Peshorja Tё merrni pёrsipёr kontrollin e financave tuaja, do - TopicsExpress



          

Peshorja Tё merrni pёrsipёr kontrollin e financave tuaja, do të jetë një temё e rёndёsishme kёtё muaj dhe përveçse tё kujdeseni për marrëveshjet aktuale, ju do të keni disa surpriza financiare. Qёndroni vigjilent nё eklipsin diellor tё 3 nëntorit, i cili do tё sjellë një burim të ri të ardhurash, por shuma e ofruar nuk do të jetë aq sa ju kishit shpresuar. Megjithatë, ju sёrish do tё jeni i lumtur, kështu që prisni çfarё do vijё mё vonё. Saturni do të jetë shumë afër me Diellin dhe eklipsin e Hёnёs sё Re, kështu që ju mund të ndjeni nevojën për të shtrënguar dorёn për të ruajur fondet. Mund tё jete e nevojshme qё tё hiqni dorё nga blerja e diçkaje qё kishit shpresuar ta merrnit, por nёse ёshtё kёshtu, kjo situatё nuk do tё zgjasё shumё dhe ju do tё filloni shpenzimet normale. Merkuri është ende nё prapavijё, qё prej 21 tetorit dhe do të vazhdojë të jetë jashtë qarkullimit deri në 10 nëntor. Nuk do të ishte veprim i mençur tё bleni ndonjë gjë të shtrenjtë - dhe sigurisht asnjё gjë elektronike - jo deri pas datës 10 nёntor. Unë sugjeroj që ju të prisni dy ditë dhe pastaj të filloni të shpenzoni mё 12 nëntor. Situata e karrierës suaj nuk mund të jёtё më e mire se kaq,prandaj vazhdoni të punoni pёr tё arritur një pozitë më të mirë, me më shumë përgjegjësi dhe pushtet. Kur Dielli dhe Jupiteri tё bashkëpunojnë në emrin tuaj më 12 nëntor, lajmet qё do tё merrrni në lidhje me karrierën tuaj do të jenë sensacionale - kjo është dita për një intervistë pune ose pёr vazhdimin e njё takimi pune. Është gjithashtu një ditë e përkryer për të filluar biznes të ri apo të dhёnё një prezantim apo fjalim. Çfarëdo që ju bëni këtë ditë duket sikur të jetë e zhytur në flori. Nga Hëna e Plotë, nё 17 nëntor, në sektorin tuaj të kreditit / taksava / pagesave financiare dhe kredive, ju do të jeni në gjendje për të njoftuar plane ose pёr tё marrё pёrgjigje në lidhje me aplikimet e bëra më pare. Le të themi, për një project tё financuar sёrish, shtim tё kapitaleve, apo bursё studentore. Ju gjithashtu do të jeni të lumtur qё po ecni përpara me vrull të madh, të sigurt që keni bërë gjithçka pёr tё vendosur financat në rrugën e duhur. Dita pas kësaj Hënë te Plotë ,do t’ju ndihmojё tё mbushni arkat tuaja me monedha ari: 27 Nёntori, kur Mёrkuri do të punojë me Jupiterin nё kёtё ditë tё përkryer për të negociuar një ngritje rroge bujare apo tarifë. Pasi Marsi tё shkojё tё Peshorja muajin e ardhshëm ,me datë 7 dhjetor, ju do të ndjeheni se keni më shumë kontroll nё jetën tuaj dhe në kёtё kohë do tё shikoni qёllimёt tuaja tё pёrmbushen. Ju gjithashtu,do të ndjeheni joshёse dhe e dëshirueshme, siç nuk jeni ndjerё prej njё kohё tё gjatё. Tani për tani, ju jeni në njё pozicion strategjik, prandaj bëni listёn tuaj dhe programoni e ardhshme kryesore. Duket se shtëpia juaj ështё gati për një përmirësim ose ndryshim dhe ju do të dëshironi ti bёni kёto ndryshime direkt pas pushimeve, në janar. Deri atëherë, një numёr i jashtëzakonshëm i trupave qiellorë do të jenё vendosur nё sektorin tuaj tё shtëpisё - Dielli, Hёna e Re, Plutoni, Mёrkuri dhe Afёrdita- dhe këto trupa qiellorё, do t’ju ndihmojnë të gjeni mundёsitё e duhura dhe të bëni zgjedhjet e drejta. Ju do tё reflektoni pёr mёnyrёn sesi do ti menaxhoni punёtorёt dhe ndihmёsit qё do tё merren me shtёpinё dhe pronёn, prandaj pёrgatisni njё axhendё qё tani.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 18:00:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015