Për kureshtarët – Astrologji kelte Të njohim drurët - TopicsExpress



          

Për kureshtarët – Astrologji kelte Të njohim drurët pyjorë, të zbulojmë çfarë peme i përkasim ... Krahaso cilësitë e tua, duke ditur datëlindjen! 1 janar - 11 janar (Druri i bredhit) – Pema e misterit Me shije të jashtëzakonshme, plot dinjitet, pëlqen gjthçka të mirë, me humor të ndryshueshëm, kokëfortë, me prirje egoizmi, shumë ambicioz, mbi te gjitha i talentuar, dashnor i pakënaqur, me shumë miq e armiq, shumë seioz. 12 janar – 24 janar (Druri i vidhit) - Pema e fisnikrise dhe e kujdesit Me veshje plot shije, me kerkesa modeste, nuk fal gabime, i pelqen te udhëheqë, por jo të bindet, i ndershëm dhe partner besnik, i pëqen të vendosë për të tjerët, bujar e praktik, me sens humori. 25 janar – 3 shkurt (Druri i qiparisit) - Pema e besnikërisë I fortë e muskuloz, i përshtatshem në jetë me ate çfarë i ofron ajo, kërkon para e dije, urren vetminë, dashnor i pasionur, që nuk kënaqet lehtë, besnik, me humor të ndryshueshëm, pedant e i shkujdesur. 4 shkurt – 8 shkurt (Druri i plepit) - Pema e pasigurisë Shumë i bukur, jo shumë me besim në vetvete, me kurajo në rast nevoje, ka nevojë për vendosmëri dhe shoqëri të këndshme, i pëlqen rrëmuja, natyra artistike, organizator i mirë, partner shumë serioz. 9 shkurt – 18 shkurt (Druri i cedrit) - Pema e mirëbesimit Një bukuri e rrallë, di si të përshtatet dhe i pëlqen luksi, ka shëndet të mirë dhe jo drojtje, ka prirje të zbrapset, të tjerët do t’i shohë poshtë vetes, i vendosur deri në padurim, me shumë talent dhe etje për punë, në kërkim të dashurisë së vërtetë, i aftë për vendime të shpejta. 19 shkurt – 28 shkurt (Druri i pishës) - Pema e veçantisë Pëlqen shoqërinë e këndshme, shumë i fortë, ndërton jetë të rehatshme, shumë aktiv e natyral, shok i mire, por rrallë miqësor, bie lehtë në dashuri dhe pasioni i shuhet shpejt, dorëzohet lehtë, kundër gjithçkaje, derisa gjen diçka ideale, jo shumë besues, praktik. 1 mars – 10 mars (Druri i shelgut lotues) - Pema e melankolisë I mrekullueshëm, melankolik e tërheqes, i ndjeshëm, ka shije dhe pëlqen të mrekullueshmen, ëndërrues, nuk gjen pushim, kapricoz e i ndershëm, kërkues me intuitë, vuan në dashuri, partneri është mbështetje për të. 11 mars – 20 mars (Druri i blirit) - Pema e dyshimit Jetën e kërkon tek e fshehta e komplikuar, urren luftën, ka strers, por i pëlqen ta kalojë me stres, i qetë e i ngadalshëm, sakrifikon për miqtë, me shumë talent, por jo këmbëngulës, me ankesa, shumë xheloz, por besnik. 21 mars – 31 mars (Druri i lajthisë) Pema e të jashtëzakonshmit/es I këndshëm e pa kërkesa të tepërta, shumë i kuptueshëm, luftëtar për kauzën sociale, popullor, i ndryshueshëm, dashnor kapriçioz, i ndershëm, partner tolerant, me sens të përpikët gjykimi. 1 prill – 10 prill (Druri i vodhzës) - Pema e ndjeshmërisë I çiltër e plot lezet, jo egoist, i pëlqen jeta në lëvizje, duke paraprirë, kërkon jetë pa komplikacione, është në të njëjtën kohë i varur e i pavarur, ka shije të hollë artistike dhe me emocione, kërkon përherë shokë të mirë, nuk fal lehtë. 