Ribery mungon ndaj Dortmundit. Bayern Munich do të jetë pa - TopicsExpress



          

Ribery mungon ndaj Dortmundit. Bayern Munich do të jetë pa shërbimet e Franck Ribery për derin e fundjavës në Bundesliga, ndaj Borussia Dortmund. Mesfushori 30-vjeçar pësoi një lëndim të lehtë në brinjë në fitoren 3-0 të Francës ndaj Ukrainës të martën. Edhe pse Franca arriti ta përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë dhe të sigurojë vend në Botërorin 2014, kjo i kushtoi pasi Francezi tash do të mungojë në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për titullin e Bundesligës. “Kjo është një gjë e hidhur. Vërtet doja të luaj në një ndeshje të madhe kundër Dortmund. Megjithatë, jam bindur se skuadra do të jetë e suksesshme edhe pa mua këtë herë”, ka thënë Ribery për faqen zyrtare të Bayernit.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 13:31:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015