RAMA E NJEH SHUMË MIRË LULZIM BASHËN, IA KAM TREGUAR DHE DO - TopicsExpress



          

RAMA E NJEH SHUMË MIRË LULZIM BASHËN, IA KAM TREGUAR DHE DO T’IA TREGOJ PËRSERI SHUMË MIRË SE KUSH JAM, NE RASTIN MË TË PARË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në mbrëmjen e 19 shtatorit 2013 në Tv Klan dhe Klan HD -Keni bërë një karrierë të suksesshme në shumë pak vite si anëtar i PD-së, si e shpjegoni kete? Padyshim shanset dhe oportunitet kane qene shume te medha. Besoj se me performancen time kam justifikuar kerkesat PD-se. Ka qene nje sfide, por duke kombinuar mundesine qe PD dhe demokratet, si dhe lideri i saj historik me dhane ne keto momente, qytetaret me kane votuar tre here, si dhe duke kombinuar vetite personale te cilat i kam vene ne funksion te agjendes se qytetareve shqiptare, kam treguar se ne keto sfida di te dal fitues dhe te kthej ne te mire por shoqerine shqiptare. A e keni kuptuar se i keni humbur zgjedhjet? Sigurisht qe po. Ne kete studio une kam degjuar shume analiste per zgjedhjet dhe rezultatin e PD. Kam qene i perfshire ne nje proces gare dhe ku ka qene nevoja per nje analize per shkaqet subjektive te humbjes. Ne u thame shqiptareve se vendi eshte ruajtur nga recensioni. Pavaresisht prej situates ekonomike ne rajon, fale politikave tona ne ia dolem te ruanim vendin nga recensioni. Ne kemi pranuar qe me 23 qershor triumfoi nje platforme tjeter, e cila perbehej nga nje sere premtimesh. Premtime qe ne i cilesojme utopiste, te rrezikshme dhe populiste dhe mashtruese ne raport me votuesit. Por votuesit zgjodhen kete alternative qe iu premtoi 300 vende pune, heqjen e tvsh per shporten e ushqimeve, shendetesi falas. nje pakete te tille qe ne nuk mund ta benim sepse keto jane premtime te pambajtshme. Ne morem per kete arsye kete rezultat qe do te jete objekt i nje analize te detajuar, qe do te nise me nisjen e procesit te zgjedhjeve ne pak jave. PD ka nisur punen per te reflektuar mbi rezultatin dhe per te ndertuar platformen e saj per te triumfuar. Detyra e opozites tashme eshte e trefishte. E pare ne rend te dites eshte te nxjerre hapur para shqiptareve axhenden e zhberjes dhe e vitit zero me te cilen ky kryeminister kerkon te filloje. Detyra jone eshte qe t’i tregojme shqiptareve se cfare kerkon te beje Rama. Ka nje rekord punesh qe ne kemi bere dhe nuk jemi ne vitin zero. Ky rekord eshte sot ne shenjester te sulmeve te maxhorances, e cila kerkon te riktheje vitin zero. Cfare opozite do te beni? Ne nuk do te jemi pengues dhe bllokues per integrimin. Kjo opozite dha te gjithe kontributin e saj si mazhorance per marrjen e statusit kandidat. Ne do te votojme pa asnje kusht cdo mase qe shkon qe shkon ne drejtim te integrimit evropian te vendit. Ne nuk do te jemi ne asnje moment opozite bllokuese. E dyta do te jemi nje opozite propozuese, konkrete, moderne, krijuese. Nje opozite e cila per cdo fushe te jetes do te kete alternativen e vet me ate cka i ofrohet shqiptareve, por do ta bejme kete pasi shqiptaret ka kene kuptuar me fakte dhe argumente se ajo cfare kane zgjedhur nuk eshte e drejte. Sigurisht qe kjo mazhorance e ka per detyre qe te mbaje premtimet pasi fale ketyre premtimeve ka ardhur ne pushtet. Shqiptaret presin nga opozita qe te mos i lene asnje minute paqeje qe kjo mazhorance te mbaje premtimet. Premtime e tyre jane utopike dhe te rrezikshme per Shqiperine. Madje une them se nuk ka te keqe qe ata te terhiqen nga premtimeve te tyre, sic kane filluar te bejne. Por ketu prishet kontrata mes qeverise dhe dinjitetit te njerezve. Nuk mund te lejojme qe neser sikunder sot nje mazhorance te vije me premtime te bujshme por te pambajtshme dhe neser te beje sikur nuk i ka bere. Ne kete perballje parlamentare mazhoranca nuk shpalosi ate qe duhet te ishte programi i qeverise, por e ktheu ne nje gjuhe urrejtje ndaj opozites. Nuk