Ramiz LUSHAJ TERRORIZËM MBI RRUGËN - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ TERRORIZËM MBI RRUGËN DURRËS-PRISHTINË 1. Gjigandi amerikan Bektel, nga 17 prilli 2003, ka nisur zbatimin e një kontrate me 2.8 miliardë USD në 22 projekte për rindërtimin e Irakut, mirëpo ritmet e punimeve nuk kanë ecur drejt përfundimit në një të treten e tyre për arsyen e njohur: sulmet e panumërta terroriste në këtë vend. Megjithatë, Bektel, që, aktualisht, punon për të realizuar 1.100 projekte në mbi 60 vende të botës, ndër të cilat edhe pjesa e fronti më i vështirë në Rrugën Durrës-Prishtinë, nuk po tërhiqet nga Iraku pa i përmbushur terësisht detyrimet ndaj taksa-paguesëve amerikanë e misionit të tyre për rindërtimin e këtij vendi aziatik, ashtu siç nuk do të largohet as nga Shqipëria pa e përfunduar në qershor të vitit 2009 Koridorin e zhvillimeve e integrimeve shqiptare në hapësirat euro-atlantike. E njëjta pamje terroriste, fatkeqësisht, i shfaqet njërit prej gjigandëve ndërtimor të Universit, Bektelit Amerikan, edhe në Republikën e Shqipërisë, veçse më ndryshe: Terrorizmi është politik, i ofensuar e kulçedruar me bombardim politik, i kalkuluar snajperisht nga e majta në opozitë dhe i busulluar e revanshuar nga institucioni i “pavarur” i prokurorisë. 2. Vërtetë valët elektorale të dallgëzueme në tokën amerikane i kapën dy brigjet e oqeaneve Atlantik e Paqësor, por ato u tejshtrinë deri në brigjet e Oqeanit Indian, në thellësi të Gadishullit Arabik, duke e lagur edhe Bektelin e madh në Irak, ndaj opozita e majtë në Republikën e Shqipëri kërkoi t’i sillte këto valë elektorale edhe në shtigjet e saj politike lajkatare e lapanjose duke e futur Bektelin në nishan e piskamë në brigjet e lumit Fan e ngritë grepa e hedh rrjeta për Qeverinë e Sali Berishës në Tiranë. Në Amerikë ka një arsye politike për t’u sulmuar Bekteli 110 vjeçar, pasi, ndër të tjera, ka nxjerrë personalitete që kanë punuar në administratën e lartë republikane të presidentëve Nikson (1969-1974), Ford (1974-1977), Regan (1981-1989), Bush (1989-1993) dhe Xhorxh Ë. Bush, (2001-2009). Steven Bechtel, nip i Ëarren Bechtel, themeluesit të Bektelit, ka qënë këshilltar i presidentëve Nikson dhe Ford. George Pratt Shultz, ish-president i Bektel, ka qënë Sekretar Shteti (1982-1989) dhe në moshën mbi 80 vjeçare në Komitetin “Liri për Irakun”. Drejtori i Përgjithshëm i Bektel, Caspar Ëillard Ëiberberger ishte Sekretar i Mbrojtjes (1981-1987). Ëilliam Kenneth Davis, Zv/President i kërkimit bërthamor të Bektelit u bë Zv/Sekretar Shteti për Energjinë. Ëilliam Casey u emërua Drejtor i CIA në vitet 1981-1987. Gjenerali John J.Sheehan, me karrierë të sukseshme ushtarake (1962-1997) ka qënë edhe Komandant Suprem i Aleancës – NATO. Në administratën e Presidentit Xhorxh Ë. Bush cilësojmë: Riley P. Bektel, një nga më të pasurit e Amerikës e të Botës, në vitin 2003 ka qënë në Këshillin e Eksportit, që merret me marrëdhëniet tregtare me jashtë, ndërsa Ross J. Connelly në Korporatën e Investimeve Private me Jashtë, etj. etj. Nga Bektel, në këta dy shekujt e fundit, kanë kontribuar e kontribojnë shumë personalitete të saj në administratën republikane federale e të shteteve të veçanta, si në politikë, diplomaci, ushtri, CIA, FBI, USAID, etj. në poste të larta, me veprimtari të vlerësueshme, ndikim