Rosell: Penalltia e Realit? Nuk mund ta besoj Në polemikat mes - TopicsExpress



          

Rosell: Penalltia e Realit? Nuk mund ta besoj Në polemikat mes Realit dhe Barcelonës, për 11-metërshin e fituar nga los blancos u përfshi dhe presidenti i katalanasve, Sandro Rosel. Numëri 1 i klubit blaugrana u shpreh i befasuar nga gjykimi i Muniz Fernandez duke theksuar madje se ende nuk po e beson atë që drejtuesi i sfidës bëri, duke akorduar një penallti të paqënë për më tepër me kohë të përfunduar. Rozel u tregua preciz në komentin e tij duke deklaruar vetëm, se ato gjëra që duken nuk kanë nevojë të komentohen.Me këtë deklaratë të tij presidenti Barcelonës thjesht kërkon të evidentojë gabimin e rëndë të kryesorit Fernandez, i cili në fakt në të kaluarën është akuzuar disa herë për vendimet e tij pro real. Gjithsesi këtë herë vendimi i tij ka ndezur një debat të vërtetë në Spanjë, pasi dhe vetë tifozët e Realit e pranojnë se penalltia e dhënë në faovr të Pepes ishte e paqënë.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 18:19:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015