Përpjekja në përhapjen e së vërtetës dhe informacionit të - TopicsExpress



          

Përpjekja në përhapjen e së vërtetës dhe informacionit të saktë është një betejë e madhe, që nuk bën të lihet pas dore, as të neglizhohet dhe as të zhvlerësohet.. Gjithmonë duhet që informacionin që dëshirojmë ta shpërndajmë fillimisht ta dokumentojmë, pastaj ta përzgjedhim në përputhje me kontekstin dhe pastaj ta publikojmë.. Dokumentimi i informacionit imponon që të bëhet publik burimi i tij dhe kjo duhet vepruar në çdo ripublikim.. Faktet është tepër e rëndësishme që të publikohen sa më gjerësisht që të jetë e mundur, pasi kësisoj së paku arrijmë të përmbushim një detyrim tonin ndaj njerëzve dhe popullit tonë, të cilët ndoshta nuk kanë kohë të mjaftueshme për të depërtuar tek shumë prej fakteve.. Elementë shumë të rëndësishëm në përçimin e informacionit janë edhe kreativiteti i përdorur për të ndriçuar të vërtetën, përmbledhja e ajkës më të rëndësishme që vjen në të për njerëzit që i rrethon kjo e vërtetë dhe paskëtaj shpërndarja e saj në tërë gjerësinë e mundshme publike, në të gjitha portalet dhe faqet e internetit, si dhe në të gjitha blogjet [grupet].. https://facebook/SolidarizohuMeShumicenEPopullitEgjiptian
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 21:05:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015