Rritet optimizimi tek industria dhe sherbimet. Banka e - TopicsExpress



          

Rritet optimizimi tek industria dhe sherbimet. Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin më të fundit mbi indeksin e besimit të biznesit dhe konsumatorëve në tremujorin e tretë të këtij vitit. Sipas raportit, treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi nivelin 87.9 në tremujorin e tretë të vitit 2013, në rritje me rreth 10.3 pikë përqindjeje. Niveli aktual qëndron rreth 12.1 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Përmirësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike, në këtë periudhë, u ndikua kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimit në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rritja e besimit në sektorin e industrisë. Nga ana tjetër, përkeqësimi i shënuar në treguesin e besimit të ndërtimit dhe të konsumatorit kontribuoi negativisht në treguesin e përgjithshëm për ekonominë. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë u përmirësua me rreth 1.5 pikë përqindje, në tremujorin e tretë të vitit 2013. Rritja e treguesit të besimit në këtë sektor u përcaktua nga përmirësimi i shënuar në balancën e prodhimit industrial me rreth 7.8 pikë përqindjeje. Rreth 11.4% e bizneseve në sektorin e industrisë kanë kryer investime të reja në gjashtë muajt e fundit. Investimet e reja u përqendruan kryesisht në blerjen e pajisjeve teknologjike. Për gjashtëmujorin e ardhshëm, 14.7% e bizneseve vlerëson të kryejë investime të reja, në struktura dhe pajisje teknologjike. Sektori i ndërtimit Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rënie me rreth 4.4 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të vitit 2013. Përkeqësimi i treguesit të besimit në ndërtim u përcaktua nga zhvillimet negative në tre balancat përbërëse të tij: vlerësimi për kërkesën, për situatën e prodhimit dhe për situatën e punësimit në këtë sektor. Niveli aktual i TBN-së qëndron rreth 25.2 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë dhe rreth 17.3 pikë përqindje nën mesataren e pesë viteve të fundit. Situata e përgjithshme ekonomike në vend dhe gjendja e përgjithshme e biznesit u vlerësuan negativisht gjatë tremujorit të tretë. Në linjë me zhvillimet e mësipërme, bizneset në sektorin e ndërtimit raportojnë për rritje të stokut të ndërtimeve dhe për pasojë përkeqësim të gjendjes financiare. Çmimet e prodhimit në ndërtim janë vlerësuar në rënie në tremujorin aktual dhe e njëjta tendencë pritet të vijojë dhe në tremujorin e ardhshëm. Ndërkohë, kërkesa në sektorin e ndërtimit pritet të rritet gjatë fundvitit 2013. Aulona Kulla Fakulteti Ekonomi Turizëm
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 14:14:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015