Romë të të gjitha ngjyrave, bashkohuni! Historitë me - TopicsExpress



          

Romë të të gjitha ngjyrave, bashkohuni! Historitë me persekutimin dhe dhunimin kolektiv të bashkësive rome nuk janë të panjohura për qytetarët dhe shoqerinë shqiptare, përkundrazi. Në Marsin e dy viteve më parë, dyzet e pesë familje rome u rrahën me mjete të forta në orët e para të ditës nga mercenarë biznesmenësh që synonin ndërtimin e një kompleksi banesash në zonën e ish- Trenit, më pas, barakave të tyre iu vu zjarr duke rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve. Një vit më vonë, kryepolici i bashkiakëve të rinj të Tiranës zhvilloi aksion masiv ndaj po ketij komuniteti, duke u sekuestruar mjetet kryesore dhe të vetme të jetesës, mundësite e grumbullimit të kanoçeve dhe karrot për ti transportuar ato. Sot, dhjetra qytetarë romë u tubuan kundruall Bashkisë së Tiranës kundër zhvendosjes së tyre nga zona e njohur si “pallati me shigjeta” , vend në të cilin gjithashtu synohet ngritja e një mbi një pallatesh. Pra, historitë me dhunimin e romëve janë të shumta dhe me karakter periodik. Për këtë arsye, Avokati i Popullit është kthyer vazhdimisht në vendstrehim të përkohshëm të tyre, duke uleritur nevojen e këtij komuniteti për mbrojtje dhe mosdiskriminim. Po ashtu, shumë organizma ndërkombëtare të atashuar në Tiranë, Komitete të të Drejtave të Njeriut dhe gjer tek institucionet eurointegruese kanë reaguar me shqetësim ndaj fenomenit tashmë të natyrshëm të dhunimit të qytetarëve romë, duke e kthyer në kushtëzim thelbësor për marrjen e statusit kandidat çeshtjen e strehimit të mënjehershëm të “gabelve”. Ndërkaq, institucione kushtetuese të krijuara enkas për mbrojtjen nga diskriminimi, organizata joqeveritare, organe shtetërore dhe shumë e shumë ente të tjera sociale kanë zhvilluar fushata të shpeshta publicitare dhe kulturore në ndihmë te t’siperpermendurve, ku janë dhuruar sasi të konsiderueshme parash dhe buzeqeshjesh të ndryshme nga ato të përditshmet. Mëgjithatë, asgjë nuk i ka ndaluar progromet ndaj tyre, madje vetëm sa i kanë shpeshtuar ato. Ironike në kete rast është se shumat e sponsorizuara për ruajtjen e traditave etnokulturore të pakicave rome janë dhënë pikërisht nga shpronësuesit e tyre, biznesmenët - që me ndihmën e grave të pushtetit dhe prezencën e ambasadorëve apo të deleguarve europianë, falin lëmosha mëshire për lypësat që i hasin çdo ditë në trafikun e rënduar kryeqytetas. Në anën tjetër, bashkeshortët e nënëmirave kombëtare urdhërojnë sekuestrimin e çdo kanoçeje në çdo kazan mbeturinash në funksion të farefisnisë politike. Madje ironia e ironisë është se po të tillë ambasadorë artikulojmë publikisht e pa kurrfarë turpi se qeveria shqiptare duhet të lejojë romet të zhgërryhen gjirizeve e të mbledhin sipas traditës romskaeconomica hekurishtet. Gjuhë që jo vetëm shpreh standartin e dyfishtë ndaj kategorive të ndryshme shoqërore, por bart dhe nuanca të forta raciste, ngase për “biskotat” kërkon kushte socekonomike të nivelit mesatar të t’ardhurave ndërsa për “gaxhinjtë” kufizohen në situatën e gjermëtanishme të tyre: mundësine për të pasur baraka, për të rrëmuar nëpër të mbeturat e familjeve të pasura, për tu ngarkuar me pagure hekura e për të hapur dengun me rraqe të vjetra etj. Kërkesa drejtuar një shteti që nuk siguron dot as mjerimin për qytetarët e tij, madje mundohet t’ua heq dhe vetë mjerimin, pasi dhe ky siç treguan ngjarjet e fundit është tepër fitimprures, joestetik dhe pasqyrues i të vërtetave të dy dekadave te fundit. Një shteti që nuk është më i qytetarit por vegel në duart e spekulluesit kapitalist. I biznesmenit që jo vetëm prodhon minorenë lypësa, minorene me foshnja në gji udhëkryqeve kryeqytetase, tregtarë dylekësh bythe e pidhi, por dhe mijera e mijera krijesa të vendosura dhunshëm në krim e zhul – të cilat, siç ka treguar historia me punëtorët e mitur e të varfër gërdecas, mund ti vdesë kolektivisht, dhe të shkërdheje paq gjithë sistemin gjyqësor e politikoshoëeror me “pafajsine” e tij. Ndaj romët janë vetëm sot. Partizanët më të mëdhenj (lokalë e globalë) të të drejtave të njeriut s’u sigurojnë tjetër veçse protestën për varfëri. Të varfërit e tjerë, zizohen në diellin e papunësisë, të kafeneve dhe lekëve të mezigjetura të bregdetit, duke mos u dalluar më me romët e sheshit Skënderbej si në ngjyrë ashtu dhe në situatë ekonomike, por që kanë tradhtuar me kohë veten dhe rrojnë me nderin qesharak të lëkures cipëroze. Shteti s’u siguron dot as varfërinë, as mjerimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rradhët e buçkove policorë. Por çka mbetet përtej? Një aparat policor dhe dhoma gazi. Dhoma gazi? Oh po, tymin dhe vendgrumbullimin toksik të tonelatave mbeturina në Sharrë dhe falangat e policëve rrugorë bashkiakë rendruajtës që do ti ndëshkojnë sa herë ti zënë nëër qytet me karrot thasët dhe kelthinjtë që qesin mbijetesën e përditshme. Sot romët duhet të thyejnë dyert e Bashkisë. Protesta para saj nuk vlen, Zaptimi po. Ti gjuajnë me gurët e bulevardit çdo zyrtari polici dhe bashkiaku që vjen ti nxjerrë që atje. Duhet të rezistojnë, të bëhen gjithë bashkë: romët periferikë, romët qytetas, romët e qytezave dhe të gjithë qytetarët e këtij vëndi që janë dhe duhet të ndihen të tillë. Zapto Bashkinë e Tiranës! Republika është në rrezik.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 20:16:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015