Robinho:"Unë kisha ulur edhe rrogën ..." Fjala për - TopicsExpress



          

Robinho:"Unë kisha ulur edhe rrogën ..." Fjala për protagonistin e tretë. Pas komunikatës për shtyp të klubit brazilian Santos, dhe fjalëve te Adriano Gallianit, është Robinho me një postim në faqen e tij zyrtare shpjegon dështimin për arritjen e marrëveshjes midis Milanit dhe klubit brazilian. "Unë hoqa dorë prej aq shumë përfitimeve ekonomike (duke lënë të drejtat e imazhit të klubit) dhe Milani gjithashtu ishte duke bërë një sakrificë të madhe. Për të ardhur keq për realitetin ekonomik, momentalisht. Marrëveshja nuk u realizua, kohëve të fundit Santos trajtoi pa sukses lojtarë si Ze Roberto dhe Nilmar. Por askush nuk duhet fajësuar në këtë situatë, të gjithë e bënë më të mirën prej tyre. Tani unë do të vazhdojë marrëdhënien time me Milanin, një klub që më dha aq shumë duke demonstruar, gjithashtu profesionalizmi dhe mbështetja për negocimin e kthimit në shtëpi. I falënderoj të gjithë tifozët e Santos për dashurin që kanë treguar për mua, dhe unë u them tifozëve rossoner të vazhdojnë të më mbështesinë për sezonin e ri" përfundoi Binho duke i shuar shpresat për ndonjë largim.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 13:05:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015