Prokurorët e rinj në rrethe, Adriatik Llalla: Ashpërsi me këdo - TopicsExpress



          

Prokurorët e rinj në rrethe, Adriatik Llalla: Ashpërsi me këdo që cënon rendin TRIANE- Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, hapi sot mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë, në të cilën u diskutua kandidaturat që do t’i propozohen titullarit të institucionet për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, brenda një kohe të shkurtër, Këshilli i Prokurorisë pritet të marrë në shqyrtim kandidaturat për drejtues të Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Vlorë dhe Kurbin. Prokurori i Përgjithshëm, në fjalën e tij para Këshillit të Prokurorisë, theksoi rëndësinë e këtij organizmi konsultativ në ndihmesë të titullarit të institucionit dhe e vlerësoi si “një filtër rëndësishëm për të promovuar vlerat më të larta të stafit”. Lidhur me drejtuesit e prokurorive, z. Llalla u shpreh se “kjo detyrë, për këdo që do të promovohet në pozicion drejtues, më shume se sa një sfidë e fituar, është një sfidë e pafilluar. Ai theksoi gjithashtu se “ky është një mesazh jo vetëm për drejtuesit e rinj, por edhe për ata kolegë që janë promovuar në këto kohë; pozicionet nuk janë të hipotekuara dhe cilido prokuror, në çdo nivel, është dhe do të jetë në monitorim të vazhdueshëm për cilësinë e punës së tij”. Lidhur me situatën kriminale të ditëve të fundit, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se “ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj personave të dyshuar është vendosur masa e sigurisë me burg. Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cënon rendin dhe sigurinë publike
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 14:19:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015