të njohur. Gjatë dy mandateve të Presidentit Klinton, (1993-2001), Bektel ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me angazhimet e veta në administratën e demokratëve. Megjithatë, Bektelit nuk i krijuan krizë as tërmetet e fundit financiare dhe as valët e elektoriadës presidenciale në Amerikë, ndërsa e majta në opozitë e sallakëria në prokurori duan të krijojnë, sipas tyre, një krizë politike “Uollstrit” në Shqipëri duke sulmuar me akuza Kryeministrin Sali Berisha si nismëtari, vizionari e qëndrestari i ndërtimit të Rrugës Durrës- Prishtinë dhe Lulzim Bashën si ministër i qeverisë së tij… Mirëpo, Bekteli, në gjigandizmin e vet, me rreth 20 mijë vepra në 140 shtete të botës, me të ardhura vjetore mbi 15 miliardë USD ( gati sa tre buxhete të shtetit shqiptar në vitin financiar më rekord – 2009), me potencial ekonomiko-financiar sa buxheti i 8 shteteve europiane për vitin 2007, me qindra personalitete të niveleve të larta, është dhe mbetet, në fillim të fillimit e në fund të fundit, Bektel Amerikan: përballë çdo dallge elektorale në vendin e vet, përballë çdo amplitude tërmeti nga të tjerët, përballë çdo qytetari të botës, ndërsa armiqtë e hapur dhe kundërshtarët e fshehur të Rrugës Durrës – Prishtinë do të mbesin antishqiptarë: përballë varreve e djepeve shqiptare, përballë Bektelit Amerikan e kilometrave të kësaj vepre madhore të shqiptarëve, përballë pasqyrës e prapanicës së vet. Opozita majtiste po iu bie papushim e me gërvallje lëkurave rjepanike të daulleve elektorale të saj për zgjedhjet e vitit 2009, me kuka e kukama politike, duke e keqtrajtuar spurdhjakisht Rrugën e Shqipëtarëve si “valle” sallake e sakate, me kaliografi, koreografi e regji të shëmtueme, sfumume e të mallkueme, duke pandehur somnabulisht se do ta djegin fitoren e sigurtë të së djathtës si “shaminë” gjatë kërcimit “Çohuni, Dy Rama e na hiqni një valle…!” (natyrisht - antikombëtare). Po, kësaj tylnaje e tymanje telenovelike, me amperime politiko-juridike të kalkulueme e të kronometrueme, i shkojnë për shtat, t’tharmë e sharmë, vargjet: “Viçat për daullen/ Lëkuren vet e japin/ Sipas ritmit të saj/ Vet e hedhin hapin”/. Gjuajtjet terroriste me top të Ram-ave në katrorë, të iksave apo ypsilonave, të faqezinjëve e jargaxhinjëve, kundër Rrugës Durrës-Prishtinë kanë me u rrgallë me rrokullisje të pandalun në gropën e zezë të historisë sonë kombëtare e kurrkush nuk ka me pyet se ç’thashethemnajë kënetore e sulmanjë gjarpnore u kryen në tonelata parafabrikate akuzash e lëgata faktesh ndaj kësaj kryevepre shqiptare të shek. XXI. A nuk ishte pijetar i madh Mbreti Gent, saqë edhe në rrethimin e Shkodrës në vitin 168 para Krishtit shterronte kupa me venë, por askush e asnjëherë nuk pyeti sa gota venë ka pirë ky mbret ilir, përkundrazi përmenden arritjet e tij: mbarë bota e pijnë ilaçin e tij “Gentiana”, në Perandorinë Romake i ngritën maozelium madhështor, emri i tij vlerësohet edhe në tekstet shkollore shqiptare. A nuk u lartësue me shpenzime kolosale qytet-shteti i madh antik me emrin hyjnor Apolonia, mbi lumin Vjosë, në vendbanimin e ilirëve taulantë, në vitet 750-850 para Krishtit? E dimë sa drahme apolonitë apo Euro ka vlerën e investimeve? Jo. A nuk u ngritë Kalaja e Rozafës në Shkodër, në vendin e labeatëve ilirë, në shek. V-IV para Krishtit, me