Rruga që ndoqi Umeri për drejtimin e shtetit Eci Umeri - TopicsExpress



          

Rruga që ndoqi Umeri për drejtimin e shtetit Eci Umeri (radiallahu anhu) sipas mënyrës së paraardhësit të tij Ebu Bekrit. Kur vdiq Ebu Bekri (radiallahu anhu) u ngjit Umeri (radiallahu anhu) në mimber ku pasi falenderoi dhe lavdëroi Allahun (xheleshan uhu) tha: “O ju njerëz unë do bëj një lutje prandaj thoni Amin: O Zot unë jam i ashpër prandaj më bëj që të jem i butë me ata që të binden ty, duke iu përmbajtur të vërtetës, duke kërkuar fytyrën Tënde, duke kërkuar botën tjetër. O Zot më bëj të ashpër e të egër kundër armiqve të Tu, kundër munafikëve dhe njerëzve të prishur pa ju bërë padrejtësi atyre nga ana ime. O Zot, unë jam koprac prandaj më bëj mua bujar (dorëdhënës) pa e tejkaluar në shpenzime, pa rija dhe mburrje. O Zot më bëj që të kërkoj me këto vepra fytyrën Tënde dhe botën tjetër. O Zot më mundëso të jem modest dhe i përulur dhe të jem i butë me muslimanët”. Pra shihet qartë në këtë hutbe rruga që do ndiqte Umeri, hutbe e cila ishte e ngjashme me atë të Ebu Bekrit (radiallahu anhu). U shfaq gjatë halifatit të tij një politikë e mirë, një sistem i rregullt, një mirë organizim i administratës dhe financës. Planifikoi çlirimin e tokave të reja, ndoqi plitikën e zonave të hapura (të lira), mundohej të plotësonte sa më shumë interesat e popullit dhe mbante drejtësi mes tyre. Nuk ia lejonte vetes të merrte nga Bejtul Mali (buxheti i shtetit) sa për një rrobë në dimër, një rrobë në verë, një deve për luftim dhe ushqim ditor mesatar aq sa merrte çdo muhaxhir tjetër. Hutbet e tij, letrat dhe mesazhet që ua dërgonte komandantëve të ushtrive dhe njerëzve të caktuar në krye të vendeve, na tregojnë qartë për ndenjen e thellë të përgjithësive e shoqëruar kjo me mbështetje dhe besim të fortë në Allahun (xheleshan uhu).
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 09:42:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015