Përgjigje në disa dilema rreth agjërimit Kategoritë të cilat - TopicsExpress



          

Përgjigje në disa dilema rreth agjërimit Kategoritë të cilat lejohen të mos agjërojnë: Siç dihet ekzistojnë arsye për shkak të cilave Allahu i Madhërishëm tërësisht ose përkohësisht liron nga detyrimi i agjërimit. Këto arsye janë: sëmundja, shtatzënia, gjidhënia, puna e rëndë dhe udhëtimi. Këtu shkurtimisht do ta shpjegojmë çështjen e punës së rëndë fizike dhe sëmundjes, sepse ato janë aktuale dhe rreth tyre ka më shumë dilema. Personat të cilët bëjnë punë të rënda fizike gjatë të cilave ata humbasin sasi të mëdha të lëngjeve, ashtu që agjërimi mund ta rrezikojë shëndetin e tyre, ata kanë justifikim (udhr) të ndërprejnë agjërimin dhe pastaj (më vonë) t’i agjërojnë ditët e humbura sipas ajetit kuranor: "…ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju…” (El-Bekare, 185) Ajo çfarë mund të çojë deri në sëmundje apo në ngadalësim të shërimit mund ta ketë trajtimin e sëmundjes. Në ditët e fundjavës apo ditët e pushimit, nuk ka asnjë justifikim për të mos agjëruar. Gjithashtu, juristët islamë besojnë se njerëzit në raste të ngjashme duhet të bëjnë nijet për agjërim dhe ata mund ta prishin agjërimin e tyre vetëm atëherë kur ata ndjejnë vështirësi të madhe për shkak të agjërimit. Në fakt, nuk do të ishte e drejtë të veprohet e kundërta e kësaj që u tha, dmth. që ajo ditë fare të mos agjërohet për shka të punës së planifikuar, sepse Allahu mund të japë mundësi të agjërosh bukur dhe të shtyhet puna e planifikuar, apo për diçka për të pamundësohet. Sëmundja për shkak të cilës lejohet mos qgjërimi është sëmundja e cila agjëruesit i shkakton probleme të mëdha dhe dhimbje, apo për shkak të agjërimit përkeqësohet, përkatësisht më ngadalë shërohet. Vlerësimin e kësaj situate bën vetë personi në bazë të përvojës tij ose në bazë të mendimit të një mjeku të besueshëm musliman. Të gjithë juristët muslimanë pajtohen se ekzistojnë dy lloje të pacientëve të cilët janë të lejuar të mos agjërojnë dhe atë: pacientët me sëmundje të përhershme dhe të sëmurët me sëmundje akute. Ata me sëmundje të përhershme, të pashërueshme, për çdo ditë të humbur të agjërimit të ramazanit duhet të japin fidje, dmth të ushqejnë një të varfër. Lloji i dytë i pacientëve është pacienti për shërimin e të cilit ka shpresë, dhe ai për shkak të sëmundjes gjatë ramazanit nuk agjëron, por pas ramazanit, i kompenzon (me agjërim) ditët e humbura. Të theksojmë se personi i cili për shkaqe të arsyeshme nuk agjëron nuk duhet kët ta shfaqë publikisht, kurse disa dijetarë mendojnë se (personi i tillë) është i obliguar, i detyruar, nga respekti për ndershmërinë e muajit ramazan, të shmanget nga konsumi publik i ushqimit apo pijeve. Duke pasur parasysh se ekzistojnë sëmundje më të lehta me të cilat edhe mund të agjërohet, dhe se gjatë agjërimit mund të përdoren disa medikamente të caktuara dhe mund të kryhen disa ekzaminime mjekësore dhe disa trajtime mjekësore, ne këtu do t’i përmendim, me kusht që mjeku musliman është i detyruar ta këshillojë pacientin në aspektin e testeve dhe trajtimeve mjekësore, si dhe t’i propozon shtyrjen e formave të theksuara të ekzaminimit dhe trajtimit pas iftarit, ose pas ramazanit, në qoftë se ajo nuk do të shkaktojë dëme dhe nuk do të keqësojë gjendjen e pacientit. Medikamentet dhe trajtimet mjekësore të cilat nuk e prishin agjërimin janë: 1. Pikat për sy, pikat për vesh, larja e veshit, pikat ose spray për hundë, në qoftë se i shmangemi gllabërimit të substancës që shkon në fyt; 2. Tabletat të cilat vendosen nën gjuhë kundër ngulfatjes në gjoks (angina pectoris) apo ndonjë bar tjetër që përdoret në një mënyrë të tillë me kusht që të shmanget gëlltitja e substancës së barit që arrin në fyt; 3. Shërimi, trajtimi ose nxjerrja e dhëmbit, heqja e gurëzve, mbajtja e higjienës orale me brushë dhëmbësh apo me misvak, duke u shmangur gllabërimit të asaj që arrin në fyt; 4. Shpëlarja e hundës, fytit, ose përdorimi i barnave të gojës për trajtim lokal të zgavrës së gojës, duke u shmangur gllabërimit të asaj që arrin në fyt; 5. Marrja e injeksioneve: intravenoze, nënlëkurore (aplikimi nënlëkuror i medikamentit) dhe të muskujve - muskulare, me përjashtim të infuzionit dhe lëngjeve; 6. Oksigjeni dhe anestetiket inhalator me përjashtim të atyre që jepen në tretje të infuzionit; 7. Substancat të cilat zhyten në trup nëpërmjet lëkurës: kremat, mehlemet dhe përbërjet kimike dhe mjekësore të barërave; 8. Vjellja padashur, pashkaktuar, ndryshe nga vjellja e detyruar qëllimisht. preporod/index.php/vjera/islamske-teme/3661-odgovori-na-neke-dileme-oko-posta.html
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 15:16:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015