Rizoto me panxhar Një pjatë impresionuese në ngjyrë dhe në - TopicsExpress



          

Rizoto me panxhar Një pjatë impresionuese në ngjyrë dhe në shije…. Përbërësit 500 gr panxharë të kuq të qëruar dhe të larë mirë 3 lugë gjelle vaj ulliri 20 gr gjalpë 1 qepë e vogël e grirë hollë 1 thelpi hudhër e grirë hollë 250 oriz i përshtatshëm për rizoto (Arborio, carnaroli ose vialone nano) 150 ml verë e bardhë 700 ml lëng perimesh i nxehtë (në mungesë të tij përdorim ujë të nxehtë) 50-60 gr parmigiano ose pecorino të grirë 4 lugë gjellë kos i kulluar (më i trashë se kosi i zakonshëm) 2/3 lugë gjelle kopër i grirë Kripë Pergatitja: Presim panxharët në copa uniforme. I spërkasim me kripë, piper dhe gjysmën e vajit të ullirit. I pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 1 orë ose deri sa të zbuten plotësisht. Ndërkohë skuqim në një tenxhere qepën dhe hudhrën me vajin e ngelur, deri sa të zbutet qepa, por pa marrë ngjyrë. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë të skuqim duke përzierë dhe për 2-3 minuta të tjera. E shuajmë me verë të bardhe. Gatuajmë duke përzierë deri sa të reduktohet plotësisht vera. Vazhdojmë të njëjtën procedurë dhe me lëngun e perimeve, duke e shtuar atë në pjesë, jo të gjithë menjëherë. Nëse shohim që s’është bërë akoma orizi shtojmë dhe pak ujë të nxehtë dhe vazhdojmë të gatuajmë deri sa të jetë “al dente”. Nxjerrim panxharët nga furra dhe bëjmë pure gjysmat e tyre. Pjesën tjetër e presim në copa të vogla. Hedhim në tenxheren e orizit copat e panxharëve, purenë e panxharit, gjalpin, gjysmën e kosit, parmigianon, dhe gjysmën e koperit. Përziejmë mirë dhe sherbejmë të zbukuruar, me pjesën tjetër të koperit dhe kosit. Ju befte mire!
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 21:10:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015