sakrifica njerëzore deri në kufinjtë e legjendës? Mund të thotë ndokush sa milionë Euro kushtoi ndërtimi i saj? Jo. A nuk e sulmuen edhe me topa otomanët Kalanë arbnore të Krujës, kryefortesën e Skënderbeut, me themele në shek. V-VI pas Krishtit? Keni dëgjuar e lexuar sa milionë Euro kushtoi ndërtimi e rindërtimi i saj? Jo. Çdo shqiptar i ndezë dritat në shtëpi, por askush nuk pyet sa milionë dollarë ka kushtuar ndërtimi e shfrytëzimi i Hidrocentralit të Fierzës në Kaskadën e Drinit, por të thonë se është 500.000 KË dhe prodhon 1.8 miliardë KËh, e ndjekin me interes sa metra shkon kuota e mbushjes së liqenit të tij, etj. E këto vepra i mbetën memoriale historisë shqiptare në shekuj, si krenari për brezat, gëzojnë emra perëndish, vendesh, martirësh, heronjsh. E kështu ka me ndodhë edhe me Rrugën Durrës-Prishtinë. Askush nuk do të merret me lojën e shifrave të Prokurisë së Përgjithshme. Ne jemi brezi që do të punojmë e sakrifikojmë për këtë rrugë madhore, që bashkon Kombin e na lidh me Ballkanin, Europën e Botën. Kjo vepër ka me mbetë mbi këtë tokë epike, për këtë tokë etnike, për historinë e brezat, si krenari shqiptare, si një nga 7 Mrekullitë Shqiptare. E koha, në ecurinë e drejtësinë e saj, ka me ia dhanë emrin e vet domethënës: “Rruga Shqiptare e Sali Berishës”. 3. Në rast se do të bëhej një votim popullor e klasifikim shkencor, Rruga Durrës-Prishtinë do të renditej si një nga 7 Mrekullitë Shqiptare të të gjitha kohërave, ndërsa, i gjithë terrorizmi politik e juridik i superxhiruar e uturakuar ndaj saj do të përbënte një nga çuditë shqiptare në të gjitha kohërat. Një nga 7 Mrekullitë e Botës Moderne, Statuja e Lirisë në Nju York, ka historinë e vet shqiptare, të lidhur me emrin e trashëgimtarit më të fuqishëm të dinastisë shqiptare të Egjyptit (1805-1953), Ismail Pashës, nipi i Mehmet Aliut të famshëm. Shqiptari i ditur Ismail, i arsimuar në Francë e Vjenë, zotërues i disa gjuhëve europiane, ish-ambasador në Paris pranë Napoleonit III e në Romë pranë Papës, një nga ndërtuesit e reformatorët më të mëdhenj të Egjyptit, punoi për përfundimin e Kanalit të Suezit, rimodeloi Kajron duke i dhënë pjesës perëndimore pamje si të Parisit, ngriti në vitin 1874 pallatin madhështor Abedine Palace, (sot rezidenca zyrtare e Presidentit të Egjyptit), nga asnjë linjë hekurudhore ndërtoi 1.185 milje të tilla, nga 185 shkolla ekzistuese e çoi në 4.817 numrin e tyre, themeloi Operën e Kajros, (që rivalizonte me ato të Vjenës e Parisit), ngriti Muzeun e Artit Islamik, botonte 28 gazeta në Kajro e Aleksandri, etj. Biles e ftoi edhe gjeniun Xhuzepe Verdi të kompozojë opera me temë egjyptiane, si kryevepren operistike “Aida”, që u shfaq për herë të parë në përurimin e Kanalit të Suezit, etj. Ky shqiptar i madh, Ismail Pasha, donte të ngrinte një statujë gjigande në brigjet e Kanalit të Suezit, që të simbolizonte Egjyptin si “Dritë për Azinë”, ndaj, në vitin 1867, e thirri skulptorin e suksesshëm francez, 33 vjeçarin Frederik August Bartholdi, duke ia besuar talentit të tij këtë vepër madhore, duke i kërkuar t’i bënte disa ndryshime projektit, duke e frymëzuar e ndihmuar për të ecur në rrugën e realizimit të tij. Në vitin 1869 projekti i cilësuar “Statuja e Përparimit” ishte gati për zbatim, por u zvarrit e zvarrit duke mbetë pa u realizuar, gjersa