Periudha e kaluar e verës në Strugë e Ohër relativisht - TopicsExpress



          

Periudha e kaluar e verës në Strugë e Ohër relativisht stabile Ohër-Strugë, 18 shtator Në një paraqitje të një rezimeje për periudhën e kaluar të sezonit të verës turistike në bregliqenin e Ohrit, SPB-ja në Ohër, ka prezantuar të dhënat lidhur me veprat penale, aksidentet në komunikacion dhe ato kundravajtëse. Nga SPB, vlerësojnë se gjendja e përgjithshme e sigurisë ka qënë e përshtatshme dhe stabile. Gjatë muajve korrik dhe gusht në Ohër janë regjistruar 128 vepra të dënueshme, që paraqet zvogëlim për 15% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës verore janë regjistruar 10 vjedhje të rënda në shtëpi e banesa, 16 vjedhje në plazhe, 2 vjedhje në vetura, 9 vjedhje në autobusa dhe 12 vepra të kryera në hapsira të ndryshme-në rrugë. “Të gjithë kryesit e veprave janë zbuluar, janë privuar dhe ndaj tyre është ngritur procedurë përkatëse penale. Më së shpeshti janë marrë telefona cellular, kuleta të parave, lap-top kompjutera, si dhe karburante nga autobusët e parkuar turistik. Nga shtëpitë dhe banesat janë vjedhur para, stoli ari, teknikë e bardhë etj”-bëjnë të ditur nga SPB-ja në Ohër. Sa i përket rendit dhe qetësisë publike, nuk ka pasë prishje të rënda të rendit dhe qetësisë publike me përmasa të mëdha si dhe ngajrje të veprave penale me elemente të dhunës. Gjatë muajve korrik dhe gusht janë regjistruar 76 kundravajtje që paraqet zvogëlim prej 47% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 135 kundravajtje. Gjatë sezonit veror, janë regjistruar 108 aksidente në komunikacion që paraqet një rritje prej 23 % në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar kur ishin regjistruar 88 aksidente. Në këto aksidente lëndime të lehta kanë marrë 47 persona ndërsa 14 prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore. “Kjo paraqet zvogëlim për 14 %, respektivisht 12% në krahasim me periudhën e vitit të kaluar. Këtë vit në aksidentet e ndodhura, 4 persona e kanë humbur jetën; kanë pësuar 17 shofer, 28 bashkëudhëtar, 9 këmbësor, 4 motociklist dhe 4 persona që kanë lëvizur me bicikleta”-kanë pohuar nga SPB-ja në Ohër. Sipas analizave të bëra, shpejtësia e madhe dhe e pakontrolluar, mosrespektimi i rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, kanë qënë shkaktar në të shumtën e rasteve të aksidenteve në komunikacion. Edhe parakalimi i pakontrolluar ka sjellë deri tek aksidentet, bashkë me mosrespektimin e prioritetit-përparësisë, distancës ndërmjet pjesëmarrësve në komunikacion etj, por nuk janë të pakta edhe raste me ndikim të alkoolit dhe lëvizjeve të pakontrolluara të këmbësorëve. Në këtë raport nuk janë përfshirë rastet e aksidenteve në ujërat e Liqenit të Ohrit dhe të lumit Drin, ku kishte edhe humbje të jetës së njeriut.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 20:40:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015