eshte normale qe Rama te nise javen e tij te dhenderimit politik duke sulmuar opoziten. Sulmi i tij nuk ishte gafe politike, pasi eshte shume e lehte ta thuash kete. Por qe ne fillim pati nje perpjekje per te shkelur opoziten. Ky ishte nje moment i rende per historine e parlamentit dhe zoti kryetar i parlamentit e cilesoi shaka, por nuk ishte e tille. Por PD nuk trembet kollaj, ishte partia qe shembi komunizmin. Dhe nuk trembet, por vetem forcohet dhe mobilizohet. Kjo ka te beje me nje kulture demokratike qe nuk pranon me kercenime ndaj opozites, pasi mbetet tregues i nje fryme urrejtjeje. Si i keni marredheniet me Ilir Meten? E kam uruar per zgjedhjen kryetar dhe me ka uruar per zgjedhjen si kryetar. Braktisja e seances ishte reagim apo projeksion? Ky diskurs i Rames pranohet ne fushate zgjedhore dhe jo ne fjalimin e pare ne parlament, ku duhej te shpjegonte programin. Ndaj kesaj kishte dy zgjidhje. Zgjidhja e pare ishte te bllokohej parlamenti me metoda parlamentarizmi. Ka forma te ndryshme. Ka menyra te ndryshme bllokimi. Por ne nuk e zgjodhem kete. Ne zgjodhem nje akt me te civilizuar. Ne zgjodhem refuzimin e gjuhes se urrejtjes. Opozita mund te bllokonte seancen. Por ne zgjodhem te refuzonim gjuhen e urrejtjes qe te mos e perserise me. Reagimi i grupit parlamentar pati mbeshtetjen time qe ne momentin e pare. Ne 2015 po me thoni qe s’do rikandidoni me per Bashkine e Tiranes? Une them t’ia leme kohes kete. Jeni kryetar i 5-te i kesaj partie. Megjithese ne PD njihet sikur ka qene per 23 vjet vetem Berisha. Cili do jete roli i Berishes ne parti, dhe a ndjeni peshen e tij? E para ka te beje me rolin tim si kryetar i PD-se. Eshte patjeter nje nder per mua, per mbeshtetjen e madhe qe kam marre. Eshte se dyti nje pergjegjesi e jashtezakonshme, nje pergjegjesi historike te drejtosh nje force historike dhe eshte po keshtu nje vendosmeri nje besim i madh i imi per ta udhehequr kete force politike drejt nje horizonti te ri. Kjo parti ka fatin te kete aktiv kryetarin e saj historik, sikunder dhe te tjere themelues dhe njerez me vizion qe kane dhene gjithcka per kete force. Kam raporte shume te mira me Berishen. Persa i perket rolit te Berishes, nuk besoj se e ve dikush ne dyshim se Berisha mund te rikandidonte dhe te fitonte ne menyre te bindshme. Nuk besoj se e ve njeri ne dyshim qe Berisha ka energji te pashtershme. Pra eshte nje zgjedhje e Berishes qe ka te beje me orbiten e tij, si lider i opozites, i kryeminister, si president. Vendimmarrja e tij eshte vendimmarrje qe i shkon kesaj orbite, ai mori vendimin qe kishte paralajmeruar qe do merrte. A eshte ky vendim i perkohshem apo i perhershem? Per kete besoj se zoti Berisha ka thene pergjigjen e tij dhe ju e keni te arkivat tuaja. Berisha me vendimin e tij nuk perket seres se lidereve qe thone pas meje kiameti, por i perket seres se lidereve moderne qe thone pas meje nje fryme e re. Ceshtja eshte qe Sali Berisha mbetet nje vlere e jashtezakonshme ne PD. Thone qe prania e Berishes, nuk u jep ju autonomi per te drejtuar PD? Keto jane ato kasandrat qe iu referuat ne fillim. Prania e nje gravitas si lloji i Berishes mund te thote se krijohet nje lloj ngerci mes tij dhe meje, por ky ngerc ekziston vetem ne disa mendje. Keto mendje nuk kuptojne se keto vlera si Berisha jane te pacmueshme dhe nuk perbejne ngerc por frymezim per te ecur perpara. Patozi dhe Olldashi thane se Berisha u perfshi ne garen e PD-se. A ishit ju i perzgjedhur i Berishen per kryetar te PD-se? Absolutisht jo, gara u be sipas rregullave te PD-se. Berisha nuk u perfshi per asnje sekonde te vetme ne gare. Ai mbajti ne menyre te plote paanesine dhe garantoi nje proces te drejte zgjedhor. A ka nje carje ne PD? Ne gare dhe ne momente te tilla secili ka ambiciet e veta. Ka pasur nje gare normale dhe s’ka si te kete carje per asnje arsye. Cila