Post Përgjigje dëshmitarëve të Jehovës Falenderimi i - TopicsExpress



          

Post Përgjigje dëshmitarëve të Jehovës Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s, familjen e tij dhe shokët e tij. Kërkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar Me emrin e Allahut,Meshiruesit,Meshireberesit Do tu bëjmë atyre të mundshme që ti shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri sa tu bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për qdo gjë?(41:53) Me emrin e Allahut, Mëshiruesit,Mëshirbërësit Zoti im, ma zgjëro gjoksin tim! Dhe me lehteso ne kete pune timen! (20:25-28) A nuk përsiatin ata për Kuranin? Sikur ai te mos ishte prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.(4:82) Në këtë libër do të ua bëjm të qartë Muslimanëve dhe jomuslimanvë dallimin midis Biblës dhe Kuranit! Shum dëshmitar të jehovës,misioner të ndryshëm, thërrasin që ta besojm Biblën si fjalë të Zotit dhe të jetë udhërrëfyesi për në parajsë. Ata gjatë thirrjës së tyrë thonë se: -Jezusi është Zoti! -Jezusi është bir i Zotit! -Bibla është rruga e shpëtimit! -Zoti është 3=1! Ne kemi vendosur që këto pika ti cekim me argumente nga vetë Bibla. Të shohim sa janë të vërteta këto dhe sa është Bibla fjalë e Zotit! A është Bibla fjalë e Zotit? Bibla është në kundërshti me shkencën e argumentuar!!! Thuhet në Bibël në Zanafillë, kap.1, ver 3-5: Drita ishte krijuar në ditën e parë Ndërsa thuhet në Zanafillë, kap.1 ver 14-19: Se shkaktari i dritës,yjet dhe dielli janë krijuar në ditën e katërt. Si është e mundur që shkaku i dritës të jetë krijuar në ditën e katërt më vonë se ardhja e dritës në ekzistencë?? Thuhet në Bibël, ne Zanafille, kap.1 ver 9-13: Se Toka ishte krijuar ne diten e tretë. Si mund te kesh nate dhe dite pa TOKE?? Dita varet ne rrotullimin e tokes, pa qen toka e krijuar , si mund te ketë ditë dhe natë?? Ne Zanafille, kap.1, ver 9-13: Thuhet se toka ishte krijuar ne diten e tretë Ndersa thuhet ne po te njejtin kapitull ne versetet 14-19: Se Dielli dhe Hëna jane krijuar ne diten e katërt. Sot shkenca na tregon se Toka eshte pjesë e trupit-prind... Diellit Nuk mund te vije ne ekzistence para diellit - është joshkencore. Thuhet ne Bibël ne Zanafille, kap.1, ver 11-13: Se vegjetacioni, barishtet dhe drunjët jane krijuar ne ditën e tretë. Ndërsa dielli sipas Zanafillës, kap.1, ver.14-19 ishte krijuar ne ditën e katërt. Si mundet vegjetacioni te vijë në ekzistencë pa dritën e Diellit? Sa i perket konceptit të Tokës, ka disa shkenctarë te cilët e kanë përshkruar se si do të përfundojë bota. Hipoteza, disa mund ta kenë mirë ndërsa disa gabim. Mirëpo bota ose do të shkatërrohet ose do të jetë përgjithmonë. Dyjat nuk mund të ndodhin është joshkencore. Mirëpo, kjo është pikërisht ajo që përmendet në Bibël. Thuhet ne Bibël, ne librin e hebrenjëve, kap.1, ver.10-11 dhe librin e Psalmeve, kap 102, ver 25-26 se: Zoti krijoi qiejt dhe Tokën dhe ato do të shkatërrohen Pikërisht e kundërta përmendet ne librin e predikuesit, kap.1, ver.4 dhe librin e Psalmeve, kap 78, ver 69: Toka do te jetë përgjithmonë Njëra nga ato duhet te jetë joshkencore ! Kemi shum argumente nga Bibla që është ne kundershti me shkencën dhe logjikën e njeriut! A do ta quani ju pastaj këtë libër fjal e Zotit??? Bibla nuk është fjalë e Zotit por është fjalë e disa njerëzve të vetë