Për të dytin vit radhazi Tirana Business University do të - TopicsExpress



          

Për të dytin vit radhazi Tirana Business University do të organizojë “Java e Sipërmarrjes Shqiptare”, në 18-22 Nëntor. Organizimi i kësaj jave, që do të jetë e mbushur me aktivitete të shumta gjatë të gjitha ditëve, synon që të sjellë më afër vëmëndjes së studentëve, pedagogëve, biznesmenëve, politikanëve, etj, rolin që mund të luajë dhe rëndësinë që mund të ketë sipërmarrja, për reduktimin e problemeve të rënda sociale si papunësia, mbrojtja e mjedisit, ruajtja e traditave dhe vlerave më të mira të komuniteteve lokale dhe kombëtare, si edhe për rritjen e mirëqënies dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Do të organizohen leksione të hapura, forume diskutimi dhe simpoziume, ku do të trajtohen tema të tilla si: • Roli, politikat dhe programet e komisionit të bashkimit evropian për sipërmarrjen; • Modeli Izraelit i zhvillimit ekonomik, bazuar mbi sipërmarrjen dhe inovacionin dhe mundësitë e zbatimit të tij edhe në shqipëri; • Sipërmarrja në shqipëri, problemet, analiza, diskutime dhe rekomandime për nxitjen e sipërmarrjeve të reja dhe mbështetjen e atyre ekzistuese • Sipërmarrja shqiptare – Histori Suksesi; Në këto aktivitete janë të ftuar për të marrë pjesë, student, pedagogë të TBU dhe universiteteve të tjera, sipërmarrës, biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme të biznesit dhe të shoqërisë civile, si edhe të interesuar të tjerë, të cilët do të kenë mundësi që të bëjnë pyetje dhe diskutime mbi cështjet e prezantuara. Ju mirëpresim!
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 22:41:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015