Ronaldo mungon tre javë Cristiano Ronaldo pritet të - TopicsExpress



          

Ronaldo mungon tre javë Cristiano Ronaldo pritet të qëndrojë deri në tre javë jashtë fushe pas një lëndimi të pësuar në fitoren 5-0 të së shtunës ndaj Almerias. Ronaldo pësoi një dëmtim muskulor në pjesën e dytë të takimit dhe u largua nga ndeshja me kërkesë të tij. Dhe, derisa menaxheri Carlo Ancelotti hodhi poshtë seriozitetin e lëndimit pas ndeshjes, AS raporton se kapiteni i Portugalisë me siguri do të mungojë në ndeshjen e të mërkurës ndaj Galatasaray. Sipas burimeve brenda klubit, sulmuesit do t’i jepet një kohë shtesë për t’u rikuperuar plotësisht e që mund të shkojë deri në tre javë. Ronaldo pritet të rikthehet në fushë më 14 dhjetor në ndeshjen ndaj Osasunas, që do të thotë se ai do të mungojnë edhe ndaj Valladolit në ligë, ndaj CD Olimpic Xativa në Kupën e Mbretit dhe në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve ndaj FC Copenhagen.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 18:10:01 +0000

Trending Topics




© 2015