11 prill – 20 maj (Druri i panjës) - Pema e pavarësisë Person jo i zakonshëm, plot imagjinatë e origjinalitet, i rezervuar e ambicioz, krenar e vetëbesues, në kërkim të të rejave, shpesh nervoz e me komplekse, kujtesë të mirë, mëson lehtë, jetë në dashuri të komplikuar, kërkon të jetë impresionues. 21 maj – 30 qershor (Druri i arrës) - Pema e pasionit Nuk gjen prehje, i çuditshëm e plot kontraste, shpesh egoist, agresiv, aristokrat me horizont të gjerë, reagon papritur, spontan me ambicje pa kufi, partner i vështirë e i pazkonshëm, jo shpesh i pëlqyer, por jo pak i admiruar, strateg i paparashikuar, shumë xheloz e pasionant, nuk bën kompromise. 1 qershor – 14 korrik (Druri i plepit të egër) - Pema e dyshimit Duket i zbukuruar, jo me shumë besim në vetvete, kurajoz vetëm kur është e domosdoshme, ka nevojë për më shumë kurajo dhe shoqëri të këndshme, shpesh i vetmuar, pëlqen rrëmujën, ka natyrë artistike, organizator i mirë dhe i pëlqen të shëtisë në filozofi dhe i orientuar në çdo situatë, është partner serioz. 15 korrik – 24 gusht (Druri i gështenjës) - Pema e ndershmërisë Nje bukuri e pazakontë, nuk të impresionon, i drejtë, me interesa të mëdha, diplomat i lindur, irritohet lehtë, i ndjeshëm në shoqëri, me pak besim te vetja, vepron me ndjenjë superioriteti, dashuron vetëm një herë në jetë dhe partnerin e gjen vështirë. 25 gusht – 3 shtator (Druri i frashërit) - Pema e ambicjes Tërheqës i pazakontë, i gjallë, impulsiv e me kërkesa, ambicioz, me talent, i pëlqen të luajë me fatin, egoist, i kujdesshëm e besnik në dashuri, partner serioz, shpesh dëgjon më shumë zemrën se arsyen. 4 shtator – 13 tetor (Druri i shkozës) – Pema e shijes së mirë I ëmbël e i pashëm, ka shije për jetën dhe pamjen, nuk është egoist dhe kërkon jetë të rehatshme, është i disiplinuar e i ditur, partner emocional dhe kërkon dashuri romantike, beson pak, jo i vendosur, shumë i ndërgjegjshem, ndihmon shoqerine, eshte njeri ku mund te mbeshtetesh. 14 tetor – 31 tetor (Druri i lisit) - Pema e trimërisë Me natyrë të fortë, i pamposhtur dhe gjithnjë në veprim, i pavarur në gjithçka, nuk i pëlqen të ndryshojë, këmbëngulës për të arritur gjithçka, me këmbë në tokë e mëndje të kthjellët, i punës e i veprimit. 1 tetor – 15 nëntor (Druri i fikut) - Pema e qëndrueshmërisë I fortë, me dëshirë për t’u shërbyer të tjerëve, nuk pëlen kundërshtitë dhe argumentet, pëlqen familjen e tij dhe kafshët, ka shumë humor dhe ide, eshte praktik dhe inteligjent. 16 nëntor – 31 dhjetor (Druri i ahut) - Pema e krijuesit Ka gusto dhe pamje, organizon mirë jetën, pëlqen aventurën dhe flirtimin, është i dashuruar dhe don ta dashurojnë, zemërgjerë e me talent, optimist e i vendosur, jeton të sotmen dhe në imagjinatë pret të ardhmen.
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 19:44:07 +0000

Trending Topics



margin-left:0px; min-height:30px;"> **************WORLD CUP 2014 MESSI HAS DISAPPOINTED ME***GARY

Recently Viewed Topics




© 2015