Profecitë e Biblës: Rrëmbimi dhe 21 gjykimet ndaj botës sonë, - TopicsExpress



          

Profecitë e Biblës: Rrëmbimi dhe 21 gjykimet ndaj botës sonë, parashikimet e së ardhmes Gjykimet e kupave: Kupa e parë do të derdhet mbi tokë, ku një epidemi e madhe në botë e ulcerës do të bjerë mbi njerëzit e matrikuluar në ballë ose në dorë nga sistemi i detyruar i Antikrishtit në emër të sigurisë botërore kundra terrorizmit dhe evazionit fiskal (Zbulesa 16:2). Kupa e dytë do të derdhet mbi det, ku ndotja më e madhe në botë vjen si pasojë gjakut, ku deti do të kthehet totalisht në gjak, dhe që të gjithë gjallesat e saj ngordhin. (Zbulesa 16:3-7). Kupa e tretë do të derdhet mbi lumenjtë, ku ndotja më e madhe në botë vjen si pasojë e gjakut, vazhdon me burimet e ujërave të lumenjve, ku gjithashtu edhe këtu gjallesat e saj ngordhin totalisht (Zbulesa 16:3-7). Kupa e katërt do të derdhet mbi Diellin, për tu përzhitur njerëzit me zjarr në mbarë botën (Zbulesa 16:8-9). Kupa e pestë do të derdhet mbi fronin e Antikrishtit, ku mbretëria e saj u errësua dhe njerëzit kafshojnë gjuhët e tyre nga dhembja. (Zbulesa 16:10-11). Kupa e gjashtë do të derdhet mbi lumin Eufrat për ta tharë atë dhe për të hapur njëkohësisht rrugën e mbretërve nga lindja ndaj pushtimit dhe grumbullimit të forcave të ndryshme ushtarake njerëzore të udhëhequr nga tri lloj frymërash demonësh, që dalin nga goja e profetit të rreme dhe e Antikrishtit. Kjo gjë bëhet për të përgatitur rrugën e betejës së madhe në Luginën e Megiddos në Izrael kundra Perëndisë, ndaj kundërshtimit të Zotit Jezus kur të vijë Ai nga qielli për ardhjen e tij të dytë (Zbulesa 16:12). Kupa e Shtatë do të derdhet në erë, ku zëra dhe vetëtima do të dëgjohen gjithandej, do të bjerë breshër me peshë gati 33 kg, do të bjerë një tërmet që bota nuk e ka parë dhe ndodhur me pare atë ditë, Jeruzalemi ndahet në tri pjesë dhe mbarë qytet e gjithë botës do të bien dhe çdo mal dhe ishull nuk do të gjendet më (Zbulesa 16:1-21). Këto ishin vetëm 21 gjykimet, por bibla ka plot ngjarje të tjera, ku ndër të tjera flet për njohjen e kohërave së rrëmbimit të besimtarëve, ku çelësi kohës është rikrijimi themelimit të shtetit të Izraelit në 1948, ajo flet për paqen që do të arrihet midis Izraelit dhe Palestinës dhe Arabeve me ndërmjetësimin e vetë të njeriut të mëkatit. Ajo flet për ngritjen e tempullit të tretë në Izrael, ku Antikrishti do të kërkojë adhurim ndërkombëtar mbas rringjalljes bujshme dhe të rrejshme për sytë e njerëzve. Ajo flet për holokaustin e radhës, për fatkeqësitë e përmendura këtu me imtësi, flet për shpëtimin e domosdoshëm të shpirtit njerëzor ndaj shkuarjes në parajsë dhe jo ferr, flet për të shpirtrat e shpëtuar dhe ato të pashpëtuar, flet për globalizimin dhe ringritjen e perandorisë së vjetër Romake të lashtë, që sot quhet ndryshe BE. Bibla flet për shtimin e aktivitetit satanik dhe demonik, ku tashmë në USA ka mjaft baza nëntokësore që po eksperimentohet me qelizat dhe adn njerëzore për të përzierë njeriun me demonët dhe engjëjt e rënë ndaj shfaqjes së tyre përfundimisht në kohën e duhur, ku në fakt bota dhe shkencëtarët i quajnë UFO. Ajo flet për paqen e rreme botërore, që sot quhet Rendi i ri botëror. Mbas 21 gjykimeve të Biblës, Zoti Jezus Krisht sipas Fjalës së tij, do të vij për së dyti, por këtë herë do të vij me autoritet Mbretëror për të gjykuar dhe mbretëruar në Izrael dhe drejtuar botën për 1000 vjet, ajo flet për Jeruzalemin qiellor 2400 km x 2400 km x 2400 km që zbret si dhuratë nga Parajsa, flet për gjykimin dhe gjyqin përfundimtar e shumë tema të tjera specifike për realitetin tonë dhe atë të së ardhmes. Bibla flet për të ardhmen e mrekullueshme, ajo është shpresa e besimtarëve qofshin gjallë apo qofshin duke ndërruar jetë nga kjo jetë shtegtare. Këto janë gjykimet e Zotit Jezus për ata që nuk duan ta pranojnë për atë që Ai është në të Vërtetë, ata që do të duan më shumë informacion le të lexojnë Biblën nga Dhiata e re apo nga Dhjata e vjetër. Aty do të gjeni shpëtimin dhe shpresën e jetës së përjetshme dhe jo shpresën se kur do të vij fundi i botës dhe i jetës se tyre vetjake?! Shpirti i njeriut është krijuar për të qenë i pavdekshëm edhe mbas vdekjes fizike! Dilema është që përjetësinë do ta kaloni në prezencën e Tij, apo në prezencën e gjykimeve të tij të përjetshme. 1 Gjonit 5 10-13: ”Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij”. Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Gjoni 3:36: ”Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” gjatë gjithë përjetësisë. Zoti Jezus ka thënë: Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet. Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t`i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë. Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit“. Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit. Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën. “Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t`ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit“. Dhe Fryma dhe nusja thonë: “Eja!“. Dhe ai që dëgjon le të thotë: “Eja!“. Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës. (Zbulesa 22:11-17).
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 23:20:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015