Ribery: Flas me Mourinhon, më kërkon te Chelsea. Ylli i - TopicsExpress



          

Ribery: Flas me Mourinhon, më kërkon te Chelsea. Ylli i Bajernit të Mynihut, Franck ribery zbulon se trajneri i Celsit Jose Mourinho u përpoq për ta marrë atë në Stamford Bridge. Zërat e merkatos e lidhën shpesh futbollistin francez me blutë e Londrës në 2010 kur në drejtim të Celsit ishte Carlo Ancelotti, por Ribery rrëfen se dhe bosi i ri i bluve tentoi ta tundonte për të lëvizur drejt Anglisë. “Me Mourinhon flasim shpesh, ai madje dëshironte që unë të shkoja me të te Celsi”. Riberi tani është fokusuar krejtësisht për të udhëhequr Bajernin drejt fitores përballë skuadrës së Mourinhos në përballjen e së premtes për Superkupën e Europës. “Midis nesh ekziston një marrdhënie shumë e mirë dhe e respektojmë njëri tjetrin, Por unë dua ta mund”. Në prag të përballjes së Superkupës kontinentale që do të luhet në Pragë Mourinho vuri në dyshim aftësitë e trajnerit të Bajernit Pep Guardiola për të patur të njëjtin impakt në skuadër si paradhësi i tij Jup heynckes, por Ribery ndihet mjaft mirë me trajnerin katalanas. “Me Guardiolën kam gjithshka për tu ndier mirë, për vetë kontaktin që ai mban me lojtarët dhe ngrohtësinë që sjell në skuadër. Kam patur shumë bashkëbisedime me të, Unë duhet ta njoh atë mirë dhe anasjelltas. Nuk është se kam nevojë të ndihem i rëndësishëm, por dua që të kem një marrëdhënie të mirë me trajnerin. Një përshëndetje, një bisedë e shkurtër, një rënie pas shpatullave, këto gjëra më japin besim dhe vetëm kur kam ato unë mund të jap më të mirën time”. Ribery, një nga favoritët për të fituar Topin e Artë pas formës së jashtëzakonshme që shfaqi sezonin e kaluar, u bashkua me Bajernin duke u transferuar nga Marseja në vitin 2007. #G@@L
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 16:22:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015