Pershendetje babi! Si je? Si ke kaluar keto dite? Te kam munguar - TopicsExpress



          

Pershendetje babi! Si je? Si ke kaluar keto dite? Te kam munguar valle? Ke menduar per mua? Mua me ke munguar pafundesisht, cdo dite me mungon me shume se nje dite me pare. E di?- sot ka ndodhuar dicka shume e bukur, dicka qe me ka gezuar pa mase. Dicka qe me dha nje ndjenje te re, fryme te re. Me beri me te bukur ne zemer dhe shpirt. E mban mend vajzen tende te madhe?! Ajo qe ka lindur pak para meje. Sigurisht qe po! Cfare pyetje te bera dhe une, me fal! Sot ajo baba te beri gjysh, po po te beri gjysh. Pashe lot ne sy te mamit, ndjeva dhimbje dhe lumturi njekohesisht…dicka me dha krahe por dicka tjeter sme la te fluturoja nga gezimi. Ajo me perqafoj nderkohe qe e urova dhe une ne cast mendova po ty kur do te perqafoj? Ti dhe sot nuk erdhe ba. As ky lajm ste levizi nga aty ku je, as ky lajm. Jam e lumtur sipas menyres time por, ti e di qe tek une gjithmone gjendet nje por… Une jam rritur tashme por brenda meje eshte akoma ajo vajza 13 vjecare qe pret qe ti te rikthehesh, mjaftueshem vite kan kaluar me beso, plot 11. Ne pragun e deres shpesh shikoj mamin me syte nga dera, I hidhem ne qafe sikur skam kuptuar asgje, por une e di cfare ajo po mendon. Sndjehem mire qe e le vetem,qe e braktise, as ajo jo. Sot te dy duhet te ishit bashke te perqafonit njeri-tjetrin me dashuri. Me admirim do ju shikoja dhe do ju numeroja floket e bardha e te bukura. Do humbisja ne ate perqafimin tuaj ndoshta do behesha dhe xheloze. Sot me shume se kurre I mungoni njeri-tjetrit aq shume sa dhe vete mungesa e ndjen kete gje. Por mbi te gjitha sot mamin do e shikoja me ngjyra dhe jo me te zeza, ti se di por ajo akoma mban te zeza, si nga jashte ashtu dhe ne shpirt. Thua ti sjam lutur ti heqe? Thua ti nuk I jam pergjeruar mjaftueshem? Mundohem ta kuptoj por e kam te veshtire. Ajo akoma e ruan dashurine tuaj, ja lexoj ne sy. Ajo akoma ska hequr dore nga ty, akoma…ndoshta sdo heqe deri ne castin kur te te takoje por ketu e atehere eshte nje diference kohe e madhe. Sdua dhe dua ty te kujtoje, ti I ben mire por njekohesisht dhe shume keq, sdua t’ia shikoj syte kurre me lot, qofshin ato edhe lot gezimi. Ajo meriton shume, aq shume sa une sdi ta them. Une nuk guxoj te flas per te sepse kam frike se nuk flas mjaftueshem, ose harroj ndonje fjale dhe sdo ja fajla kurre vetes. Nje gje eshte shume e sigurte ajo me mbush me fryme, me jete, me lumturi, me fal dashuri, me ka dhene shembullin e duhur se si do sillem une ne nje te ardhme me femijet e mi…Ba ti i mungon shume asaj me beso, e di?? Me ke do te rrije ajo nje te neserme kur ne te kemi marre trenin tone, me ke?? E shikon sa shume arsye kishe sot per te qene ketu. E di qe je diku por sme mjafton, askujt nuk i mjafton. Atje lart mes blu-se uroj te te kete ardhur lajmi dhe sado pak mungesa jone sps sdua qe te merzitesh. Ba cfare do qe te them une te lutem ti mos u merzit, une thjesht dua te te them gjerat qe ti nuk i di…dua qe here pas here te te kujtoj qe jemi dhe ne nga ana tjeter e blu-se…jemi, edhe mami eshte…mami dashuria jote e bukur! Me fal se desh harrova te te them, mirupafshim babi, te dua!
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 22:11:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015