen formale të këtij projekti edhe nga Fédération Internationale de lAutomobile (FIA) që është institucioni më i lartë qeverisës i garave motorsportive në botë. Po sipas projektit, që është pjesë e publikimit Lorem Ipsum, faza e parë e ndërtimit të pistës do të zgjasë 18 muaj kurse aneksimi dhe plotësimi i ulëseve për shikues edhe 12 muaj shtesë, ndërsa Partia e Fortë premton që nuk do t’i kursejë miliardat për këtë projekt kaq madhor. Ky projekt përveç që na sjell vota neve si parti, është shumë fitimprurëse për vetë qytetin e Prishtinës. Prishtina Grand Prix do të jetë një nga ngjarjet kryesore të mbarë shtetit, ka deklaruar Arifaj. Pista Prishtina Grand Prix kushton 900 milion euro dhe konsiderohet si një nga investimet më të mëdha kapitale të planifikuara nga Partia për Komunën gjatë vitit 2014, derisa detalet mbi tenderimin do të bëhen të ditura pas datës 4 Nëntor.
Posted on: Sun, 13 Oct 2013 06:58:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015