Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë - TopicsExpress



          

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rezultatet konkrete të zgjedhjeve të 3 nëntorit, megjithatë votimet e të dielës kanë ndryshuar ekuilibrin e partive politike në vend. Brenda tri viteve të shkuara duket se Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në “peshë”, nga 32 për qind sa kishte në nivel vendi, në 29 për qind, ndërsa është ngritur LDK nga 24 për qind në 29 për qind. Po ashtu edhe AAK, pavarësisht se i ka humbur në start dy komuna, sipas statistikave në nivel vendi ka fituar 14 për qind, deri në zgjedhjet parlamentare kishte 11 për qind. Krahasuar me zgjedhjet e viti 2010, edhe “Vetëvendosje” ka rënë dukshëm nga 12,6 për qind në 8,8 për qind. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq edhe hënën ka vazhduar numërimin e kutive të votimit për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit. Ky institucion ka vazhduar ta bëjë publik këtë proces edhe për qytetarët që dëshirojnë të kenë qasje në ueb-faqen elektronike ku në kohë reale janë dhënë statistika për fituesit e komunave, por edhe për ulëset në Asambletë Komunale. Edhe analistë politikë konsiderojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës është fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve. Halil Matoshi thotë se fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve të sivjetshme është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila, sipas tij, do të ketë numrin më të madh edhe të ulëseve në Asambletë Komunale, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Sipas tij, sivjet vota e qytetarit ka pasur më shumë se kurrë karakter ndëshkues. Ahmeti fitues në Prishtinë Kryeqendra e Kosovës, një nga pikat më të nxehta në programet e partive dhe një nga synimet më të mëdha partiake, sivjet ka sjellë befasinë e depërtimit të lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila sipas të gjitha statistikave që KQZ-ja ka ofruar deri në orët e vona të së hënës, do të ndeshet në balotazh me partinë që tash e disa mandate qeveris me kryeqytetin, LDK-në. Kjo e fundit ka rreth 34 mijë vota nga kryeqytetasit, ndërsa Shpend Ahmeti nga VV ka marrë rreth 25 mijë vota për kryetar të kësaj komune. Sali Salihu nga Grupimi Tradicional Shqiptar dhe Kaqusha Jashari nga Partia Socialdemokrate janë të fundit në listë, me vetëm 0,24 gjegjësisht 0,26% të votave. Qyteti i Pejës sivjet ka sjellë një pasqyrë të re të votuesve, derisa këta të fundit për herë të parë në disa mandate zgjedhore kanë sjellë në balotazh koalicionin AAK-LDD me në krye Ali Berishën dhe Gazmend Muhaxherin nga LDK-ja. “Në Pejë duket se kryesimi i Gazmend Muhaxhirit është ndëshkim për Ali Berishën e AAK-së, kurse në Prishtinë është një tendencë për ndryshim me Shpend Ahmetin e VV-së, mirëpo edhe ai gjasat i ka të vogla, sepse LDK-ja tashmë e ka krijuar psikologjinë e fituesit edhe në balotazhe, por edhe në zgjedhjet kombëtare të vitit që vjen, dhe kjo do të jetë e vështirë të sfidohet”, thotë Matoshi. Ai përmend ringjalljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës si partia e vetme që mund ta sfidojë PDK-në e Thaçit, si dhe rënien drastike të votave për AKR-në e AAK-në. Qyteti i Gjilanit vazhdon të prijë me kandidatin Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shoqëruar nga kandidati Qemajl Mustafa, i cili numëron rreth 7 mijë vota më pak se i pari. Në garën për Kuvend Komunal, LDK prin me rreth 28 për qind të votave, ndërsa 8 për qind më pak ka partia e Mustafës. “Edhe