Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Brezi me i - TopicsExpress



          

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Brezi me i mirë është brezi im, pastaj ata që vinë pas tyre, e pastaj ata që vinë pas tyre” (Hadith) Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka lavdëruar këto tri gjenerata, e këta janë me të mirët e këtij Umetit, disa i harrojnë fjalët e tyre, porositë e tyre, traditën e tyre dhe kapen pas atyre që fillet i kanë në shekullin e kaluar. Përveç që janë të shekullit të kaluar, ata janë të devijuar, nuk kanë parime që burojnë nga Kur’ani dhe Suneti, mirëpo parimet e tyre burimin e kanë nga mëndja e njeriut. Ua mësojnë njerëzve njëzetë pikat e Hasan elBenas sikur me qenë ato shpallje e zbritur nga Allahu i lartësuar, e harrojnë së jemi urdhëruar ta pasojmë Kur’anin e Sunetin. Marrë nga hoxha Besim Gjelaj
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 09:02:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015