Policia dorëzon tek ushtria objektet e rëndësisë së - TopicsExpress



          

Policia dorëzon tek ushtria objektet e rëndësisë së veçantë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të masave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, ka nxjerrë urdhrin “Për dorëzimin dhe marrjen në ruajtje të Objekteve Shtetëror, nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë”. Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Përmes këtij urdhri Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre. Për Procesin Zgjedhor Qershor 2013, është shtuar numri i Objekteve të VNV-ve, si dhe QV-ve, me rreth 700 objekte më tepër se në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Maj 2011 dhe ruajtja e sigurimi i tyre kërkon angazhimin e rreth 1000 punonjësve të policisë, për këtë lindi si domosdoshmëri angazhimi me këto detyra i personelit policor të strukturave të Objekteve që merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me ruajtjen e Objekteve të Rëndësishme Shtetërore. Dorëzimi i objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura do të fillojë rreth orës 14.00’ të ditës së sotme, datë 20.06.2013. Ruajtja e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik nga efektivat e Forcave të Armatosura do të kryhet deri me datë 25.06.2013. Ndërkohë Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur që të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivat e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte, me qëllim garantimin e plotë të ruajtjes së tyre gjatë periudhës 20-25 qershor 2013. Rreth orës 12.00 të ditës së sotme është zhvilluar një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mes përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shefat e Sigurisë së Ambasadave dhe Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, me qëllim garantimin e një menaxhimi sa më efikas të këtij procesi. Objektet e rëndësisë së veçantë dhe të trupit diplomatik që do të merren në ruajtje nga forcat e Ushtrisë janë : • Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër: Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër; 2. Konsullata Italiane; 3. Gjykata e Apelit; 4. Filiali i Bankës së Shqipërisë. 5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë. • Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë: Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë; 2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin. • Drejtoria e Policisë Qarkut Kukës: Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës; 2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë. • Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan: Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor; 2. Filiali i Bankës së Shqipërisë. • Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë: Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë; 2. Gjykata e Apelit; 3. Filiali i Bankës së Shqipërisë. 4. Konsullata Greke; 5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec. • Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër: Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër; 2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat. • Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë: Ruan me punonjës policie 4 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë; 2. Gjykata e Apelit; 3. Konsullata Italiane; 4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë. • Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës: Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës; 2. Gjykata e Apelit; 3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë. • Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër: Ruan me punonjës policie 5 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër; 2. Gjykata e Apelit; 3. Konsullata Greke; 4. Filiali i Bankës së Shqipërisë. 5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet. • Drejtoria e Policisë Qarkut Berat: Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor; 2. Filiali i Bankës së Shqipërisë. • Drejtoria e Policisë Qarkut Fier: Ruan me punonjës policie 2 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier; 2. Filiali i Bankës së Shqipërisë Lushnjë. • Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë: Ruan me punonjës policie 3 objekte shtetërore nga të cilat: 1. Gjykatës Kushtetuese, 2. Gjykatës së Lartë , 3. Arkivit Qendror Shtetërore Komisariati Policisë Nr. 1 Ambasadat që sigurohen me punonjës policie 1. Ambasada U.S. Amerikane 2. Ambasada Palestineze 3. Ambasada Holandeze 4. Ambasada Rumune 5. Ambasada e Iranit 6. Ambasada Italiane 7. Ambasada e Libisë 8. Ambasada Kroate 9. Ambasada Suedeze 10. Ambasada Turke 11. Ambasada e Brazilit 12. Ambasada e Malit të Zi Rezidencat që sigurohen me punonjës policie 1. Rezidenca U.S. Amerikane 2. Rezidenca Italiane 3. Rezidenca Suedeze 4. Rezidenca Spanjolle 5. Rezidenca e O.S.B.E-së 6. Rezidenca Polake 7. Rezidenca Ruse 8. Rezidenca Holandeze 9. Rezidenca për sigurinë e O.K.B-së 10. Rezidenca e Ambasadës së Brazilit 11. Rezidenca Iraniane 12. Rezidenca e Ambasadorit të Katarit 13. Rezidenca e Ambasadorit të Kuvajtit 14. Rezidenca e Ambasadorit të Izraelit Komisariati Policisë Nr. 2 Ambasadat që sigurohen me punonjës policie 1. Ambasada Ruse 2. Ambasada e Danimarkës 3. Ambasada Kineze 4. Ambasada Maqedonase 5. Ambasada Serbe 6. Ambasada Angleze 7. Ambasada Gjermane 8. Ambasada Greke 9. Ambasada Austriake 10. Ambasada e Arabisë Saudite 11. Ambasada e Egjiptit 12. Ambasada Spanjolle 13. Ambasada e Kosovës 14. Ambasada Sllovene 15. Ambasada e Zvicrës 16. Ambasada e Izraelit Rezidencat që sigurohen me punonjës policie 1. Rezidenca e Zvicrës 2. Rezidenca Çeke 3. Rezidenca Angleze 4. Rezidenca e Arabisë Saudite 5. Selia e Bankës Botërore 6. Rezidenca e Palestinës 7. Selia e Menaxheres së Bankës Botërore 8. Selia e O.K.B -së “One Un Ifice” Komisariati Policisë Nr. 3 Ambasadat që sigurohen me punonjës policie 1. Ambasada e Vatikanit 2. Ambasada Polake 3. Ambasada Hungareze 4. Ambasada Franceze 5. Ambasada Bullgare 6. Ambasada Çeke 7. Ambasada Sllovake 8. Ambasada e Kuvajtit Rezidencat që sigurohen me punonjës policie 1. Rezidenca e Kosovës 2. Rezidenca e Ambasadës së Egjiptit 3. Rezidenca Bullgare 4. Rezidenca Sllovake Komisariati Policisë Nr. 4 Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror: 1. Objektin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar Komisariati i Policisë Kavajë Ruan me punonjës policie 1 objekt shtetëror: 1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë; Në total shuma e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë është 100.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 11:15:36 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015