Raundi I fundit I ndeshjeve në Grupe do të plotësojë kuadrin e - TopicsExpress



          

Raundi I fundit I ndeshjeve në Grupe do të plotësojë kuadrin e skuadrave të kualifikuara dhe atë atyre që do të luajnë në fazën play-off të Kupës së Botës. Holanda, Italia, Germania, Zvicra e Belgjika tashmë e kanë prerë biletën për në Brazil, por le t’I marrim një e nga një të gjitha grupet për të dhënë një pasqyrim sa më të qartë të situatës. Në grupin A në fakt gjithcka është vendosur me Belgjikën që tashmë e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Kroacia fazën Play-off, kështu që sfidat e mbetura të këtij grupi, Belgjikë – Uells, Skoci - Kroaci dhe Serbi – Maqedoni luhen vetëm për statistikë. Në Grupin B, Italisë që e ka siguruar pjesëmarrjen në Brazil 2014, I duhet patjetër fitorja në “San Paolo” të Napolit me Armeninë për të qenë kokë grupi në finalet e botërorit, ndërsa për vendin e dytë mbetet gjithcka e hapur pasi janë katër skuadra që pretendojnë fazën play-off, ndonëse ekziston në pëqindje të madhe mundësia që e dyta e këtij grupi të jetë më e dobëta dhe të mos luajë as në këtë fazë. Danimarka ka një sfidë më të lehtë me Maltën, ndërsa Bullgaria pret Republikën Ceke. Gjithcka e vendosur në Grupin C. Gjermania e ka siguruar kualifikimim në botëror, ndërsa Suedia do të luajë në play-off, ndaj Suedi – Gjermani, Ishujt Faroe – Austri dhe Irlandë Kazakistan vlejnë vetëm për statistikë. Holanda e shkëputur ndjeshëm nga ndjekëset e ka kryer prej kohësh misionin në Grupin D, ku Turqia dhe Rumania të dyja në kuotën e 16 pikëve, kërkojnë me ngulm vendin e dytë, ku në lojë të paktën matematikisht është edhe Hungaria, edhe pse ka grumbulluar vetëm 14 pikë. Në ndeshjet e fundit, Turqia pret Holandën, Rumania Estoninë, ndërsa Hungaria Andorrën. Në Grupin E, pas Zvicrës së kualfikuar pritet të mësohet skuadra e vendit të dytë. Islanda që ka grumbuar 16 pikë është ndjeshëm më e favorizuar se Sllovenia, edhe pse do të luajë në transfertë me Norvegjinë. Ballkanasit synojnë maksimumin e pikëve me Zvicrën, duke shpresuar që islandezët të mos fitojnë ndaj norvegjezëve. Rusisë, që drejtohet nga Fabio Kaplo, do t’i mjaftojë vetëm një pikë në fushën e Azerbajxhanit për të siguruar vendin e parë në Grupin F, ndërsa Portugalia luan me Luksemburgun me shpresën që rusët të dalin të humbur nga sfida e tyre. Nuk ka asnjë vlerë sfida Izrael – Irlandë e Veriut Grupit G, Bosnja Hercegovina dhe Greqia kanë të njëjtën kuotë pikësh, 22 por boshnjakët mbajnë kreun për shkak të golaverazhit më të mirë. Bosnja do të luajë në transfertë me Lituaninë ndërsa Greqia pret Lihtenshtejnin. Nuk shfaq asnjë interes ndeshja tjetër e këtij grupi Letoni - Sllovaki. Në Grupin H, Anglisë I duhet një tjetër sforco ndaj Polonisë për të siguruar kualifikimin, ndërsa Ukraina që ka një ndeshje të lehtë me San Marinon, do ta ketë mendjen të sfida e Uemblit, duke shpresuar që polakët të marrim të paktën një barazim. Mali i Zi – Moldavi luhet vetëm për të plotësuar kuadrin e ndeshjeve të këtij grupi. Edhe pse ekziston një mundësi matematikore, Franca, e cila pret Finldanën, po I bën llogaritë për fazën play-off, pasi vështirë të besohet se Spanja do të mposhtet në shëpinë e saj nga Gjerogjia. Vetëm një kombinim I cmendur në ndeshjet e Grupit I mund të bëjë rokadë në tabelën e renditjes.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 19:28:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015