Rrëfim i tmerrshëm i një azilkërkuesi kosovar në Zvicër: Në - TopicsExpress



          

Rrëfim i tmerrshëm i një azilkërkuesi kosovar në Zvicër: Në Hungari fjetëm në kotare t’thive...__Kosova ma dha fukarallëkun, Hungaria ma dha “zhugën” e ishalla Zvicra mi hjekë te dyja se vaj halli për neve..” ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” i riu nga Vitia, azilkërkues i cili vec sa ka arritur nga Kosova në Zvicër me autobus, përmes Hungarisë i cili kishte bërë plotë një javë, ku vetëm në këmbë kishte ecur mbi 50 kilometra dhe kishte mbajtur shpirtin me 2 rriska bukë me “sallamë” thiu, ku pagoi 3.000 euro për të ardhur në Gjenevë._I riu nga Vitia Naim S. është i vetmi djalë nga 8 fëmijët në familje. Në Gjenevë ka arritur si ka rritur vetëm i gajllë, dje me veturë, ku autobsi nga Kosova përmes Suboticës i kishte sjellur deri në Hungari. Ai, para se të arrinte në Zvicër si refugjatë, pas vdekjes së babait para tri vitesh , jetonte me të ëmën dhe shtatë motrat e tij. Rrëfimi i tij duket sikur në përalla, por jo edhe ngjarja, përjetimet e të cilit, siq shprehet ai « do të kishta dëshiruar që të ishte ëndërr apo përrallë, por jo..Rrugëtimi im për shtaë ditë e dhjetë netë ishte i tëri tmerri që kam përjetuar nga Vitia deri në Gjenevë në këmbë që kam ecur mbi 50 kilometra në dy pikat kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë dhe Austrisë. E thash shatë ditë e dhjetë net sepse dy-tri ditë se kam parë diellin dhe ato ditë për mua ishin net, ishin terr, burg i zi nër kampet hungareze… » shpjegon Naim S. për agjencinë e lajmeve « Presheva jonë » të cilin e takuam rastësisht në rrugë, te stacioni në Gjenevë që nuk ishte vështirë të njihej se vjen dikah nga Siria, nga Kosova apo Afganistani… i lodhur, i parruar, i paqethur..tamam refugjatë i bvuasjtur, sikur i viteve të 90 ta kur Mileshevci i kishte dëbuar nga atdheu i dashur Kosova që sot është bërë shtet.Naim S. ende nuk i beson syve të tij që gjendet në Gjenevë pas gjithë atij tmerri Ai ka mbushur 20 vjet. « Nana dhe motrat deshën që unër ta vazhdojë shkollimin studimet edhe pse isha nxënes shembullur, por në shtëpi asnjë i papunë mu desht ta zgjedhe rrugën e refugjati ishte ky vendim më pak i keqë, nga gjitha të këqijat tjera që më rrethonin…Nëna deshi të më martonte, por me cka të merrja nusen, kur s’kam para as për sillë të Bajramit e leje më nuse ?!..Nënën e kam lënë të sëmurë. Tash jamë këtu në Zvicër kam ramazan edhe sikur t mos kisha , ashtu kështu nuk kam para për të ngrënë, kështu bile mos po e ftoj ndonjë sevap…» rrëfen Naimi dhe ju mbushën sytë me lot i cili fshiu shpejtë nga faqet nga frika,siq u shpreh ai, se po e prishte ramazanin me lotët të cilit i rrjedhnin lumë drejt buzëve të plasaritura nga mundi i rrugës dhe agjërimi… Kosova ma dha fukarallëkun, Hungaria ma dha “zhugën”, e ishalla Zvicra mi hjekë te dyja se vaj halli për neve… E pyesim se cfarë kishte në fytyrë e duar pika të kuqe ?, ai shpjegon se «nuk di as vetë cka janë.. a jam infektuar a është zhugë nuk di cka të them. Ato i kam jo vetme nër fytyrë e e duarve por edhe këmbëve..Pucrrat nisën të më dalin në Serbi duke kaluar kjufrin dhe aot uj rritën edhe më Hungari ku përjatuem të znjtë e ullirit,, në paraburgi, në kampe bile dy-ne tkemk fjetur në kotare të thive.. Zoti mos ja sjelltë askujt. Për ekto pucrra s’kam guxar ta pyes nënën në telefon se po bëhet merak, po as te mjeku nuk po guxojë të shkojë se kam frikë mos polcia