Bartholdi, me dëshirën e vendosmërinë e tij, i frymëzuar nga realiteti i ri amerikan, i ndihmuar nga miqtë e tij francezë, mori rrugën për në Amerikën e Xhorxh Uashingtonit, ku, në vitin 1875, e vuri në jetë projektin e tij të famshëm të “Statujës së Lirisë”, duke paguar Franca për projektin e Amerika për piedestalin. Pse shqiptari i madh Ismail Pasha nuk e ndërtoi këtë mrekulli të botës moderne? Nuk përjashtohen ndikimet ndërkombëtare nga zhvillimet në Francë,synimet për zonë influence nga Anglia, Lufta Franko-Persiane, etj., por kryesore ishin sulmet e kundërshtarëve të hapur e të fshehur si brenda e jashtë Egjyptit për këtë investim të madh e me një simbolikë të veçantë, akuzat e armiqëve të kësaj statuje gjigande për: “shpenzime të tepërta”, “vështirësi financiare në vend”, “patriotizëm i tepëruar”, hije dyshimi për “korrupsion” nga zbatuesit e veprës, etj. Shumkënd e shqetësonte edhe fakti se këtë vepër do ta ngrinte shqiptari Ismail Pasha i Egjyptit. Njëlloj si për Rrugën Durrës-Prishtinë, veçse me një ndryshim esencial: Shqiptari i madh Sali Berisha po e ndërton viganisht këtë vepër gjigande, një nga 7 Mrekullitë Shqiptare të të gjitha kohërave, duke e cilësuar si aksiomë të ditës, duke qënë aksi shpirtëror i saj, duke mbetur si themelia e lartësia e saj. Sali Berisha, Fati nismëtar e përurues i kësaj rruge, po i ndërton kilometrat e saj fisnikërisht e triumfalisht, si vullnet kombëtar i Shqiptarisë, si vullnet politik i tij, Qeverisë së tij e të Djathtës në pushtet, me ndihmën e miqëve të Kombit Shqiptar… Sali Berisha, Fanari i kësaj rruge, po e ndërton madhërisht këtë vepër, pamvarësisht nga sulmet siljuruese të armiqëve të uritur e kundërshtarëve të pagjumë të saj, pamvarësisht nga terrorizmi politik e juridik i fatalistëve të saj, që sillen e mbështillen si huti prej dritës së kësaj vepre të shekullit shqiptar e do të mbeten si qyqe kukame me përfundimin e saj. 4. Edhe Taxh Mahall në Indi, një nga 7 Mrekullitë e Botës Moderne, përmendorja më e bukur që ka lartësuar dashuria e burrit për një grua, ka historinë e vet shqiptare. Perandori i Indisë, Shah Xhahani, i cilësuar “Mbret i Botës”, u dashurua në moshën 16 vjeçare, me shikim të parë, me Arjumand Banu Begam, (Mumtaz Mahall), dhe, pas pesë vitesh, më 1612, u martuan, duke pasë për 19 vjet martesë 14 fëmijë. Vdekja e saj, më 1631, gjatë lindjes së fëmijës së pesëmbëdhjetë, e pikëlloi Perandorin Indian, ndaj vendosi ta përjetësonte në një vepër gjigande. Nga s’erdhën mjeshtër të njohur për ta ngritur këtë memorial të rrallë, por Perandori mbetej i pakënaqur me planet e tyre. Vetëm Shqiptari Mehmet Isai, ( i njohur edhe me emrat Usta Isai, Ustad Khan Affendi, Isa Mahammed Effendi, Ustad Mohamed, Isa Khan, Isa Affendi…), me banim në Turqi, me origjinë nga Opari i Shqipërisë, nxënës i arkitektit më të madh të Perandorisë Otomane, arkitekt Sinanit nga Qesarati shqiptar, kur i paraqiti vizatimet e maketin (pamjen tredimensionale) të memorialit në Oborrit Perandorak, (në Kështjellën e Kuqe, në Agra), e frymëzoi Perandorin Indian aqsa dha urdhër të prerë për të filluar menjëherë punimet. Thuhet se edhe Usta Mehmet Isai e kishte pasë fatin tragjik njësoj si të Perandorit: e kishte humbur gruan e tij të shtrenjtë, ndaj në maket e vepër e amëshoi edhe dashurinë e