lëvizja Vetëvendosje i ka humbur zgjedhjet për pushtetin komunal, por ka shënuar një rritje të lehtë në votën popullore. PDK-ja e cenuar seriozisht nga fraksionet në Malishevë dhe Drenas (Iniciativat Qytetare) duket se nuk ka humbur shumë në votën e përgjithshme, por ka humbur tre komuna dhe rrezikon ta humbasë edhe Ferizajn”, thotë Matoshi. E Malisheva, në anën tjetër, komunë që konsiderohet si bastion i pastër i Partisë Demokratike të Kosovës, sivjet ka ndëshkuar këtë të fundit, duke votuar pothuajse njëjtë kandidatin për kryetar komune nga radhët e LDK-së, Sali Morinën. Elektorati ndëshkoi partitë Në zgjedhjet e kaluara të mbajtura në vitin 2009, Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj për Prishtinën, Isa Mustafa, mori rreth 39 mijë vota, deri tash ka rreth 6 mijë më pak. Asokohe, Astrit Salihu i cili kandidonte për kryetar nga radhët e PDK-së pati marrë mbi 8 mijë vota, njësoj sikur Çeku sivjet. Sipas llogaritjeve, për periudhën 2009-2013, Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur elektoratin e saj për rreth 14 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës për rreth 1,2 për qind më pak. Xhavit Shala, ekspert i çështjeve zgjedhore, thotë se sivjet më shumë se kurrë elektorati ka votuar me synimin për të ndëshkuar ata që për vite me radhë kryesuan komunat e Kosovës. “Për herë të parë në Kosovë ka filluar të rritet numri i qytetarëve që po votojnë, kjo sepse ata e kanë kuptuar se vota ka rëndësi, peshë dhe ata janë vetë vendimmarrësit. Është hera e parë pas vitit 2000 që demokracia po vjen duke u konsoliduar, ndërsa ndëshkimi dhe penalizimi po vijnë në shprehje”, pohon Shala. “Partitë politike duhet të fillojnë që në të vërtetë t’i praktikojnë strategjitë e tyre dhe reformat që ato i kanë duhet të jenë thelbësore, kjo nëse dëshirojnë të kenë mbështetjen e popullit”, shton Shala. Në 93 për qind të votave të numëruara nga KQZ, Partia Demokratike e Kosovës mban primatin me 29,8 për qind për kryetar komune dhe 27,5 për qind për Kuvend Komunal, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29,7 për qind për kryetar komune dhe 26,8 për Kuvendet Komunale. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vjen e treta në radhë, ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” radhitet e katërta. Gjakova deri në numërimin e tanishëm zyrtar të votave nga KQZ shkon në raundin e dytë me Mimoza Kusari Lilën dhe Pal Lekajn. Edhe pse Sami Lushtaku aktualisht gjendet në paraburgim në burgun e Dubravës, ai ka marrë rreth 18 mijë vota në Skenderaj. Për dështimin e zgjedhjeve në veri, Matoshi thotë se këtij fakti i ka kontribuuar vetë shteti serb. “Atje zgjedhjet janë minuar nga grupe të organizuara kriminele, dhe për këtë kanë dështuar. Duket se Bashkësia Evropiane dhe Qeveria e Prishtinës së bashku me KQZ-në do ti mbyllin sytë dhe ti pranojnë zgjedhjet në veri si valide qoftë edhe duke e falsifikuar rezultatin në koordinim me OSBE-në dhe Beogradin zyrtar”, shton Matoshi. Numërimi i votave në ndërkohë ka vazhduar edhe ditën e hënë dhe me një orar prej tri ndërrimesh.
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 08:00:14 +0000

Trending Topics



ss="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> My uncle posted this today and I wanted to pass it along in the
Vanilla Absolu by Montale Eau De Parfum 3.3 oz Spray GET YOUR
SundayAsana... 10:00 am – 10:45 am: PeaceFlow Vinyasa Yoga
MOST FAMOUS MUSLIM SCIENTISTS AND THEIR INVENTION... The Muslims
بمناسبة تخطي برنامج أنا صيدلي فاهم

Recently Viewed Topics




© 2015