Pyetje: Çfarë të drejtash kam mbi burrin tim? Të drejtat - TopicsExpress



          

Pyetje: Çfarë të drejtash kam mbi burrin tim? Të drejtat që gruaja gëzon karshi burrit të saj në Islam janë të qarta. Në këtë kontekst përmendim në mënyrë të përmbledhur sesi: - Islami porosit bashkëshortin që të sillet sa më mirë me bashkëshorten e tij dhe të çojë një jetë sa më të mirë me të, - Islami i ka ngarkuar bashkëshortit përgjegjësinë për të shpenzuar për bashkëshorten e tij dhe për të mbajtur familjen, - Islami ia ka ndaluar bashkëshortit që ai ta prek pasurinë e bashkëshortes së tij pa lejen e saj, - Islami ia ka bërë të qartë bashkëshortit se prej kritereve të mirësisë dhe dinjitetit të tij është që ai të sillet sa më mirë me bashkëshorten e tij, - Islami ka legjitimuar për bashkëshorten të drejta të barabarta me ato të burrit të saj, përveçse në çështje që janë specifika burrërore. Të gjitha gjërat që u përmenden më lartë mbështeten në thënie kuranore dhe hadithe autentike.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 09:21:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015