vet. Pas 20 viteve punë, ku punuan mbi 20 mijë vetë, me kristal të sjellë nga Kina, tarkuiz nga Tibeti, lapis lazuli nga Afganistani, kristolitit nga Egjypti, koralet e guaskat e rralla dhe margaritarët nga Oqeani i Indisë, topaze, onikse, safirë, rubinë, diamante nga vende të tjera, memorali u përfundue, duke u cilësuar si një “poezi në mermer të bardhë”. Memoriali Taxh Mahall e la pa mend Perandorin Indian. Mbi këtë varr monumental, Shah Xhahani i skaliti vargjet: “Ndërtuesi s’ka se si të jetë prej kësaj bote/Pse, është e qartë, projekti i është dhënë nga vetë HYU/. Prandaj e dha urdhrin tragjik: Arkitekt Isait, këtij shqiptari të madh, (që ishte njëshi ndër 37 arkitektët e ndihmësit), ia preu kokën, mjeshtrave ndërtues ua shkuli krahët dhe kaligrafët i verboi, për të mos pasë mundësinë dhe aftësinë të ndërtonin një tjetër vepër të tillë si Taxh Mahall, pasi një mrekulli të tillë, (sipas mendësisë së tij), e kishte krijuar vetë Zoti i Madh dhe i Gjithëpushtetshëm në Qiell. Njëlloj si për Rrugën Durrës-Prishtinë, që po e ngrenë si mrekulli shqiptare dashuria e Sali Berishës për Kombin e vet, dashuria e brezit të ri të Lulzim Bashës për ardhmërinë e tokës shqiptare, dashuria e shqiptarëve për zhvillim e integrim. Veçse ka një ndryshim esencial: Në Shqipëri, të paudhët e Zotit ndaj kësaj vepre: opozita e majtë me jeniçerizmin e saj dhe sallakëria e prokurorisë me hanxhar në trekëndësh e me litarë skërkëmbsha bizantinë, duan të “presin koka” ende pa mbaruar kjo vepër e shekullit shqiptar. Kjo është psikologjia enveriane e Kënetës së Maliqit, që nëpër vepra me ngrënë koka njerëzish që i projektojnë e zbatojnë ato, me nxjerrë grupe armiqësore që “sabotojnë” ekonominë për t’i patur si presion ligator e prangor për pushtetin e tyre diktatorial. Më 6 tetor 2006 u nënshkrue kontrata e Qeverisë Shqiptare me firmën Bektel-Enka, çka i takon 27 muaj veprimtari ndërtuese, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme në hetimet e saj urithuese ka ndërtuar diagnozë epilepsike me 27 faqe material: me akuza bollverbiane e satane, me psikologji juridike enveriane, me rrjedhje e brerje profesionale, me prurje e fazime klanore ligature e nulore, me infiltrime e vorbullime antikombëtare. Ky material provokues i Prokurorisë së Përgjithshme mban kokën “Republika e Shqipërisë” dhe kërkon si kurban të veprës “kokën” e Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. Po në tjerrjet e saj na del sikur Republika e Shqipërisë është hipotekë e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi na shfaqet sikur gjuan me topuz kladiatorësh, sikur prêt me “pash” sulltanor, sikur është “dollibash” i këtij skenari enverian, sikur është “prokurë” politike e të majtës të etur për rimarrje pushteti 97-tësh… Prokuroria nuk duhet të na shpërfytyrohet si një përrua që ullukon gjithçka e prej gjithkujt, por mirëpresim të jenë vrellë ujëvarore për Drejtësinë dhe jo me vorbullime, turbullime e tërfëllime dizinformimi e përçmimi nga politika majtiste. Deri në këto ditë dhjetori 2008 punimet e gërmimit në tunelin 5.53 km, një nga më të mëdhenjtë e më të vështirët në kontinentin europian, kanë avancuar deri në 80 për qind, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka rreth dy vjet hetime në këtë rrugë e nuk i paska “mbyllur”(!) ende ato, ndërkohë