po na kthen mbrapa.. » Naim S. tregon se nga Vitia-Suboticë kishte paguar autobusin 15 euro dhe nga Subotica nëpër Vojvodinë deri në kufi me Hungarinë edhe 15 euro..dhe 1’500 euro tjera nga Budapesti deri në Gjenevë me veturë…Pasi kaluam kufirin ishim 4, në fakt ishim 28 veta, por u shpërndamë qëllimisht për tomos rënë në sy rojeve kufitare si turmë e madhe. Rrugës nga Serbia duke kaluar kufirin u ndeshëm me policinë hungareze, pa një pa dy na arrestuan dke na kekruar t’i mbanim durat lart. Na lidhën duart dhe na derguan në një kamp ku ayt ihsin edhe qindra tjere të zi, të bardhë, të vegjël, të mëdhenjë, krimnelë, azilant, hajdut, manjak, drogaxhi etj…na futun gjithë aty, na përzien …Brenda tri ditve sa qëdnruam aty na mundësuan vetëm njehrë të pastrohemi. Dhe pasi na zdeshën, na i muarën gjitha rrobat dhe pak pak orësh na i ktyet teshat dhe u veshën serisht. Pas 48 orëve na Na derguan në paraburgim aty plotë edhe 34 orë. Në paraburgim jemi pastru njëhrë dhe dy rriska bukë na e kan e dhënë edhe ate “sallamë” mish derri. Nga aty ikëm në një fshat, sepse aty nuk rrihej, ku na strehoi një qift i moshuar të cilin paguajtëm 20 euro për shoq për dy net. Ai na strehoi në kotare të thive, sepse ai na shpjegoi se në shtëpi nuk guxonte për shkak kolntrollave dhe lëvizjeve të shpeshta të policisë dhe kishin drikë dhe paralejmërime qe t’mos strehonin emigrant, ndryshe do të ndëshkoheshin me gjkoba të mëdha.. » Nga aty ia arritëm të ikim me një kushri t’imin dhe me tren shkuam deri në Bupest, phon në vazhdim Naimi. « Pas u sollëm disa orë aty hasëm me një “specialistë” i këtyre punëve (kontrbandist i emigrantëve, ishte edhe ai shqiptar nga Kosova i cili kur u prezentua ja futi një emër pa lidhje dhe vendbanim të gabuar) dhe nga kryeqyteti hungarez Budapesti na dergoi në Zvicër, madje aty ku deshëm në Gjenevë. Me te në vetur ishim katër persona, unë dhe një qift me një fëmijë dhe për shoq pagujatëm nga 1’500 euro… » shpjgeon Naim S...« Në Gjenevë, siq po shifin i jemi të rraskapitur , të lodhur, besa të merzitur e munduar të pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm me frikë e stres herë ne këmbë herë me trenë e vetura. Këtu jemi strehuar tek të afërmit tanë dhe aty flejmë nja 10-12 veta në një dhomë. Aty s rrinë numri i cakt, gjithnjë dikush shkon edikush vjen…Mbetemi me shpresë se do të gjejmë punë dhe ti ndihmojmë familjeve tona sespe ata i kanë sytë e vesh kah ne. Nganjëherë po më shkon mendja se as ketu s’ka gjë, sepse kur vendi i jot nuk të gjen punë, nuk të ndihomon, nuk kujdeset për ty cka n.hamam vlla Zvicrës ja ndien për neve. Dhe skan faj edhe nëse na përzërnë e na thonë hupni banu, kur shteti juaj s ju del zot cfarë kërkoni tek ne ?!…Por, megjithatë po them, ishalla ketu janë më humansit ekan isaf me nevee janë solidar si vend demokartik e Gjeneva si qendër ndekrombëtare kanë mëshirë ndaj nesh dhe ndoshta e kanë kuptuar realitetin në Kosovë, se vaj halli për neve. Edhe me desht me na kthye s kemi si të kthehmi se s’kemi asnjë finig në xhep as për të ngrënë e leje më për t’u kthyer.. Me pas ditë se unë flejnë kotare t’thive e ha “sallama” të derrit, kurrën e kurrës nuk isha nisur…» përfundon rrëfimine tij trishtues i riu nga Vitia Naim S. i cili pas një jave rrugëtim arriti në Zvicër, për cka kishte harxhuar rreth tre mijë eurosh. ....
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 23:04:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015