Përkufizimi i homoseksualizmit Që ka marrëdhënie seksuale - TopicsExpress



          

Përkufizimi i homoseksualizmit Që ka marrëdhënie seksuale me dikë tjetër të të njëjtit seks, a që ka dëshira të tilla në kundërshtim me vetë natyrën. Homoseksual, ashtu siç quhet burri që tërhiqet nga i njëjti seks, quhet edhe gruaja që tërhiqet nga një femër tjetër. Homoseksualizmi është një devijim seksual, që njihet më së shumti tek burrat. Një fenomen i tillë u njoh për herë të parë tek populli i Lutit në Palestinë në zonën me emër Sodom. Homoseksualiteti nuk trashëgohet, për një arsye të thjeshtë, pasi homoseksualët nuk martohen dhe duke mos u martuar nuk ka si të kenë fëmijë. Por edhe nëse fëmijët rriten në një mjedis të tillë, të degjeneruar moralisht, nuk është e thënë që të trashëgojnë perversitetin seksual. (Enciklopedia psiko-seksuale e autorit Abdul Munim El-Hanefij. Faqe 734-736) Deri në kohët e vona homoseksualiteti renditej tek sëmundjet mendore. Vetëm në konferencën e doktorëve të sëmundjeve mendore, të mbajtur në Amerikë në vitin 1973, u hoq homoseksualiteti nga lista e sëmundjeve nervore. Që atëherë, homoseksualët perversë, konsiderohen si njerëz normalë! Me këtë ndryshim, homoseksualët filluan të shfaqen dhe shtohen në shoqëri, pasi tashmë konsideroheshin normalë, nuk kishin frikë se mund të humbasin vendin e punës dhe nuk shiheshin me përçmim nga shoqëria siç ndodhte më parë. Më pak se dhjetë vite më vonë, në vitin 1981, filluan të shfaqen sëmundje të panjohura më parë. Zoti thotë në Kuranin famëlartë: se ai është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha, paralajmërim për njerëzit. (Mudethir, 35-36) Homoseksualiteti dallon nga imoraliteti (zinaja), pasi edhe pse në rrugë të paligjshme, raca njerëzore shtohet edhe me zina. Ndërkohë që homoseksualiteti e kërcënon ekzistencën e racës njerëzore. Sipas Organizatës ndërkombëtare të shëndetësisë, numri i të prekurve me virusin vdekjeprurës të Sidas, në vitin 2000, ishte dyzet milionë. Shumica e tyre nga vende të zhvilluara. Një nga rrugët kryesore të përhapjes së kësaj sëmundjeje janë marrëdhëniet seksuale mes të njëjtit seks.
Posted on: Wed, 16 Oct 2013 15:16:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015