që, duke iu referuar Ina Ramës, kur iku Sollaku, një vit më parë, në Prokurorinë e Përgjithshme me mbi 20 prokurorë e la vetëm këtë “dosje” fletë-hapur…(!). Befasuese për opinionin kombëtar e asfiksuese për Prokurinë është edhe fakti se këtë çështje e ka vetëzvarritë nga një shtyrje në tjetrën e, pikërisht, më 8 nëntor 2008, në ditën e themelimit të PKSH, kërkon edhe një shtyrje tjetër me afat tremujor (!). Kjo taktikë rozë e ka një strategji të zezë: Njëra anë e medaljes na parathotë qartë se politika e majtë e sallakëria e prokurorisë kërkojnë të hyjnë paralelisht e bedelisht në Elektoriadën 2009 me këtë çështje juridike tyrjelore e tymnore të rrugës. Gjthçka flet vetë: Prokuroria është kollovar i politikës së majtë. Ana tjetër e medaljes na mëson se kjo Prokurori, që i ndjek hetimet ndaj rrugës, nuk po mundet të ecin as me rimet e ndërtimit të saj. Qeveria shqiptare dhe Bekteli amerikan ecin në rrugë duke avancuar e Prokuroria e Përgjithshme duke penguar (!), Të parët sjellin progres shqiptar në zhvillime e integrime, ndërsa të dytët, mbjellin e korrin regres edvinist antikombtar me akuza dizinformuese, etj. Aktakuza penale, si mullar-kashte, e ka një kunorë mbuluese e treguese: është terrorizëm politiko-juridik e juridiko-politik ndaj Rrugës Durrës-Prishtinë, çka nuk ka ndonjë shembull të ngjashëm në botë, as në diktatura e as në demokraci, ku, prokuroria, sado e (pa)aftë të jetë, të ndjekë me ose të padrejtë me dosje hetimore një vepër të tillë, ditë pas dite, hap pas hapi e vit pas viti, nga fillimi deri tek përurimi i saj. Ky terrorizëm, në të gjitha variantet e me të gjithë megafonët, me të gjithë sirtarët e me të gjitha pazaret, ka fokusimin e fandaksjen e vet: t’i “ngrijnë” buzëqeshjen Bashës, t’ia ndalin hapin Berishës dhe ta kalandizojnë përurimin Veprës së Shqiptarëve. Të braktisësh “Peshoren e Drejtësisë” dhe t’i biesh daulles së politikës ndodh vetëm në Shqipëri, si në rastin e Rrugës Durrës-Prishtinë, ku “Peshorja e Drejtësisë (!)” në njëren anë vendos të majtën e në anën tjetër të djathtën dhe nuk merret me të Drejtën, me të Vërtetën. Prokuroria ka hyrë në “Kalin e Trojës” së politikës së majtë dhe vetë opozita e majtë i ka hypur kalit mbrapsht, ndërsa spinime e korrente të interesave antishqiptare e pompojnë dhe e tullumbacojnë, e kërpeshojnë dhe e kalërojnë nga pas. Ky “Kalë Troje” po kërkon t’i rrëmbejnë Qeverisë Berisha Ministrin e Jashtëm, me çdo kusht e me çdo grusht, me çdo pusht e me çdo puç. Në dritën e diellit duken njerëzit e errësirës që kalkulojnë e trumbetojnë. Faktet flasin vetë: Nuk është rastësi që sirtarët e karrigtarët, antikombëtarët e kundërshtarët, e çuan punën e gunën deri aty e atje saqë Ministrit të Jashtëm t’i hiqet imuniteti i deputetit në festën e Krishtlindjeve; të paraqitet në Prokurinë e Përgjithshme më 10 dhjetor 2007 - ditën kur Dosja për Pavarësinë e Kosovës u paraqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të thirret në Prokurinë e Përgjithshme më 27 nëntor 2008, në ditën e veprimtarive për Festën e Pavarësisë. Apo tjetra: I dërgohet fletë-thirrje për t’u paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme deri më 6 dhjetor 2008, (ditë e shtunë), ndërkohë që, sipas kalendarit diplomatik të publikuar paraprakisht e zyrtarisht, nga data 2-7 dhjetor 2008 ishte