shpallur profet si p.sh: Pali është njëri nga autorët e beslidhjes së re! A dini kush e ka autorizuar palin të shkruaj Ungjit? Pali vetë tregon kjartas në Bibël! Ai thotë: “... s’kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri ...” ( 1 Korintasve, 7:25) “…sipas gjykimit tim….” (1 Korintasve, 7:40) “…Ja, unë, Pali, po ju them …” (Letra e Palit Galatasve, 5:2) Pra,Bibla nuk është shkruar nga dora e Jezusit (paqja qoft mbi të) por nga duart e disa autorëve pa mbiemër dhe një libër i tillë nuk mund të jetë rruga e shpëtimit! “Ai ta zbriti ty (Muhammed) Librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevra­tin dhe Inxhilin. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furka­nin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S’ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e Allahut, i pret ndëshkimi i rreptë. Allahu është ngadhënjyes, shpagimtar”. (Ali Imran, 3-4) Bibla që e posedojn jomuslimanët nuk është Inxhili që e besojmë ne Muslimanët. A është Jezusi (Isau a.s) Zot? Në këtë pikë kemi vendosur të cekim një debat te shkurt, të zhvilluar midis një Muslimani dhe një Pasuesi i Biblës. Muslimani e pyet: Si e besoni ju Jezusin paqja qoft mbi të? Krishteri: Ne Jezusin e besojm si Zot! M - A gënjen Zoti? K - Jo Zoti nuk gënjen kurrë! M - A është Zoti i Gjithëditur? K - PO! Zoti është i Gjithëditur! M - Kur Jezusin paqja qoft mbi të e pyetën për kijametin (ringjalljen) ai u përgjigjë: 32.“Sa për atë ditë e për atë orë, s’di askush, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati. Marku, kap.13 ver.32 Këtu Jezusi a ka gënjyer apo nuk e ka ditur??? K - Hmm Nuk e ka ditur!!! M - Pra,ai nuk është Zot! Ju sapo thatë që Zoti është i Gjithëditur!!! Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket”. (Kur’an: Enbija 18 A është Jezusi (paqja qoft mbi te) bir i Zotit? Në ungjillin e Mateut, duke filluar që prej kapitullit 1. dhe vargut 1, ju do të takoheni me këtë frazë: -Ati yt, Ati i tyre, Ati yt, Ati i tyre... trembëdhjet herë para se ai tha: “Ati im”. Kjo është një situatë e habitshme! Trembëdhjet herë ky njeri ju përsërit se Perëndia është Ati i secilit prej nesh! Metaforikisht, Ai është Krijuesi, Mbështetës, zhvillimi, i cili kujdeset për të gjithë. Ai është “Ati” i secilit prej nesh, por fizikisht, -Ai nuk lind fëmijë! Sepse, lindja është akt i kafshëve edhe ajo i takon një instikti të ulët seksual. Kështu që ne nuk i përshkruajmë Zotit një gjë të tillë, -që Zotit ti lind djalë! Por të krishterët vazhdojnë të përsërisin Biri i Perëndisë, Biri i Perëndisë... Çfarë të bëjmë ne atëherë me Adamin? Sa fëmijë ka Zoti? Shumica e krishterëve do të thonë: NJË! Unë them që ju nuk po e lexoni Biblën! A nuk e keni lexuar Biblën siç duhet! Ju e dini, që Zoti ka bij sipas tonalitetit në Bibël! E dini ton, tonalitet... Libri i Gjenezës 6:2-4 thotë: “Djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë. Kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve”. Në librin e Eksodit, 4:22, Zoti thotë: “Izraeli është biri im, i parëlinduri im”. Në librin e Jeremiah, 31:9, Zoti thotë: “Efraimi është i parëlinduri im”. Në dhjatën e Re Romans 8:14 është thënë: “Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë”. Çdonjëri prej jush që i përmbahet rrugës së Zotit, bëhet person i Zotit, në gjuhën e Judenjëve, në frymën e gjuhës së tyre, thuhet: “Biri i Perëndisë”, që do të thotë: -njeri i drejtë. Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të për­bashkët në mes nesh dhe jush: se do ta adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’I shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” (Kuran,Ali Imran, 64) Triniteti (Zoti është 3=1) Të Krishterët shpjegojnë konceptin e trinitetit, shkencarisht duke dhënë shembullin e ujit, i cili mund të ketë tri gjendje - të ngurte, te lëngët dhe te gazët, ne formë te ujit, te akullit dhe te avullit. Ngjashëm, një Zot është Zot triun I Ati, i biri dhe shpirti i shenjtë. A eshte ky shpjegim shkencarisht i drejt? Shkencarisht, une pajtohem qe uji mund te ketë tri gjendje, të ngurtë,të lëngët dhe te gazët, ujë,akull dhe avull. Por shkencarisht, ne e dimë që komponenti i ujit mbetet i njejti -H20 dy atome hidrogjen, dhe një atom oksigjen. Komponetet mbeten të njejta, elementet mbeten të njejta - forma ndryshon, ajo nuk është problem. Le të shikojmë konceptin e trinitetit Atë,bir dhe shpirt i shenjtë. FORMA - ata thonë Forma ndërron. Mirë per hirë të argumentit, ne pajtohemi. A ndërron komponenti??? Zoti dhe shpirti i shenjtë janë te formuara (krijuara) nga shpirti,krijesat njerëzore janë të përbëra nga mishi dhe eshtrat - Ata nuk janë të njejtë. Krijesat njerëzore kërkojnë për të ngrënë e Zotit nuk i nevojitet të hajë, për të mbijetuar - nuk janë të njejta. Dhe kjo ështe dëshmuar nga Jezu Krishti, paqja qoftë mbi të, vetë në Ungjill të Lukës, kap.24,ver.36-39: Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam! Dhe si e tha këtë u tregoi atyre duart dhe këmbët. Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të quditur, ai u tha atyre: A keni këtu diqka për të ngrënë?. Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti. Dhe ai i mori dhe i hëngri para tyre. Për të dëshmuar qfare? Që ai ishte Zot???? Për te dëshmuar që ai nuk ishte Zot. Ai ngrëni, dhe ai ka mish dhe eshtra - E shpirti nuk ka mish dhe eshtra. Kjo dëshmon shkencarisht nuk është e mundur që Ati,biri dhe shpirti i shenjtë të jenë Zoti i plotëfuqishëm. Dhe koncepti trinitetit - fjala trinitet nuk ekziston askund në Bibël. Fjala trinitet nuk është në Bibël - Por është në Kuran. Kurani thotë në Suren Nisa, kap.4,ver.171: Mos thoni tre(trinitet). Pushoni (së thëni), është më mirë për ju Triniteti është gjithashtu në Suren Maide,kap.5,ver.73: Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata qe thanë:Allahu është i treti i treve. Jezu Krishti,paqja qofte mbi të, asnjëherë nuk ka thënë qe ishte Zot. Koncepti i trinitetit nuk ekziston në Bibël. Verseti më i perafërt me trinitetin është, ne Letra e parë të Gjonit, kap.5,ver.7, i cili thotë se Sepse tre janë ata që dëshmojne ne qiell: Ati,Fjala dhe Fryma e Shenjtë: dhe keta te tre janë një. Por,nëse lexon Versionin standart të Rishikuar nga 32 dijetarë te Krishterë, të reputacionit më të lartë, të përkrahur nga 50 me emër, ata thonë: Ky verset i Biblës, i letrës së parë të Gjonit, është i shtuar, është i përzier, është i shpikur ishte hudhur jashtë Biblës. Jezu Krishti paqja qoftë mbi të, asnjëherë nuk e ka thënë që është hyjnor. Nuk ka asnjë thënie të qartë në tërë Biblën, ku thotë Jezu Krishit paqja qofte mbi të: Unë jam Zot apo ku thote:Më adhuroni mua. Në fakt nëse e lexon Biblën, është përmendur në Ungjillin