do te jete e ardhmja e konkurrenteve te tu ne PD, Olldashi, Patozi, Doda, etj? Nuk ka ne PD konkurrente apo kontestues te mi. Ka demokrate qe per ceshtje te ndryshme kane qendrime te ndryshme, dhe une kete e kam pare tek cdo demokrat. A ndjeni keqardhje qe nuk jeni ne sallen e parlamentit? Mund t’ju them se ne momente te vecanta do te doja te isha ne sallen e Parlamentit, por jo keqardhje. Keni nje koke ketu, nje te SHQUPI tha Rama, mund te thoni ku eshte koka e PD-se? Keto jane diversione te formes qe nuk arrijne te shprehin faktin qe kryeministri i ri nuk ka treguar thelbin. Te mos merzitet fare se PD e ka dhe e ka te vendosur koken duart, trupin dhe kembet. Rama duhet te jape llogari shqiptareve per premtimet e rrezikshme per demokracine dhe ekonomine. Rama e njeh shume mire Lulzim Bashen, ia kam treguar dhe do t’ia tregoj perseri shume mire se kush jam, ne rastin me te pare. A bashkepunoni me partite aleate te opozites? PD eshte nje parti e vlerave te gjitheperfshirjes. Ne jemi te hapur per bashkepunim me faktoret politike te qendres dhe qendres se djathte. LZHK eshte e lire te ofroje cdo forme bashkepunimi me te. Me partine e Bamir Topit? Eshte e qarte se PD ka bere cdo perpjekje per maksimalizimin e votes, edhe PD u ftua te jete pjese e koalicionit por zgjodhi te garoje e vetme. PD mbetet e hapur per bashkepunim me cdo force politike te qendres dhe qendres se djathte. Kushti eshte opozita e forte qe duhet t’i jape kesaj maxhorance. Cfare do beni me premtimet e Rames do t’i coni ne parlament? Ne i garantojme Rames mbeshtetje me vote per premtimet qe nuk i ka sjelle. Ai ka premtuar ne fushate se do te heqe tatimin per 5 ushqime baze. Premtoi po ashtu: Uljen e TVSH ne 6 per qind per energjine per konsumin familjar ne te gjithe Shqiperine. Tha se do te ule cmimin e naftes me 35 per qind. Premtoi pergjysmim te TVSH per fara dhe fidane. Brenda 100 diteve te para tha se do te heqe taksen e biznesit te vogel. Ne fushate ka premtuar statusin e minatorit dhe uljen e moshes se pensionit. Premtoi punesim ne cdo institucion per personat me aftesi te kufizuar. Gjithe keto gjera konkrete me te cilat u paraqit para qytetareve dhe mori vota, ai i ka hequr nga programi qeverises qe prezantoi ne Parlament. Ne do t’i tregojme qytetareve qe me keto premtime ai u mori voten dhe disa prej ketyre premtimeve jane te rrezikshme. Jane te rrezikshme per demokracine ne vend dhe per ekonomine e Shqiperise. Mashtrimi nuk tolerohen. Duhet qe ne cdo shoqeri te kete pasoja per mashtruesin. Ne nuk mund te leme qe kjo te trajtohet si nje gje e rendomte. Qe si dele te pranojme se politikanet jane mashtruese qe marrin voten dhe nuk bejne asgje. Nese Rama kalon bilancin e Berishen? Ne kete e urojme. Do te jete gje shume e mire. Per ne e rendesishme eshte mireqenia e shqiptareve. Ne jemi gati ta votojme shendetesine falas pa kontribute shteterore. Ju siguroj se ne do t’i rrime cekic mbi koke per mbajtjen e premtimeve. Si e gjykoni drejtimin e parlamentit nga Meta? Eshte heret per te folur. Gjykoj qe deri tani roli ka qene korrekt ne perjashtim te momentin kur u mundua te kalonte si shaka kercenimin me te rende qe nje kryeminister ka drejtuar ndaj opozites. A do ta coni ne Gjykate Kushtetuese vendimin e qeverise per heqjen e fotos se presidentit? Ne do te cojme ne Gjykate Kushtetuese vendimin per heqjen e fotos se presidentit. Pasi ka nje shkelje te Kushtetutes. Edhe kryetari i Kuvendit tha se do ta mbaje foton e Presidentit, ne respekt te Kushtetutes. Thelbi eshte se ky ishte nje akt qe shkon ne kundershtim me frymen. Pra ai reflekton vetem urrejtjen. Koha Jonë, 20 shtator 2013. Intervistës ia kemi hequr komentin e gazetës dhe ndryshuar titullin e publikimit të saj.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 08:59:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015