si kryediplomat i Republikës së Shqipërisë në selinë e NATO-s e të OSBE-së, në Helsinki të Finlandës e në Oslo të Norvegjisë për interesat e larta kombëtare të politikës së jashtme. Sipas kësaj llogjike e inskenimeve politike e juridike, i bie që të paraqitej në prokurori më datën 8 dhjetor, në ditëfestën e “Kurban Bajramit” (!) Diçka është e qartë: Po të mos ishte Ministër i Transporteve (MPPTT), Lulzim Basha, ky shqiptar atdhetar, njeri vizionar, djalë i ditur dhe i vendosur, ende edhe sot e kësaj dite nuk do të kishte filluar kjo rrugë kombëtare e ndërkombëtare, kjo rrugë e rinisë, jetës dhe krenarisë së tij, kjo rrugë e imja, kjo rrugë e të gjithë shqiptarëve. Po të ishte Lulëzim Basha Ministër i Mjedisit në Qeverinë Berisha nuk do të kishte kaq shumë ndotje politike helmuese e terrorizuese nga e majta dhe zhurmnajë e thashethemnajë juridike nga prokuroria. 5. Në vitin 2006 kjo rrugë renditej e 29-ta për nga volumi i investimeve e ndërtimeve, ndërsa tani mbetet e para për vitin 2008, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme, këtë rrugë nën hetim, e kishte “Çështjen Nr.1” në vitin 2007 dhe po e tillë po mbetet edhe në vitin 2008 (!), të cilën absurditetet e fallsitetet politiko-juridike po e përdorin si “çështje kamikaze” për terrorizëm ndaj Rrugës Durrës-Prishtinë, Qeverisë Berisha e të Djathtës Shqiptare, kundër Ministrit Lulzim Basha, kundër të gjithë atyre shqiptarëve të vërtetë të kësaj toke e të kësaj bote. Në rrethin e rrethimin shënjues siluriues, e majta ka vendosur aksionalisht të pjellë e tjerrë një trekëndësh politik, ku duan t’i kordinatojnë e kordinojnë, në mos nyje, të paktën vegëz, tri çështje kopile, me lidhje ushkure e si kërpesh për Elektoriadën 2009: “Rrugën Durrës- Prishtinë”, “Gërdecin” e “Fazlliçin”, ku politika nastradine e të majtës i bie daulles politike e sallakëria e prokurorisë hedh vallen juridike. Kukës së daulles, së fundmit, më së shumti, po iu bien për Rrugën Durrës-Prishtinë e thupres për dy të tjerat. Sulmet e indeksuara e të fazuara, me dizinformime e kërcënime, ndaj Rrugës Durrës-Prishtinë e Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, në kalendarin e politikës terroriste të së majtës nuk njohin as ditë dhe as natë, as festa e as pushime, aqsa keqformon rekord “Gines’ fakti që Partia Socialiste me zëdhensen e saj, Mimi Kodheli, del në konferenca shtypi e lëshon ashkla e shashka, vjellë e pështynë, për të krijuar tymnajë e mjegullnajë, siç veproi në Ditën e festës së Pavarësisë më 28 nëntor, në festën e Çlirimit më 29 nëntor dhe të ditën e Uikendit, më 30 nëntor 2008. E kapluar nga ethet patologjike ndaj rrugës, në këto ditë feste, del edhe Arta Dade, ysh-Ministre e Jashtme, sekretare e PS, për t’iu shtuar korit edvinist. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, që kreu i opozitës, sado piedestal apo gërdhallë, sado honorifik apo horr, të mos e shohin gjatë 3 vjetëve të paktën 3 sekonda një vepër të tillë madhështore, kur merr udhë e hedh shtat në tokën e tij amtare. Kjo tregon se Edi Rama ka urrejtje biologjike për këtë rrugë, pasi nuk ia ndërtuan paraardhësit e vet të idealit, të gjakut e të pragut, që nuk e pati shansin t’ia presin shiritin e fillimit të punimeve dhe do të ndihet i turpëruar politikisht dhe i shituem moralisht me përfundimin e