e Gjonit, kap.10, ver.28 ai thotë: Ati im është me i madh se unë Ungjilli i Gjonit kap.10,ver.29... Ati im është më i madh se të gjithë Ungjilli i Mateut, kap.12,ver.28: Por, ne qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Fryhmës së Perëndisë Ungjilli i Lukës, kap.11,ver.20: Por unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë Ungjilli i Gjonit kap.5,ver.30: Unë smund të bëj asgjë nga vetja ime:gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Kushdo që thotë: Jo vullneti im por vullneti i Zotit Ai është Musliman. Musliman është ai që ia dorzon vullnetin e tij Zotit. Jezu Krishti paqja qofte mbi të ka thënë: Jo vullneti im por vullneti i Zotit Ai ishte Musliman dhe ai ishte Elhamdulilah,një ndër të dërguarit më të mëdhenjë të Zotit. Ne besojmë që ai është lindur ne mënyre hamendëse, pa intervenimin e mashkullit. Ne besojmë që u dha jetë të vdekurve, me lejen e Zotit. Ne besojme qe ai i sheroi te verbërit dhe te leprosuritë (gërgulët) me lejen e Zotit. Ne e respektojmë Jezu Krishtin paqja qofte mbi te, si një ndër pejgamberët më të mëdhenjë të Zotit. Por ai nuk është Zot, dhe ai nuk eshte pjesë e trinitetit - triniteti nuk ekziston. “Ky Kuran nuk është i tillë që të mund të bëhej prej dikujt tjetër përveçse prej Allahut. Përkundrazi, ai është vërtetues i shpalljeve të mëparshme dhe shpjegues i Ligjit (për njerëzit) dhe, pa dyshim, është zbritur nga Zoti i botëve!”. (Kuran,surah:Junus, 37) Bibla udhërrëfyesi për në parajsë Krishterët thërrasin ta besojm Biblën por nuk dinë se cilën rrugë të shpëtimit duhet ndjekur sepse janë dy rrugë (priftëri) që njihen në Bibël si të përjetshme!! Në testamentin e vjetër na jepet një priftëri që quhet priftëria Aarointe ose Levite, dhe në këtë priftëri ishte kryeprift Aaroni (Haruni a.s) vëlla i Moisiut (Musaut a.s) të cilit ju dhanë ligjet e Zotit. Zoti në Bibël thotë se priftëria Aaronite do të jetë Perjetë (përgjithmonë) Numra:25:13 dhe Eksodi 40:15 Por, nga ana tjetër në testamentin e ri kemi një tjetër priftëri që është ajo MELKIZEDEKE emër i marrë nga Prifti i Salemit që Abrahami i dha të dhjetën (Zanafilla 14:18) Por,prap në Bibël thuhet se:Priftëria Melkizedeke do të jetë përjetë. (Hebrejve 5:6). Duke parë këto pasazhe Biblike, vërejm se kemi dy priftëri dhe te dyja do të jenë përjetë. Të dyja këto prifteri u dhanë nga Zoti, por vetëm njëra të dërgon në parajsë, tjetra jo: Cilën nga këto priftëri duhet të ndjekim??? Këto janë disa nga argumentet e shumta që kemi, shpresojmë që pasi ti lexoni të kërkoni falje te Allahu dhe të ktheheni në fenë e vetme të vërtet: Feja Islame Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket”. (Kur’an: Enbija 18) Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur. (Sureja Isra, kap.17,ver.81) Dëshirojm ta përfundojm me fjalën e Allahut s.v.t. nga Kurani Fisnik ku thotë: Feja e pranueshme tek All-llahu është islami, e atyre që është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do tI jape llogarinë. (Kuran, surja Ali Imran, ajeti 19) “Wa maa ‘alainaaa il lal balaa ghul mubeen.” Dhe nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç se tua kumtojmë mesazhin qartë. (Kuran: Sure Jasin 36:17) Përgaditi: AbdulHakim Mehmeti Gjilan
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 13:19:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015