Robinho merr ftesë nga përfaqësuesja Sulmuesi i Milanit, - TopicsExpress



          

Robinho merr ftesë nga përfaqësuesja Sulmuesi i Milanit, Robinho, është përfshirë në ekipin e Brazilit për ndeshjet miqësore ndaj Hondurasit dhe Kilit, si zëvendësim për Diego Costan. Sulmuesi i Atletico Madridit ishte përfshirë në skuadër nga Luiz Felipe Scolari, mirëpo ai ka refuzuar të luajë për Selecaon dhe ka vendosur ta përfaqësojë Spanjën. Kjo ka bërë që 64-vjeçari ta ftojë Robinhon, i cili nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2011. Nga ana tjetër, në përfaqësuese është ftuar edhe mesfushori ofensiv i Chelseat, Willian. Në përzgjedhjet e Scolarit nuk ka vend për Lucas Mouran, i cili ka dështuar të zë vend në formacionin startues të Paris Saint-Germainit në javët e fundit. Ndërsa mungon edhe sulmuesi i Corinthians, Alexandre Pato. Skuadra e plotë e Brazilit: Portierë Julio Cesar (QPR) Victor (Atletico Mineiro) Mbrojtës Dani Alves (Barcelona) Maicon (Roma) Marcelo (Real Madrid) Marquinhos (Paris Saint-Germain) David Luiz (Chelsea) Dante (Bayern Munich) Maxwell (Paris Saint-Germain) Thiago Silva (Paris Saint-Germain) Mesfushorë Willian (Chelsea) Ramires (Chelsea) Hernanes (Lazio) Luiz Gustavo (Wolfsburg) Oscar Chelsea) Paulinho (Tottenham) Bernard (Shakhtar Donetsk) Lucas Leiva (Liverpool) Sulmues Fred (Fluminense) Hulk (Zenit St Petersburg) Jo (Atletico Mineiro) Neymar (Barcelona)
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 23:45:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015