Robben dhe Muller kërkojnë triumfin me Dortmundin Bundesliga - TopicsExpress



          

Robben dhe Muller kërkojnë triumfin me Dortmundin Bundesliga rikthehet pas pauzës së kombëtareve me ndeshjen më të shumëpritur të sezonit për futbollin Gjerman. Bajerni i Mynihut përballet me Borussian e Dortmundit, padyshim një ndër sfidat më të rëndësishme për kampionët e Europës. Thomas Myller: Është një ndeshje e Bundesligës kundër Dortmundit. Sic e kam thënë gjithmonë është e vecantë. Kryesuesit luajnë kundër vendit të dytë, Fituesit e Champions League luajnë kundër finalistëve,. Dy nga skuadrat më të mira të Europës përballen me njëra-tjetrën. Kjo është speciale për të gjithë ne lojtarët. Ka gjithmonë një atmosferë të ndezur në stadium dhe është gjithmonë interesante të jesh aty. Por është një ndeshje futbolli. Pas 90 apo 95 minutave do të dëgjohet vërshëllima finale , do të kemi një rezultat, dhe jeta vazhdon sërish. Bajerni shkon në Signal Iduna Park pa një ndër kandidatët kryesorë për Topin e Artë, Franck Ribery i cili është i dëmtuar. ndërsa kampionët e Europës nuk do të kenë për të njëjtën arsye dhe Bastian Schweinsteiger, Xherdan Shaqirin, Klaudio Pizarron dhe Holger Badstuber. Arjen Robben: Gjithsesi ne kemi një skuadër shumë të mirë, i gjithë grupi është shumë i mirë. Ne me siguri do të kemi një skuadër kompetitive në fushë të shtunën. Qëllimi ynë është ta fitojmë ndeshjen dhe pastaj mund të diskutojmë për gjithshka tjetër. Por problemet me dëmtimet nuk mungojnë as në kampin e Borusias së Dortmundit me Neven Subotiç që është jashtë skuadrës për gjithë sezonin ndërsa së fundmi me kombëtaren u dëmtuan dhe Marcel Schmelzer dhe Mats Hummels. Arjen Robben: Sigurisht që po diskutohet shumë për këtë tani. Flas për faktin që shumë lojtarë mungojnë. Por unë nuk mendoj se kjo është gjëja kryesore në një ndeshje si kjo. Mendoj se do të jetë pa dyshim një sfidë e madhe. Mendoj se nuk do të bëjë ndonjë diferencë të madhe nëse disa lojtarë të Dortmundit do të mungojnë në mbrojtje dhe Franc Ribery nuk do të jetë në kampin tonë. Në fund do të jenë 22 lojtarë shumë të mirë në fushë dhe mungesat nuk bëjnë një diferencë të madhe në një ndeshje si kjo”. Takimi mund të rezultojë vendimtar për fatet e Bundesligës ku Bajerni i Mynihut kryeson klasifikimin me 4 pikë avantazh ndaj Borusias së Dortmundit dhe Bajer Leverkusen që mbetet në vendin e tretë për shkak të golavarazhit më të mirë të verdhezinjve.
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 16:44:53 +0000

Trending Topics



v>

Recently Viewed Topics




© 2015