sukseshëm të veprës në qershor të vitit 2009. Më absurd i absurdit bëhet Edi Rama: kreu i partisë opozitare më të madhe në vend, nip i një inxhinieri ndërtimi në tri periudha të fundme të historisë, një kryebashkiak që merret me shtrime rrugësh e rrugicash në kryeqytet, sepse nuk shkoi një herë të vetme tek kryevepra ndërtimore e shekullit shqiptar, njëra nga 7 Mrekullitë e Tokës Shqiptare në të gjitha kohërat, e, ku, në zbatimin e këtij projekti madhor punon gjigandi amerikan Bektel, që ka marrë pjesë në ndërtimin e Tunelit La Mansh, një nga 7 Mrekullitë e Botës Moderne, që e lidh Francën me Anglinë. Ky njeri, si Edi Rama, që sipas traditës shqiptare nuk i tha firmës ndertuese Bektel-Enka njëherë të vetme: “Mirë se erdhe”, që si politikan nuk iu tha njëherë “Puna e Mbarë” atyre ndërtuesëve shqiptarë e të huaj, vallë si gjen kohë, vend e mënyrë për t’i bombarduar me terrorizëm politik e juridik, për të vepruar me rrugaçëri kundër rrugës, për t’i akuzuar padrejtësisht e për t’i penguar padenjësisht veprën dhe njerëzit e saj. Kryeprokurorja befasuese e siljuruese ndaj kësaj rruge e ndërtimtarëve të saj, Ina Rama, ka një vit e pak ditë në këtë detyrë të lartë fisnike dhe asnjëherë të vetme nuk ka qënë as me makinën e saj zyrtare në trasenë e tunelin e saj, ndërkohë që në rastin e vdekjes aksidentale të Kosta Trebickës, një biznesmen dëshmitar në ngjarjen e Gërdecit, shkoi me helikopter brenda 24 orëve në vendngjarje, në Kullat e Gjerovicës në Korçë, në mesditën e 13 shtatorit 2008. Në rast se Ina Rama nuk ndjen krenari e detyrime kombëtare për këtë rrugë, duhet të ketë të qartë misionin e pasionin e detyrës e profesionit për ta parë me sy, prekur me këmbë e dorë, ndjerë me mendje e zemër këtë vepër madhore, apo e thënë ndryshe: këtë objekt hetimor të saj, ndërkohë që kolegët e saj nëpër botë kanë shkuar në vend-ngjarje apo vend-hetime edhe mes plumbave e kërcenimeve për jetën. E këtë duhet ta bëjnë, jo për ta fituar emrin Silvia Konti, por për të mos trumbetuar kot së koti si “Çështje Nr.1” një çështje të tillë që realisht mund të jetë me numër rendor edhe 1000. Nuk ndodh e mos ndodhtë në asnjë vend të këtij planeti tokësor, që Kryeprokurja e një shteti, për një çështje hetimore të gërmuar e artikuluar për rreth dy vjet, pa rrezik e rrisqe kombëtare e ndërkombëtare, pa konflikt kërcenues për jetën e njerëzve, të dalin me deklarata publike, aq më keq edhe politike, nga nëntori 2007 në nëntor 2008, biles edhe disa herë si në nëntorin e sivjetëm, biles edhe me deklarata të kundërta brenda dy ditësh, biles, më e përçuditshmja, edhe në ditë pushimi, si më 30 nëntor 2008. Ndodh çka s’ndodh, por si kjo me Rrugën Durrës-Prishtinë mos ndodhtë askund e asnjëherë: Prokuroria e Përgjithshme nuk i lenë vetëvetes kohë e nuk i lenë kohës rradhë, veçse lëshon rasate dizinformimi e receta kërcënimi me disa deklarata e hapa të përngutura për hetimet duke iu dhënë atyre një karrikim trefazorë: Si prokurorë të “Dosjes Nr.1”, si gjyqtarë Nr.2 të çështjes dhe si avokatë Nr.3 të vetëvetes (!), biles me valëzim rryme në dy fazorë: si prokurorë e si politikanë, ndërkohë që ky skup kur të marrin stop ka me dalë nul. Tiranë, më 13 dhjetor 2008
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 16:24:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015