Presidenti i republikës ndodhet papritmas në një situatë të - TopicsExpress



          

Presidenti i republikës ndodhet papritmas në një situatë të favorshme politike dhe i pakërcënuar në ushtrimin e detyrave të tij nga askush ? E para, sepse qeveria dhe kryeministri i ardhshëm priten të marrin mandatin e tyre. Këtë mandat në instancë të fundit do ta marrin pikërisht në shtator nga vetë duart e Presidentit të republikës. Kuptohet që nga pikëpamja e marrëdhënieve publike as qeveria dhe as kryeministri i ardhshëm nuk kanë pikë interesi që ta helmojnë mjedisin e kalimit të pushtetit ekzekutiv në duart e tyre. Cfarë kuptimi legjitimues do të kishte që ky mandat të merrej nga duart e një funksionari që përfaqëson majën e shtetit, por që politikisht gjatë gjithë kohës është anatemuar, akuzuar, dëmtuar në reputacionin e tij ? Kjo do të dëmtonte jo aq fort Presidentin e republikës sa të mandatuarit e tij.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 13:44:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015